(VIDEO) Minuta muzikore | Profil i këngëtares Burbuqe Rada!

0
1273

Burbuqe Rada ne kenge!
Kolazh kengesh nga repertori i kengetares

“Casti i fundit i femijerise”
“Cu deshirush me te pa”
“Dashurine tone pershendesim”
“Dhurate per ditelindje”
“E kujtoj ate takim”
“Fjale e ngrohte na lidh”
“Kur me shkoje tek molla”
“Luftetarja”
“Lulet tona”
“Me zerin e Atdheut”
“Mes dritash”
“Ngreme dolline”
“Qe te mos vyshken lulet”
“Sirena e lumturise”
“Trimes gjakovare”

Shikim dhe degjim te kendeshem!


PROFIL!


Burbuqe Rada, me muziken eshte marre qe kur ishte e vogel, prinderit e saj e kane ikurajuar ate gjithnje menjehere mbasi pikasen talentin e saj. Keshtu e bejne pjese aktive te koreve te ndryshme te shkolles.

Zeri i saj “i lindur” per kengen e ka ndihmuar ne rrugen drejt mikrofonit. Aktivizohet me koncertet e ndryshme te femijeve, deri sa arrin koha e Liceut ku studioj per muzike.
Eshte periudhe kur aktivitetet ishin te shumta. Burbuqe Rada angazhohet keshtu me Ansamblin e Autotraktoreve, Estraden e Poligrafikut ku edhe punonte ne librarine speciale, e keshtu me radhe duke vazhduar me Koncertet e Majit, Festivalet ne Rtsh, Anketat Muzikore.

Pjesemarrja ne Festivalet e fundvitit ato ne Rtsh, ka qene ne vitin 1981, kur kompozitori i mirenjohur Tish Daia e ka piketuar me nje kenge te tijen te titulluar “Te ngreme dolline”. Per Burbuqen ishte nje enderr e pabesueshme me ndryshimin vecse cdo gje ishte e vertete. Arritjet e saja si kengetare ajo ia kushton pikerisht kompozitorit shkodran, duke thene: “nese nuk do te me kishte ftuar ai une nuk do te isha e njohur si kengetare” . Kengen me te cilen ajo deputoj ne Festivale e kendonte cdo fundviti ne Festen e madhe qe organizohej ne nderrimin e viteve, deri ne vitin 90-te .

Per 6-7 vjet ajo ka kenduar kenge te Tish Daise, por edhe te Agron Xhunges, Gjergj Lekes, Aleksander Lalos, Agim Krajkes.
Ne fillimet e saja edhe pse e talentuar ajo ishte nje i ndrojtur, aq sa i eshte dashur “te luftoje “ me vetveten per te mposhtur emocionet.

Periudha me e arte per ate si kengetare ka qene ajo nga 1981 deri ne 1990, ku mori disa cmime te dyta ne Fest. ne Rtsh dhe cmime te para ne Koncertet e Majit. Pervec suksesit Burbuqe Rada ka patur edhe veshtiresi, si rasti ne koncertet e majit, ku e akuzuan per shfaqje te huaja, edhe pse spektatori e detyroj te kthehej tre here para mikrofonit. Do te duheshe vetem nderhyrja e Vera Grabockes ne Komitetin e Partise (qe e kishin bere plan t`a largonin), qe ajo te vazhdonte aktivitetin e kengetares.

Mirepo e njejta gje i ndodh edhe ne Festival, kur kritikohet per shfaqje te huaja qendrimet dhe stilit e te kenduarit. Kesaj radhe duhet nderhyrja e kompozitorit te madh Tish Daija qe te kaloje “pa u lagur”. Tashme kane kaluar ne mbi 20 vjet qe ajo i mungon skenes dhe mikrofonit. Aktualisht ajo ka nje profesion krejt tjeter prej kenges. Punon ne Posten Shqiptare dhe kengen e ushtron rradhe vetem me raste festash apo ndonje lokal.
____________________
Publikuar per here te pare ne “Kinematografia Shqiptare” – nentor 2016 / Referenca: online “panorama”, interviste e kengetares v. 2012)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here