(VIDEO) Retrospektivë Italia `90 | Poloni – Shqipëri, goli në min. 78-të i jep fund rezistencës shqiptare!

0
605

Poloni – Shqiperi, goli ne min. 78-te i jep fund rezistences shqiptare!

Eshte 19 tetor 1988, data qe shenon fillimin e eliminatoreve per zonen europiane. Kombetarja Shqiptare starton ndeshjet e saja per boterorin Italia `90 ne Chorzow ne stadiumin “Silesian” ne pranine e 35 .000 spektatoreve. Shorti e ka vene ate perball skuadres polake. Shqiperia eshte ne grupin e 2-te eliminator se bashku me Angline dhe Suedine.

Shikoje ndeshjen e plote ketu si me poshte:

Stadiumi Śląski ka qene historikisht një vend mjaft i përdorur për ndeshjet kualifikuese, edhe pse gjatë viteve ’80 polaket kishin zhvilluar vetëm tre ndeshje kualifikuese këtu. Stadiumi dukej se ishte deri diku i mbushur, edhe pse larg të qenit plotesisht i tille.

Mikpritësit ishin natyrisht favoritët ne kete sfide, dhe ndoshta turma shpresonte jo vetëm për një fitore dhe dy pikë, por edhe për disa gola gjatë zhvillimit te ndeshjes. Megjithatë, Shqipëria kishte plane të tjera.
Futbolli ndërkombëtar tani në fund të viteve ’80 kishte arritur nje nivel te larte konkurruese dhe vizitorët nuk kishin ardhur në Poloni thjesht për turizem. Kombetarja kishte ide dhe vizione të qarta. Djemte tane e kishin kuptuar se ishin me të dobët nga polaket, por a mund t’i sfidonin shanset dhe të sillnin një rezultat në shtëpi?

Tani forma e djemve tane ne hyrje të lojës ishte e dyshimtë: në fakt, dy ndeshjet e tyre të vetme deri më tani në vitin kalendarik kishin ardhur në Kubë (miqesore me vendin e bllokut komunist) në gusht (0-0) dhe një 3-0 në shtator si mysafir ndaj Rumanisë. Trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli, kishte bërë thuajse mrekulli në sezonin e kaluar të eliminatoreve te Botërorit (Meksike `86), kur Shqipëria ua kishte marre pikët si Polonise se Boniekut ashtu edhe “djajve te kuq” te Belgjikes, të cilat megjithate të dyja u kualifikuan.

Duhet cituar se tranieri Rreli u rikthye sërish pas një mungese tre vjeçare dhe drejtoi skuadrën e tij në të dyja miqësoret e lartpermenduara, duke alternuar skuadrën e tij në disa pozicione. Pra, Rreli duhet të ketë pasur një mendim relativisht të qartë se cila do të ishte njëmbëdhjetëshja e tij fillestare në Chorzów, ndoshta me dy ose më së shumti tre përjashtime.

Një mungesë e madhe do të ishte sulmuesi Agustin Kola, i cili kishte luajtur 18 ndeshje. Vetëm kapiteni Arben Minga kishte patur më shumë pjesemarje për kombetaren. Zëvendësimi i Kolës në krye do të ishte Ylli Shehu i Partizanit legjendar, skuadër e cila sezonin e kaluar kishte përfunduar në mes të tabelës në kampionat. Megjithatë, kampionët e 17 Nëntorit, kishin jo më pak se gjashtë lojtarë në njëmbëdhjetëshen titullare. Akoma nuk ishte koha kur lojtaret shqiptare qe do te grumbulloheshin me Kombetaren nga klubet e huaja

Ndeshja
Pjesa e pare

Ndërsa Shqipëria qendron thellë prapa ne mbrojtje dhe lë pak hapësirë , nuk ka asnjë elemnt “sweeper” spastrues ne kete sektor, megjithëse është detyra e Hodjes të jetë lojtari i fundit i mbrojtjes. Vetëm Lekbello ka udhëzime të qarta për markimin, pasi i thuhet të kujdeset për Furtok.

Josa dhe Gega duhet të ishin vigjilentë ndaj vrapimeve polake nga mesfusha, ose, në rastin e Gegës, të përpiqej qe të mbyll furnizimin për Smolarek.
Asnjëri nga mbrojtësit anesor nuk duken te shtyjne perpara, sepse mesa duket nuk është në planin e tyre të lojës.
Demollari, Minga dhe Shehu, me ndihmën e Millos dhe në raste të rralla te Gegës, mbeten të merren me sulmin;

Pjesa më e madhe e lojës sone brenda pjesës polake i është lënë imagjinatës individuale. Shehu ndonjëherë duket i izoluar dhe ka një punë të vështirë kundër dy kundershtareve gjigande në mbrojtjen qendrore polake. Demollari është lojtari që ka më shumë gjasa të bëjë vrapime nga gjysmefusha me dhe pa top në këmbët e tij, ndërsa Millo është shpesh një opsion jashtë nga e majta.

