(VIDEO) TEATRI YNË!

0
1294

DOKUMENTARE TE KINOSTUDIOS “SHQIPERIA E RE”
Teatri yne
Përshkrimi:
Aspekte nga drama “Artani” dhe pamje e salles se teatrit te Butrintit. Aspekte nga teatri “Trimi i mire me shoke shume”. Gazeta dhe libra qe tregojne historikun e krijimit te teatrit. Fotografi qe tregojne grupin e teatrit qe dha cfaqen “Dasma ne Lunxheri” me ne krye Koto Hoxhin ne Qesarat te Gjirokastres. Drama “Besa”. Plane nga lufta Nac Cli dhe teatri partizan. Salla e Kongresit te Permetit ku u dha shfaqja e pare. Pamje te Tiranes, biletaria. Ne sallen e teatrit shfaqet drama “Trimi i mire me shoke shume”. Reklama te shfaqjeve te ndryshme. Skena nga shfaqja “Halili dhe Hajrija”.

Aspekte nga shfaqja “Revizori”. Piktoret e teatrit duke pergatitur dekoret. Skenografi, garderoba, rekuizita, elektricistet etj. Pjese nga komedia “Dhelpra dhe rrushte”. Dramaturget duke biseduar, duken Kol Jakova, Skender Vaqari etj. Reklama te shfaqeve te ndryshme. Inspektori i skenes Gjergj Zagora duke drejtuar shfaqen. Pjese nga shfaqja “Shtepia ne bulevard”.

Fillon me repartet e teatrit si garderoba, parukeria. Spektatoret duke hyre ne teater. Aspekte nga drama “Shtrengata” me regji te Drita Agollit. Shtypi qe shkruan per teatrin. Perpara shfaqes keshilli artistik diskuton pjesen “Karnavalet e Korces”. Aspekte nga provat. Mbledhja e keshillit artistik me ne krye drejtorin e Teatrit, Xhemal Broja. Diskutimet per shfaqen. Aspekte nga cfaqja “Hamleti” dhe “Oret e Kremlinit”. Enver Hoxha duke pergezuar artistet per suksesin e shfaqes.

Operator: Hamdi Ferhati
Bashkepunetore: Asim Raxhimi, Arif Matjani
Shenime: Film dokumentar me rastin e 20 vjetorit te Teatrit Popullor.
Regjia: Vitori Celi
Skenari: Xhemal Boja, Viktor Gjoka
Muzika: Isamil Balla, formulim
Producent: Kinostudio “Shqiperia e re”
Viti: 1964
Kohëzgjatja: 22 min.

____________
Kinematografia Shqiptare 2013-2021


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply