(VIDEO) Filmi dokumentar “Avni Rustemi”

0
1240

 

FILMI DOKUMENTAR I KINOSTUDIOS “SHQIPERIA E RE”
Avni Rustemi
Përshkrimi: Foto e Avniut ne Paris. Pamje e harkut te triumfit, kulles Eifel. Foto te mbledhjes se Kongresit te Berlinit. Harta e Shqiperise. Atentati tij kunder Esat Pashe Toptanit. Gazeta “Humanite” qe shkruan per atentatin. Deklarata e Venizellos. Foto te Avniut dhe sinkrona e tij ne gjyq. Pamje te Libohoves fshatit te tij te lindjes. Pamje e shtepise se tij. Banka e shkolles ku ka mesuar Avniu. Pamje e maleve me re. Sinkrona te Çajupit dhe Asdrenit per te. Pamje te shtepive gjirokastrite. Foto te kryetareve te kryengritjeve te 1909. Pamje e qytetit te Elbasanit dhe e Normales. Dokumente nga kryengritjet e 1920. Avniu niset per te vrare ne Shkoder Pashain Turk. Foto e Avniut me Halim Xhelon. Ngritja e flamurit ne Vlore. Largimi i tij per ne San Dimitru Korone ne Kalabri. Foto te tij me shoke. Memorandumi i 4 Majit 1919. Konferenca e Parisit ku merr pjese Esat Pasha. Kryengritjet e Kosoves. 286,80m .

Pasaporta e Avniut ku duken udhetimet e tij te fundit. Nisja per ne Paris ku vret Esat Pashen. Gazetat qe shkruajne per kete. Aspekte nga gjyqi i tij. Protesta per denimin e Avniut nga gjithe bota. Avniu del i pafajshem. Kthehet ne Shqiperi. Ne Vlore me iniciativen e tij mblidhet Kongresi themelues “Atdheu” ku ai zgjidhet kryetar nderi. Formimi ne Gjirokaster i “Lidhjes se mesuesve”. Me ardhjen ne fuqi te Zogut mbyllen federata “Atdheu” e Bajram Curri denohet me vdekje. Avniu deklaron ne gazetat ndryshimin e qeverise dhe faljen e Bajram Currit. Formimi i shoqerise Bashkimi. Letra e drejtuar Selim Hoxhes, sinkron. 265.50m .

Lufta e Avniut per permbysjen e feudalizmit. Ne dhjetor 1923 Avniu zgjidhet deputet i Kosoves. Fjalimi i tij ne parlament sinkron. Artikujt e tij te shumte. Artikulli i tij i fundit i dates 11 Prill 1924. 201.70m .

Operator: Niko Theodhosi

Bashkëpunëtorë: Elpiniqi Coja, Skender Nuzi, Faruk Basha, Lefter Dilo

Shenime: Filmi i dedikohet jetes dhe vepres se Avni Rustemit dhe bazohet ne shume ne dokumente te shkruar dhe fotografi.
Regjia: Ilo Pando
Skenari: Kolec Traboini
Muzika: Mira Meçule
Producent: Kinostudio “Shqiperia e Re”
Viti: 1981

Kohëzgjatja: 25 min.
(Info. simbas AQSHF)

______________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here