Shqipëria duket se do të mbrojë të vetmen pikë që ka që në momentin e fillimit. Ata pozicionohen thellë me vijën e tyre të mbrojtjes. Sulmuesi i vetëm është Shehu, i cili do të shoqërohet nga kapiteni Minga kur vizitorët kalojnë gjysmefushen, si dhe Demollari qe do të ndjekë shembullin e tyre, e me pas ndonjëherë Millo qe del jashtë majtas.

Megjithatë, me erën ne favor, polakët synojnë të dëmtojnë shpresat e shqiptarëve për t’u kthyer në shtëpi me barazim.

Polonia rreshtohet në një skeme pak a shumë 4-4-2, me Wójcicki të pozicionuar shumë thellë si spastrues, dhe me Łukasik në një rol më tipik stoper përpara si mbrojtes i qendres. Dy mbrojtësit e krahut nuk e kanë problem të ecin përpara, dhe veçanërisht Wdowczyk në të majtë futet në shumë pozicione krosimi, i ndihmuar edhe nga fakti se mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë, Alimehmeti, i cili po bën debutimin e tij ndërkombëtar gjithsesi po lufton mire ne pozicionimin e tij.

Keshtu qe Polonia nuk arrin dot te dëmtoje edhe nga krosimet e mbrojtësit të majtë, përveç ne rastin kur Smolarek ngrihet mbi te gjithe dhe godet me kokë pak larg shtyllës së majtë të Mersinit në mes të pjesës se pare.

Matysik punon si stabilizues në mesfushën polake dhe topi shpesh zhvendoset gjerësisht nga këmbet e tij. Rudy energjik është në një kapacitet më sulmues ne mesfushë, rol ky zevendësues per Tarasiewicz i munguar.
Rudy, lojtari bjond, duket se ka disa vështirësi me erën, e parë në dy raste duke leshuar krosime shumë prane portës së Mersinit. Ai gjithashtu ben disa goditje nga distanca, por edhe nëse numri 10 polak është shpesh në krye të aksionit, prap ai nuk është shumë i suksesshëm në atë që bën.

Polaket duken më të rrezikshëm kur kapiteni Urban drejton topin përpara ai është shumë i aftë të kalojë një apo edhe dy fanela te kuqe. Urban do të kërkojë shpesh të gjejë hapësirën mes Alimehmetit në mbrojtje ne të djathtë dhe Hodjes si i liri në qendër të mbrojtjes, por Shqipëria shumë shpejt ndërgjegjësohet për këtë kërcënim dhe sjell Josën për të mbyllur këtë korridor.

Në krahun tjetër, më largpamësi i dy Warzycha-ve (nuk kane lidhje fisnore), Krzysztof, përpiqet të tërheqë mbrojtësin e majtë Jera, por edhe Smolarek, sulmuesi shpesh me lëvizje të gjerë, dëshiron të ketë fjalën e tij në këto duele, dhe gjithsesi, K Warzycha dhe Smolarek nuk funksionojnë mirë së bashku. Ka pak fat në anën e djathtë polake.

Furtok është më i drejtpërdrejtë nga dy sulmuesit polakë, i ndjekur shpesh nga figura e qetë e të riut Lekbello, i cili në minutën e 16-të, megjithatë, mashtrohet nga një hap i shpejtë i Furtok-ut dhe duhet të tërheqë sulmuesin brenda zonës së tij. Çuditërisht, arbitri rumun, i cili ndrysh lë një përshtypje të matur dhe të kontrolluar, kurrë nuk kishte ndërmend të binte në atë “mashtrim” që ai ndoshta e pa nga sulmuesi i Katovicës.

Duket të jetë gabimi i vetëm i Salomirit gjatë pjesës së parë, e cila është e pajisur me ritëm mjaftueshëm të mirë, por që rrallëherë njolloset nga faullet e vogla. Arbitri bën një punë të mirë për ta mbajtur lojën të rrjedhë. I vetmi faull i keq që vlen të përmendet është kur Gega futet tek Krzysztof Warzycha në minutën e 35-të, por për meritë të tij Warzycha ngrihet menjëherë. Polonia mund ta konsiderojë veten të pafat që nuk është në avantazh në pjesën e parë. Ata patën të paktën tre raste që të gjitha mund të kishin dhënë një gol por portieri Mersini, i cili gjatë gjithë kohës beri nje paraqitje të mirë, u desh të ishte vigjilent në disa raste kur vendësit u përpoqën të përfitonin nga era e fortë me goditje nga 30 dhe madje 40 metra.

Në anën tjetër, Shehu ndoshta ishte më i afërti për të shënuar, edhe nëse përpjekjet e tij mjaft të “zbutura” nga jashtë kuadratit u përballën me lehtësi nga Wandzik, i cili ndoshta është shfaqur “ pak i ndryshkur” kur i duhe të përballej me krosimet .
A mund të jetë kjo diçka që Shqipëria mund ta shfrytëzojë gjatë finales së 45-tave te dyta, veçanërisht duke luajtur me erën ne favor?

Dy pikët janë një domosdoshmëri për djemtë polake per te nisur keto eliminatore si kryesues.

Pjesa e dytë:

Sulmuesit polakë Furtok dhe Smolarek vihen në lëvizje ne pjesën e dytë. Łazarek kishte bërë një ndryshim në pjesën e parë: u largua Matysik, dhe hyri në lojë anësori Ziober. Dukej një kalim me shumë sulmues, me Rudy që tani po shkonte pak më thellë, por larg nga të vepruarit si një mesfushor i drejtpërdrejtë, rol që Matysik e kishte zënë gjatë pjesës së parë. Ziober shkon gjerësisht majtas, duke u përpjekur të krijoje krosime andej nga gjysma e territorit shqiptar në vend që të përpiqet të kapërcejë Alimehmetin për ta zhvendosur atë nga vija anësore. Kapiteni Jan Urban nuk arrin nivelin e pritur të prezencës nga një lojtar që drejton skuadrën e tij. Ai pak a shumë duket se operon në korridorin e majtë, megjithëse ende disa metra kontaktit,

Urban nuk duket të jetë njeri nga elementet e forte që mund t’u duhej vendesve të shkatërruar palën kokëforte te shqiptareve.
Nderkohe Rreli nuk ka sjellë asnjë ndryshim në pjesën e dytë, as edhe taktikisht. Ai do të ketë qenë më se i kënaqur te mbajë të pastra shifrat 0-0, edhe pse ngadonjehere kanë pasur fatin ne krah te tyre.

Polonia vazhdon të vendosë ritmin, duke e mbajtur topin të lëvizë përgjatë fushes e duke u përpjekur të kapërcejë kundërshtarët e saj. Me Hodjen që tani shtrihet mjaft thellë në rolin e tij gjithëpërfshirës, nuk ka shumë hapësirë për të përfituar nga polakët, por Shqipëria reziston me nje mbrojtje te ngjeshur jo vetëm me numrin e tyre 5: topi rrotullohet dhe endetne gjysmefushen tone , por në pamundësi për të krijuar hapjet e nevojshme për polaket qe të thyejne bllokun kuq e zi.
Dhe pasi ritmi fillestar është ulur pak, Shqipëria tani madje përpiqet të ecë përpara menjehere qe të shfaqet mundësia për të shkuar në kundërpërgjigje dhe ja një rast të tillë e ka Demollari qe e con dem dhe qe duhet te na kishte sjellë golin e avantazhit; jane vetem 10 minuta nga fillimi i pjeses se dyte kur ai vetëm me portierin gjuan në të djathtë të portës së Wandzik.

Polonia befas duket qe mund te zihet ne befasi, duke u ekspozuar ndaj kundersulmeve te vizitorëve. Megjithatë, kjo mundësi e shenimit nga ana jone pasohet shpejt nga një varg sulmesh vendase: Një tjetër gjuajtje nga Rudy, këtë herë qe largohet nga Mersini për një goditje nga këndi, një përpjekje e pashpresë e dobet nga Ziober ne distance dhe më pas krosi i Krzysztof Warzycha gjen Rudin në kufi të zonës së 16 metrave: godet dhe topi përfundon tek mbrojtësi i krahut Robert Warzycha, i cili gjuan lart ngjetur me traversen.

Polonia kërcënon, por nuk gjen carje për të shembur muret e Shqipërisë. Demollari ka një gjuajtje nga distanca rreth gjysmës së pjesës se dyte, dhe ndoshta ketu Łazarek fillon të kuptojë se duhet të rregullojë sërish ekuilibrin e skuadres se tij: disa minuta pasi ai sjell në krahë mesfushorin Komornicki për Furtok.
Kjo levizje “provokon” reagimin nga audienca e cila me te drejte duhet te kete menduar: “Çfarë…? Ne kemi nevojë për një gol dhe heqim një sulmues për një mesfushor mbrojtës?

