(VIDEO) Filmi “Telefoni i një mëngjesi”

0
562

 

Filmi “Telefoni i një mëngjesi” prodhim i vitit 1987.

Regjia: Ibrahim Muço, Kristaq Mitro,
Skenari: Nasi Lera,
Producent: Shqipëria e Re ,
Muzika: Thoma Simaku.

INTERPRETOJNE
Ndriçim Xhepa…….. Neritani
Bujar Lako…….. Nestori, drejtori i fermës
Bujar Asqeriu…….. Astriti
Vasjan Lami…….. Mevlani
Agim Shuke…….. Dhimitri, kunati i Neritanit
Mirush Kabashi…….. Kujtimi
Nertila Koka…….. Lira
Vangjel Heba…….. Xhorxhi
Marjeta Ljarja…….. Marjana
Violeta Manushi…….. banakjerja
Tinka Kurti…….. nëna e Neritanit
Luan Qerimi……..
Fitnete Tiço…….. motra e Neritanit
Ndrek Shkjezi……..

Një ditë Neritani, një gazetar i ri, kupton se fshihet një abuzim i madh pas fakteve të një artikulli të tij ende të papublikuar të cilin Dhimitri, kunati i tij dhe Marjana gruaja e drejtorit të kritikuar po përpiqen ta zhdukin.

Neritani, një gazetar i njohur, vendos të shkruajë një reportazh për një nga fermat më të njohura të kryeqytetit. Duke investiguar në fermë dhe duke biseduar me përgjegjësin e sektorit, ai konstaton një problem të madh fiktiv, në lidhje me prodhimin e grurit. Si gazetar, ai vendos që ta nxjerrë në dritë këtë problem, duke shrkuar një artikull kritik. Ky artikull, do të kritikonte drejtpërdrejt drejtorin e fermës, Nestorin. Astriti, një gazetar, koleg i Neritanit dhe shok i ngushtë i Nestorit, përpiqet me të gjitha mënyrat të ndalojë botimin e artikullit, për shkak të pasojave të rënda që do të sillte për drejtorin. Ai e akuzoi drejtpërdrejt Neritanin, për kercënime ndaj punonjësve të fermës. Neritani me kolegun e tij Mevlanin, mendojnë se është e drejtë të vazhdojnë investigimet për të zbardhur të vërtetën. Ata shkojnë përsëri në fermë, ku përballen me drejtorin, Nestorin edhe përgjegjësin e sektorit, i cili u përpoq të mohonte në prani të drejtorit të mohonte ato që i kishte thënë më parë. Drejtori i akuzon gazetarët për shantazh dhe kërcënim ndaj tij dhe punonjësve të fermës. Kunati i Neritanit, Dhimitri, është i shqetësuar për reputacionin e tij pas botimit të artikullit. Ai debaton me Neritanin dhe përpiqet ta bindë, për të mos e botuar artikullin. Marjana, që sot është gruaja e drejtorit,ka qënë më parë e dashuria e Neritanit gjatë viteve të universitetit. Ajo vjen një ditë në redaksinë e gazetës dhe i lutet Neritanit që të mos e botojë artikullin pa i thënë arsyen pse. Mevlani, si shok i Neritanit, i tregon që Marjana është gruaja e drejtorit të fermës. Astriti shkon deri në atë pikë, sa e kërcënon Neritanin duke i thënë se mund të përfundojë mësues fshati. Neritani e kupton rëndësinë e këtij artikulli dhe nxitet më shumë për ta botuar atë. Artikulli, pavarësisht përpjekjeve për ta ndaluar, botohet dhe drejtori dënohen për raportin e shifrave fiktive që ka paraqitur në qeveri.

_____________________
Kinematografia Shqiptare nje faqe publike e hapur qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply