FILMI SHQIPTAR I KINOSTUDIOS “SHQIPERIA E RE”
Fije qe priten
Eshte film i metrazhit të gjatë i prodhuar në vitin 1976
nga Kinostudio “Shqiperia e Re”.
Regjia: Muharrem Fejzo,
Skenari: Neshat Tozaj,
Producent: Kinostudio “Shqipëria e Re”
Muzika: Shpëtim Kushta.
Përmbajtja e filmit
Një agjent i huaj Sami Ameni, zbret në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë nis kërkimet për të aktivizuar një agjent tjetër, Markon me të cilin ka bashkëpunuar pranë gjermanëve gjatë luftës. Plani i tyre është hedhja në erë e një uzinë të madhe. Për këtë u duhet të marrin të dhëna nga Besa, e cila ka humbur disa dokumenta dhe ndjehet e kërcënuar. Por plani i tyre dështon.
INTERPRETOJNE
Kadri Roshi…. Marko Rovina
Roza Anagnosti…. Besa Kushta
Astrit Çerma …. Kujtimi, punonjes sigurimi
Reshat Arbana … Sami Ameni, zoti Sem
Serafin Fanko … zoti Klark
Zhani Ziçishti …. Genci
Sander Prosi…. profesor Halimi
Petrit Llanaj …. Petriti, punonjes sigurimi
Luan Qerimi …. shefi i Sigurimit
Demir Hyskja …. Skenderi, burri i Beses
Ilia Shyti…. fshatari
Aishe Stari…. Dhimitra
Binak Hatibi…dashnori i Dhimitres
Pandi Siku… Guximi, specialist kiminalistik
Xhemil Tagani….shoku pune i Markos
Vasillaq Vangjeli….shoferi i taksise
Leonidha Heba… shefi i sherbimit te huaj
Edmond Budina….deshmitar
Zana Zekthi…e fejuara e Kujtimit
Per nje informacion me te zgjeruar shikoni skeden zyrtare te filmit si me poshte:
________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013