Megjithate Łazarek e di se çfarë bën. Ai mund të kete menduar se do ta mposhte Shqipërinë duke dërguar një tjetër lojtar përpara për Matysik në pjesën e parë, por pranoi gabimin duke futur Komarnickin, e duke eliminuar kështu çdo kërcënim që një Shqipëri tashmë e lodhur mund të kishte ende forca per te rezistuar.

Ziober vjen në anën e djathtë, Smolarek gjerësisht majtas; ata kalojne ne skemen 4-3-3. Rudy dhe Urban diktojnë mesfushën, dhe kombetarja jone tani mezi shihet në gjysmëfushen kundershtare pas prezantimit të Komarnicki.
Dhe……më pas është detaji i vogël i golit të fitores, kur Krzysztof Warzycha, qendërsulmuesi i vetëm në këtë pikë, godet me një gjuajtje të ulët me këmbën e majtë, duke kaluar Mersinin, pasi krosimi i Ziober ishte kthyer ne asist nga Urban . I vetmi moment per kapitenin polak përndryshe do te kishte mbetur anonim ne kete ndeshje.

Shqipëria nuk ka me fuqi për të kundërshtuar avantazhin e Polonisë. Kombetarja ka bërë një zëvendësim dhjetë minuta para golit, kur mesfushori i ri Stoja kishte hyrë në vend të sulmuesit Shehu, duke e zhvendosur Demollarin në pozicion sulmues. Sido që të jetë, kjo i bën ata më të dobet: Stoja ishte aq i dobët në sfidat trup me trup aq sa nuk kishte asnjë prezencë fizike. Minga duhej të rriste edhe më tej shkallën e tij mbrojtëse dhe Demollari u izolua. Megjithatë, nuk ishte më pak se sa meritonte Polonia.

Polaket natyrisht ishin skuader superiore, por e kishin pasur shumë të vështirë të thyenin një kundërshtar kaq të perforcuar ne mbrojte.
Për kombetaren, ishte më shumë nga ajo që ata ishin mësuar. Shqiperia mund të kkishte disa lojtarë që mund t’i përballonin mjaft mirë sfidave te futbollit ndërkombëtar

Konkluzion
Polonia ishte padyshim skuadra më e mirë dhe mund të kishte fituar me një diferencë më të madhe, por Shqipëria e kërcënoi disa herë dhe për aq kohë sa djemte tane ia dolën të mbanin vendasit jashtë, kishin gjithmonë një shans për të merzitur polaket me nje gol ne favorin tone.
Polaket e ndjene teper të vështirë, pasi goli i fitores erdhi kaq vonë në lojë dhe kjo fale edhe portierit Mersini qe bëri mirë të shpëtoi porta nga përpjekjet e kundershtareve.

Shqipëria nuk kishte shtytje, por gjithashtu tregoi se ka lojtarë të aftë në nivel ndërkombëtar. Kombetarja do të ishte inkurajuar nga ky fillim në kualifikuese. Polonia mori dy pikët dhe kjo do të ketë qenë gjëja më e rëndësishme për ta në ate mbrëmje. Megjithatë, ata do të duhet të rrisin nivelin e lojës se tyre në mënyrë që të sfidojnë Anglinë dhe Suedinë për dy vendet e para.

Tabela:
POLONIA (4-4-2): Wandzik Jozef, Warzycha Robert, Wojcicki Roman, Lukasik Damian, Wdowczyk Dariusz, Warzycha Krzysztof, Matysik Waldemar, Rudy Andrzej, Urban Jan(c), Furtok Jan, Smolarek Wlodzimierz
Zevendesimet:46′ hyn Ziober Jacek del Matysik Waldemar,
72′ hyn Komornicki Ryszard del Furtok Jan
Tranier :Wojciech Lazarek

SHQIPERIA (5-4-1) : Mersini Halim, Alimehmeti Krenar, Hodja Skender, Lekbello Artur, Jera Fatbardh, Gega Skender, Josa Mirel, Millo Letter, Minga Arben(c), Demollari Sulejman, Shehu Ylli
Tranier: Shyqyri Rreli
Zevendesimet: 68′ hyn Stoja Anesti del Shehu Ylli

POLONI – SHQIPERI 1-0
Shenues: 78′ Warzycha Krzysztof
Gjyqtari kryesor: :Mircea Salomir (ROU) Asistentet :Ioan Igna (ROU),
Vasile Curt (ROU)

© Material i rezervuar . E solli per faqen P. Bj – dhjetor 2021
_______________________
Vizion Sporti / Ora e Kampioneve qe ne vitin 2013

Follow us: 
Facebook : https://www.facebook.com/VizionSportiv
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti 
Blog:  https://pierosportvision.blogspot.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here