(VIDEO) FILMI “MIMOZA LLASTICA!

0
2255

 

Filmi shqiptar per femije : “Mimoza llastica”

Filmi “Mimozë llastica” prodhim i vitit 1973 i kinostudios Shqipëria e Re me mretrazh të shkurtër.

Regjisor: Xhanfize Keko,
Skenari: Nasho Jorgaqi,
Producent: Shqipëria e Re,
Muzika: Robert Radoja & Aleksandër Lalo.

Interpretojnë:
Zhaklina Dhimojani……Mimoza
Violeta Manushi……gjyshja e Mimozës
Teuta Doçi……
Ema Shteto……
Anila Kardhashi……Marsela
Teuta Profi……
Elona Dilo……
Olizana Pasko……
Silvana Banja……
Rudina Pema……
në episode
Pavlina Mani
Ilia Shyti
Ahmet Pasha
Ilira Grezda

Në qendër të filmit është Mimoza një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet gjithmone ne dispozicion. Mimoza i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saj dhe ndryshoi shume.

Per nje informacion me te zgjeruar shikoni skeden si me poshte:

____________________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here