(VIDEO PROFIL) VALDETE HOXHA NË KËNGË!

0
709

VIDEO – PROFIL
Valdete Hoxha ne disa kenge te zgjedhura nga repertori i saj.

“Shpirtin ma rremben” / “Bishtalecat pal-pal” / “Me zaman te asaj furie”
“Cu cue Rrushja ne sabah” / “Cela syte” / “Ushton Kacaniku”.

____________________________________________________________
Kengetarja shkodrane ben pjese ne brezin e zerave te arte te mikrofonit shqiptar. Ka qene njera nga majat e kenges tradicionale popullore shkodrane me nje karriere te shkelqyer sidomos gjate viteve `80-te.

Valdete Hoxha ka bere pjese ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore, ku se bashku me kete trupe ka patur turne te suksesshem edhe jashte vendit. Fale zerit te saj ka ditur te interpretoje me mjeshteri perpara mikrofonit shume kenge qe kane mbetur akoma ne mendjen e spektatoreve te cilat e kujtojne ate me nostalgji.

Ka qene pjesemarrese edhe ne disa Festivale ne RTVSH.
Merr pjese per here te pare ne vitin 1974 me kengen “Kjo ane e Bistrices ka bilbila shume”. Nje vit me vone me 1975 fiton Çmimi e trete me “Si lule ne bjeshke”, (muzika Naim Gjoshi, teksti Pandeli Koçi) te kënduar edhe nga Shpresa Spaho.


Pjesemarrja ne keto Festivale shenohet edhe ne vitin 1981 ne Festivalin e 20-te kur kendon se bashku me Bashkim Alibalin kengen “Drita e kongreseve” ; Me 1982 perseri ka nje duet me Bashkim Alibalin ne dy kenge pjesemarrese “Festa e lirise” dhe “Gezuar shoke” .

Ne gjinine popullore te njohura jane kenget e kenduara prej saj si:
“Bishtalecat pal, pal” ; “Shpirtin ma rremben”; “Qenke nur i bukurise”; “I kam hyp vaporrit”; “Nje kellef me ar ta cova”; “Cu cue Rrushja” ; “Me ket kange do me fillu”; “Lene nanen, lene baben”; “Dasho Shkreli”; “Ushton gryka e Kacanikut” N`bashe t` zamanit te djelmenise” etj.


_________
Publikuar me pare ne “Kinematografia Shqiptare” qe ne vitin 2016
© te gjitha te drejtat te rezervuara .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here