Viktor Bruçeti (1938-2010) | Ne kujtim të artistit shkodran!

0
2059

26 Shkurt 1938 – 15 Tetor 2010
Aktor i shquar i teatrit shkodran dhe kinematografise shqiptare!

Viktor Bruceti nuk kishte menduar asnjehere se jeta e tij do te merrte drejtimin qe mori, ate te nje aktori. Bruceti ishte nje i ri që kish pasion poezinë e deklamimin e saj pa ndroje në mjedise të hapura apo aktivitete që organizoheshin atëherë në fillim të viteve 50 të. Pastaj me vone vjen shkolla e diplomimi i tij ne një nga vendet që atëherë konsiderohej socialiste, të një kampi, siç ishte Rumania, dhe më vonë kthimi, ku eshte ngjitur në skenën shqiptare. Viktor Bruceti ka pasur fatin që ka qenë midis korifenjve të kësaj skene.

Lindi më 26 shkurt 1938 në qytetin e Shkodrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse studimet e larta i kreu në Akademine e Arteve ne Bukuresht. Ishte i detyruar te nderpriste studimet per shkak te keqesimit te rrethanave politike ndershteterore te kohes, per t`i vazhduar ato ne Tirane ne shkollen e larte “Aleksander Moisiu”.

Pas diplomimit ne vitin 1964 u emërua si aktor në teatrin “Migjeni” vend i cili qendroj deri ne vitin 1992. Ai gjeti aty një ambient tepër të ngrohtë, por edhe njerëz të mirë e të talentuar. Thonë që teatri ka lindur në Shkodër, kjo për shkak të traditës së hershme që ka pasur ky komunitet njerëzish që banojnë aty. Ato vite, kur Viktori mbërrin ne Shkoder atje jeta teatrore ishte në lulëzim të plotë. Ka qene një plejadë e mrekullueshëm, që fatkeqësisht mungojnë shumë sot. Per Viktorin, Serafin Fankua, ish-kolegu i tij, do te mbetet një prej regjisorëve më vizionarë e të fuqishëm të asaj kohe. Si nje nder pasionet e tij ka qene dhe mbeti deri ne fund recitimi. Në një farë mënyre ia ka parë hajrin. Ja bie fjala, i ka dhene atij mundesine per te gjetur shoqen e jetës, Miriamin. Aktor i ri në atë kohë, merr pjese ne grupin e recituesve te shkollës pedagogjike të Shkodrës.

Detyra e tij ishte që të zbulonte talente për këtë shkollë. E në fakt, ai bëri dy punë me vlerë. Gjeti një recituese “exelance”, siç thonë francezët për të përfaqësuar shkollën, por edhe shoqen e jetes. Më vonë Miriami u shkollua në dramaturgji e punoi me Brucetin në të njëjtin kolektiv teatror. Koleget artiste do ti quanin ato “Çifti i lumtur” .Ndërsa, për pasionin, ose më saktë “pengu” i tij do te mbete pa mëdyshje, rikthimi në skenë ndonese ne moshe dhe me gjendje shendetesore jo te mire.

Ne Teatrin “Migjeni” ishte njeri nga aktoret me me ngarkese rolesh , ne me te shumten ato me kah e mbartje negative, antagoniste e kundershtare dinake, njerez te pusive, figura klerikesh, njerez te kamur, tradhetare, portrete te cilat ai i ndertonte me mjeshteri, fale nje sensi te dukshem sarkastik qe ai zoteronte ne trajtimin e personazheve. Rolet me te spikatura te tij ka qene keshtu ai i Harapit te Shkodres ne dramen “Baca i Gjetajve” , nderkohe ne vitin 1995 interpreton rolin e nje plaku 400 vjecar ne dramen “Ftese per darke “ te S. Capalikut (alegoria e instiktit te riprodhimit etiologjik te shqiptareve)ne te cilen gjeten moterzime domethenese veshtrimet sarkastike me ato dramatike. Interpretime te tjera ishin edhe Pali në “Përkolgjinajt” e Kol Jakovës; rolin e Migjenit tek pjesa e Tom Shoshit etj.
Në pothuajse 30 vjet jetë artistike në këtë teatër, Viktor Bruçeti realizoi një sërë rolesh jo vetem nga dramaturgjia jonë por dhe ajo botërore .

Në film interpreton një rol të vogël në vitin 1959 në filmin “Furtuna” e më pas në filmat “Komisari i dritës” (1966) , “Thirrja” (1976), tek “Ditët që sollën pranverën” (1979), “Çeta e vogël (1979), inspektori “Një natë pa dritë” (1981), prefekti “Qortimet e vjeshtës” (1981), farmacisti “Thesari” (1981), “Besa e kuqe” (1982), gjeometri te “Të paftuarit“ (1985), “Hijet që mbeten pas” (1985), etj. Viktor Bruceti do te interpretoi 130 role ne Teater dhe 14 ne filma. 


_____________________
Publikuar kohe me pare ne faqen “KinematografiaShqiptare” qe ne tetor 2013 – Per ndertimin e ketij teksti u perdoren informacione: Nje interviste e vete Viktor Brucetit ne v. 2009 dhene “Gazetes Shqiptare”/ seleksionim i lajmeve te ndryshme on line si dhe  “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / f. 55.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here