Filmi “Intendenti” është prodhuar nga
Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1980 me metrazh të shkurtër.
Regjia: Xhezair Dafa,
Skenari: Sabri Godo, Producent: Shqipëria e Re ,
Muzika: Kozma Lara.
Në zemër të dimrit një intendent partizan niset për të çuar ushqime në spitalin partizan. Rrugës ndeshet me motin e keq dhe këshilli i fshatit ishin larguar të tërë në male, dhe detyrohet të lërë ushqimet në dyqanin e Salos. Kur kthehet përsëri në dyqan, Salo i rrëfen se ushqimet ishin grabitur nga ballistët. Intendenti kërkon ndihmën e këshillit antifashist për të gjetur ushqimet e partizanëve dhe kështu zbulon bashkëpunëtorët e armiqve.
INTERPRETOJNE
Fitim Makashi……Tome, intendenti
Adem Gjyzeli……Sala Bashai
Reshat Arbana……kryetari i keshillit te fshatit
Piro Malaveci……Gjoleka
Lutfi Hoxha……File
Ilia Shyti……xhaj Zeneli
Petraq Xhillari……Nane, kuzhinjeri partizan
Pëllumb Dërvishi……komisari
Qemal Mehmeti……Veizi
Ali Bega……
Bilbil Kasmi……
Zija Grapshi……
Besnik Tufa……
Met Shehu……
Prokop Mima……
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013