(VIDEO) Filmi “Kostandini”!

0
1273

 

“KOSTANDINI”
Film i metrazhit te shkurter, bazuar ne romanin e I. Kadarese “Kush e solli Doruntinen”!
Kinostudio “Shqiperia e re” – 1991
Skenari dhe regjia: Llazi Serbo
Operator: Pellumb Panariti
Piktor: Shyqyri Sako
Formulimi muzikor: Osman Mula
Drejtor filmi: Resul Carcani
Operator zeri: Ilir Gjata
Regjisore montazhi: Mimoza Nano
Grimiore: Rakip Lamaj
As/regjisore: Alfred Trebicka
As/operatore: Vangjush Leka
As/operatore zeri: Leka Gjermani
Administratore: A. Vehbiu
Formulimi i zhurmave: Nina Andoni
etj.

INTERPRETOJNE:
Sokol Saraci
Petrika Gjezi
Hjarie Rondo
Sotiraq Cili
Redina Tili

Sipas legjendës, Konstandini e bind nënën që ta martojë motrën e tij Doruntinën me një njeri prej një vendi të largët, i cili po i kërkonte dorën. Konstandini i jep besën nënës se nëse atë e merrte malli për të bijën atëherë ai vetë do të shkonte e do t’ia sillte. Nëna pranon dhe e marton Doruntinën me burrin nga vendi i largët. Por ndërkohë vdesin të gjithë vëllezërit, përfshirë dhe Konstantinin dhe nëna mbetet e vetme. Atë e merr malli për Doruntinën dhe mërzitet shumë. Shkon te varri i Konstantinit dhe e mallkon të birin që kishte shkelur besën. Në mesnatë Konstantini ngritet nga varri, shkon e merr motrën dhe ia sjell nënës te dera. Për vete kthehet në varr ndërsa Doruntina troket në derë pa e ditur se i vëllai kishte vdekur. Kur hapet dera, nëna e pyet atë se kush e solli, e ajo i thotë Konstantini. Nëna i tregon se Konstantini bashkë me vëllezërit e tjerë kishin vdekur shumë kohë më parë.

__________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply