(VIDEO) FILMI SHQIPTAR “GJURMA”!

0
1427

FILMI SHQIPTAR I KINOSTUDIOS “SHQIPERIA E RE”!
“Gjurma”

Filmi “Gjurma” është prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” në vitin 1970.

Regjia: Kristaq Dhamo, Skenari: Peçi Dado, Kristaq Dhamo,

Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Kozma Lara.

Përmbajtja e filmit
Doktor Artani punon në një kantier malor të sharrave. Mjek i talentuar i vetkënaqur nga sukseset pak nga pak shkëputet nga jeta e popullit molepset nga konceptet e huaja mikroborgjeze. Shokët si: dr. Agimi e prof. Tahsimi si edhe familja gruaja e vjehrra ngrihen kundër koncepteve të tij. Në rrethana tragjike ai vrite.

“Artani është mjek i specializuar e i profilizuar, një profesionist me karrierë në të ardhmen, që do të krijojë një botë ku autoriteti profesional duhet të veçohet nga autoriteti moral – gjë për të cilën kritikohet si “mjek i zoti dhe njeri i kufizuar” prej Agimit. Por mund të shihet ndryshe. Artani gjendet i rrethuar nga tregtarë dhe matrapazë që kërkojnë të përfitojnë diçka prej tij, një favor, një notë të mirë në këmbim të lajkave etj. Gjithsesi, rruga profesionale e doktorit është ajo që e shtyn një shoqëri drejt specializimit të roleve, funksioneve, detyrave dhe raporteve shoqërore, apo, për ta thënë à la Durkhajm, në formimin dhe intensifikimin e ndarjes së punës e të një solidariteti organik që do të përkonte me imazhin e dhënë prej kinemasë sonë të një Shqipërie moderne, të urbanizuar e të industrializuar. Kështu që konflikti mes Artanit dhe babait është një ndërthurje midis para-modernes, feudales, shoqërisë ku mbizotëron niveli i ulët i ndarjes së punës, si dhe lidhjet e forta shoqërore dhe projektimit të Artanit për një zhvillim më tutje të shoqërisë së re, e penguar prej politikës dhe shtetit. Çmimi i këtij realiteti është tragjizmi i Artanit, i cili e paguan me jetën e vet gërshetimin absurd të dëshirave të një kategorie me të tjera.”

Interpretojnë
Naim Frashëri (aktor) … doktor Artani
Margarita Xhepa … Gruaja e Artanit
Demir Hyskja … dr. Agimi
Pjetër Gjoka … Prof. tahsimi
Zejnulla Hatibi … Hetuesi
Ndrek Luca … Xha kasëmi
Aleksander Prosi … Prof. besimi
Violeta Manushi … Vjehrra e artanit
Shkëlqim Basha … Petriti
Reshat Arbana … I arratisuri
Bujar Kapexhiu
Kristaq Antoniu
Ymer Bala
Kadri Pirro
Krisanthi Kotmilo
Fadil Kujovska
Andon Qesari
Ismail Zhabjaku
Lec Vuksani
Teodor Rupi
Petrika Riza
Endrit Juba

Skeda informative si me poshte:

___________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here