ZERA TE ARTE TE MIKROFONIT TE KENGES SHQIPTARE
Video Profil i kengetares Fatma Zyberi
4 kenge nga repertori i saj:
“Lule molle, lule ftua”
“Kenga e metalit”
“Te me rritesh bujkeshe”
“Grure dhe kenge”.
* * *
Eshte nje ze i shkelqyer e muzikes sone shqiptare kryesisht i muzikes popullore.
Vjen nga nje familje me tradita ne muzike ajo e Zybereve te lidhur tradicionalisht me kengen. Mbesa e kengetares se mirenjohur te muzikes popullore tiranase Hafsa Zyberi.
Ndonese me nje stature te vogël, por me një zë melodioz, me dëshirë dhe kurajo, me një temperament që të imponon respekt, ajo mbetet një këngëtare e respektuar që, me këngën e saj, të çarmatos, duke të veshur me kostumin e një relaksioni shpirtëror.
Ka qene pjesetare e ansamblit te kengeve dhe valleve popullore dhe e ansamblit “Migjeni” . Ka bere disa turne te suksesshme jashte vendit, nga ku mund te citohet ai ne Turqi ne vitet `80-te.
Fatma Zyberi ka marre pjese edhe ne disa festivale te kenges ne Radio Televizion, si ai i vitit 1975 i edicionit te 14-te me kenget “ Kenga e metalit” dhe “Te me rritesh bujkeshe”. Ne Festivalin e viti 1978, kendon kengen “Grure dhe kenege” .
Ne vitin 1980-te merr cmim te trete ne Festivalin e 19-te, me “Lule molle, lule ftua”, (muzika Tonin Harapi, teksti Vasil Dede) kënduar nga vete ajo dhe Zina Zdrava.
Ne repertorin e saj , kryesisht me kenge popullore te shqiperise se mesme , bejne pjese shume kenge qe me interpretimin e saj virtuoz e kane rradhitur kengetaren ne zerat e arte te muzikes sone.
Jane keto kenge qe e provojne me se miri vetite e saja si : “ Grure dhe kenge”; “Buze Adriatikut”; “Nino”; “Lule molle e lule ftua”; “Fjala e pare”; “Te me rritesh bujkeshe”; “Kenga e metalit”; “Doli goca ne penxhere” ; “Fryni era”; “Ne Tiranen tone” etj. Eshte shfaqur duke kenduar edhe ne filmin artistik “Udhetim ne pranvere” ne vitin 1975.
__________________
Publikuar me pare ne Facebook – Kinematografia Shqiptare, 2016