(VIDEO) Luiza Gega, shqiponja që fluturoi në Mynih | Shqipëria kampione e Europës!

0
112

Atletike: 3000m / pengesa
VIDEO SI ME POSHTE

 

Eshte 20 gusht.
Ne stadiumin e Mynihut ne Gjermani zhvillohen garat e dites se fundit ne Atletike per Kampionatin Europian te edicionit te 25-te.

Ne garen e 3000 metrave me pengesa per femra atletja shqiptare Luiza Gega dominon finalen me pjesemarrjen e 15 vajzave.
Britanikja Bird (Berd) eshte pretendentja por edhe gjermania Lea Meyer qe luan ne shtepine e saj. Nuk qendron me pas edhe shqiptarja jone.
Komentatorja angleze para gares ne start do te shprehet keshtu: Nuk do te jem e surprizuar, sikur fitorja te arrihet nga shqiptarja Luiza Gega.

Dhe Gega e Shqiperise straton ne krye me nje hap te sigurte. Pas saj do te jene pothuajse gjate gjithe gares Bird, Meyer dhe britanikja tjeter Pratt. Bird eshte me afer ne dy gjiro rrotullimi drejt finales, por nuk ia del dot. Tenton gjermania Meyer po as kjo nuk ka hapin e kampiones sone qe ndonese ka nje trup te vogel duket sikur ka shtate mushkeri.
Luiza tani e shkeputur rend e vetme drejt finishit.
Pas saj do mberrijne Meyer dhe Bird.

     
     

Eshte rrezultat historik per sportin shqiptar, i madh, por jo i vetmi nese do te kujtojme edhe fitoret e qitesve tane ne arenen nderkombetare te E. Karabollit, E. Dingut e ndonje tjeter……

       

Per Atletiken shqiptare natyrisht qe fitorja e Luizes eshte unike.
Nuk eshte surprize, jo aspak, sic mund te jete komentuar ose thene ne mediat Shqiptare. Ato qe e njohin kete sportiste e dine qe Luiza ka kohe qe punon fort dhe pergaditet per arritjen e rezultateve te tilla edhe pse pa perkrahje nga shteti , politika dhe pushtetaret qe befas u kujtuan per kete zonje , tamam pas kesaj fitore historike…….

Nuk eshte surprise dhe as kulmi sic shkruan kryeministri aktual, (i shkreti) qe mbase nuk e di se asnjehere me pare nje atlete ose atlet shqiptar nuk kishte arritur kaq lart ne Atletike.
Madje Luiza ka mposhtur Luizen, veten e saj e cila kater vjet me pare kishte fituar ne kete gare medaljen e argjendte.

Ne boterorin e ketij viti arrin e 5-ta dhe ja tani eshte kampione e europes. Ja pra qe Luiza Gega nuk erdhi nga askundi per te fituar kete medalje teresisht te merituar.
Po shteti aktual sa ka bere dhe ben per keto emra ne sport qe ngrejne lart emrin e atdheut tone ?

Per te gjithe ata qe shikuan garen do te emocionoheshin nga performanca e saj , kryesuese qe ne fillim . Arrin ne finish me lot ne sy nga gezimi per fitoren. Kundershtaret e saja qe nuk e “kercenuan” asnjehere gjate gares jane te distancuara……

     

Mbase nuk iu beson syve per ate cfare ka arritur
Ne krahet e saj tani eshte flamuri yne kombetar.

Krenari!

Shqiperia eshte e para e Europes ne 3000m me pengesa.
E veshtire por jo e pamundur!

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 21 gusht 2022 (P. Bj)
___________________
Vizin Sportiv / Ora e Kampioneve

Follow us: 
Facebook: https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here