Viktor Gjika (1937-2009)
Mbahet si njeri nga kineastet me te medhenj shqiptare.
Regjisor, operator, skenarist.
Ne fillim ishte enderra….
Enderra zgjoi endjen,
Endja rini, pasion i zjarrte
Pushtoi ekranin e kinemase !
Eh ! Kinema e shtrenjte kinema
Plot te verteta, plot vegime
Kinema e dashur jeta ime !
Lindi ne Korce, me 23 qershor 1937. Kryen studimet e larta ne Insitutin e Larte te Kinematografise ne Moske. Filmi i pare i tij si operatore ka qene “Njeriu kurre nuk vdes”, bashke autore me Dhimiter Anagnostin per pune diplome, bazuar ne tregimin homonim te Ernest Hemingueit. Ne rolin kryesor luan Pirro Mani, njekohesisht edhe ai student per regjizure asokohe ne Moske. Ky film fiton Cmim te Pare ne Festivalin Boteror te Shkollave Kinematografike ne Lodz, Poloni, me 1960.
Pas mbarimit te studimeve fillon pune si operatore ne Kinostudion “Shqiperia e Re” e me pas si rregjisor. Ne periudhen kohore 1984 – 1990 ka qene drejtor i kesaj kinostudio. Ne vitet 1982 -1990 eshte zgjedhur deputet ne dy legjislatura ne Kuvendin Popullor dhe anetar i Kryesise se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.
Nga 1992 – 1997, anetar i bordit keshillimor i “Kolegjit Europian te Filmit” (Danimarke) dhe anetare jurie ne Festivalet Nderkombetare te Filmave ne Stamboll, Monpelie etj.
Ndersa ne vitet 1997 – 2001 ka qene drejtor artistik i TV Arberia dhe Tele Norba Shqiptare. Punen si operator ne kinostudio e filloi po me Dhimiter Anagnostin me xhirimin e filmit artistik “Debatik” ne vitin 1961.
Filmi “Komisari i drites ne vitin 1966 del ne pune te pavarur si regjisor edhe ketu se bashku me Dhimiter Anagnostin. Perkapja e temes se shkollimit te femijeve dhe perpjekjes per perhapjen e arsimit neper fshatrat e malesise se veriut, ne vitet e para pas Luftes se II Boterore, erdhi nepermjet tonimeve dramatike e tragjike. Dritan Shkaba, vec formatit sublim prej heroi qe realizon me ngulm misionin e vet social, kundrohet edhe ne rafshet lirike, poetike e psikologjike, si bir e si mesuaes i dashur, si djalosh i dashururar dhe misionar. Fryma epiko-dramatike, mjedisi shoqeror dhe koha, pasuria e tropeve filmike qe marrin domethenie ideore, ritmi, muzika, aktrimi i ndjere dhe kompozimi figurativ i kuadrit e bejne kete film edhe sot te vleresueshem.
I nje kahu te ngjashem per nga tipologjia e heroit eshte edhe filmi “Rruge te bardha” ne vitin 1974, Vecse modeli qe ofrohet nepermjet fillerojtesit Dede (nen interpretimin e Rikard Ljarjes) eshte ai i njeriut te thjeshte, te zakonte, te rendomte, i cili aktin heroik e kryen si domosdoshmeri per te permbushur detyren e ngrakuar dhe si pergjegjesi vetjake. Linearitetit i subjektit me pak digresione, mjediset dhe dukurite reale te motit te acarte, marredhenia sinkretike e heroit me tufanin, shqetesimi i njerezve per jeten dhe fatin e tij, tok me muziken, kameren e bukur, jane vlera te rrokshme menjehere. Eshte folur e permendur disa here qe regjisori Gjika ne kete film, itinerarin qe pershkruan fillerojtesi dhe mbydhja ne maje te shtylles se heroit, eshte ngjashmerisht me mundimet, kalvarin ecjen e Krishtit ne Golgota dhe kryqezimin e tij (pranohet se regjisori i madh Viktor Gjika ka qene edhe pak fetar);
Synimi per te sjelle njeriun e thjeshte qe shenderrohet ne hero, ne nje situate te jashtezakonshme, me cekjen e problemeve te qendrimit ndaj punes dhe komunitetit shoqeror edhe nga nje vesk humori perbejne shqetesimin e regjisorit ne filmin “Horizonte te hapura realizuar ne vitin 1968.
Temen e Luftes Clirimtare Viktor Gjika e ka trajtuar ne disa filma si : “I teti ne bronz”, “Yje te neteve te gjata”, “Njeriu me top”. E perbashketa e tyre eshte dramaciteti, tablote epike, konfliktet e hapura. Te tre krjojne nje tension qe shprehet edhe se jashtmi nepermjet skenave me lufte, atentateve, torturave, situatave ekstreme, tubimeve, duke vene ne qender nje figure rreth se ciles ose mblidhen ose jane te lidhur gjithe te tjeret: tek i pari nje militant komunist, tek i dyti nje grua e forte qendrestare qe duron dhimbjen e vrasjes se femijeve ne loufte, tek i treti nje fshatar i trandur nga nepsi i gjakmarrjes ne udhen e kuptimit te fajit, si dhe riformimit shperteror te tij. “I teti ne bronz” eshte me i arrituri, kjo edhe nga pikepamja kompozicionale, me bustin e Ibrahimit qe rrugeton nga qyteti drejt fshatit, qe lidh kujtimet e te tjereve ne forme digresionesh pergjate linjes subjektore, qe krijon strukturen ideofigurative teresore: nga heroi te koha e tij, nga e djeshmja tek e sotmja duke perditesuar sakaq lajtmotivin dhe porosine ideore te vete filmit.
“Gjeneral Gramafoni” eshte nga filmat me peshe ideore dhe me nje zgjedhje inteligjente, i ngritur mbi nje metafore te paster: triumfi i muzikes shqiptare, pra i shpirtit kombetar mbi agresionin kulturor fashist dhe synimin e tij per bjerrjen e identitetit, cka kalon me tutje ne dimensionin politik te konfliktit.
Ngjarja historike e shpalljes se Pavaresise dhe rrugetimi I shpures se Ismail Qemalit nga Durresi drejt Vlores per ta kryer ate, vihen ne themel te filmit epic “Nentori i dyte”. Si edhe ne filmat e tjere, Viktor Gjika gersheton skenat massive me fatet e individeev te vecante, heroin me Kohen dhe mjedisin shoqeror, veshtioresite e shumta dhe peripecite qe kulmojne ose me nje zgjedhje fatlume, triumfuese, ose ne raste te tjera, me nje zgjedhje tragjike, por qe s`e humbet besimin dhe optimizmin per nje te neserme te mire. Ne keto ujra ndertohet edhe filmi “Perballimi” ngritur mbi nje situate te jashtezakonshme: sigurimin e bukes per popullsine. Pertej ngjarjeve, motiveve e konflikteve “te medha”, me filmin “Ne cdo stine” (1980) rregjisori sjell nje reliev njerezor teresisht liriko-poetik, nje kenge dashurie mes problemeve dhe gamendit te rinise studentore. Viktor Gjika priret kah epikja, dramatikja duke ndertuar skena dhe episode te besueshme, jo rralle brenda nje stili “te vrazhde”, per shembull pushkatimin e fshatareve ne leme apo bujtja e Sali Protopapes ne stepine e Bamke Qylollarit (tek I teti ne bronz), mbledhja e fshatareve dhe shpotia e Mere Fizit (K. Roshi) ne filmin “Njeriu me top”, mjediset e portit detar (Horizonte te hapura), beteja partizane dhe nene Pashako ne komanden fashiste (Yje te neteve te gjata), tregu fshatar dhe dorezimi i drithit ne depo (Perballimi), kaloresit shoqerues te Ismail Qemalit dhe masa popullore ne shpalljen e aktit te Pavaresise (Nentori i dyte).
Nderthurja e elementit epiko-dramatik me ate liriko-poetik eshte pjese e stilit te Viktor Gjikes, si pershembull ashpersia e motit, rrugetimi i Dedes dhe dashuria e tij per Zanen, rrobat qe thahen mbi sobe, muzika e ngrohte lirike te filmit “Rruge te bardha”, konflikti per mbarevajtjen e punes, stuhia ne det, vincat qe cukisin si zogjte dhe paanesine e detit tek filmi “Horizonte te hapura.
Nga pikepamja kompozicionale disa filma ngrihen mbi nje udhetim, I cili shenderrohet ne figure qendrore dhe ne metafore (sic e permendem me lart rrugetimi i Dedes, i Ismail Qemalit, i busitit te Ibrahim Kovacit, i Biges Lundruese, madje edhe i qerreve te drithit, i topit, i muzikes popullore shqiptare ne filmat gjegjes). Ne filmat e ketij regjisori heroi vjen ne anen me te qendrueshme e me te besueshme te karakterit te tij, sa me afer te vertetes, njerezores dhe te thjeshtes, perkunder butaforise dhe fryrjes, packa se klishete konceptuale te socrealizmit, sidmos elemente te utopise politike, idealeve te rrejshme dhe puritanizmit moral nuk kane mundur te perjashtohen dot. Dashuria eshte motiv i kudogjendur ne filmat e tij, e pershkruar bukur, me poezi e lirizem te ngrohte.
Pervec filmit artistik, Viktor Gjika ka bere emer edhe ne filmat dokumentare, nje pasion ky fillimtar qe e ka ndjekur gjate gjithe karrieres se tij 50 vjecare. Ai ben objekt punen e veshtire te njerezve ne dnertimin e vendit, figurat e rendesishme historike, apo ato nga fushat kulturore, duke qene njeheresh rregjisor dhe skenariste: “Kater kenge per Partine”; “Kur vjen Nentori”; “Rron ore rron, nuk vdes Fan Noli”; “Une jam Ismail Qemali”; “Anthoni Athanas”; “Dh. Suterici”; “Gjuhe qe nuk vdes” ; “Kur ikin korbat” etj.
Ka fituar shume cmime e nder to Cmimin e Rrepublikes per filmat: “Bistrica 63”; “Rruge te bardha”; “Gjeneral Gramafoni”; “Enver Hoxha tungjatjeta”;
Filma te tjere si: “Arti shqiptare ne shekuj”; “Perballimi”; “Drita e Partise”; “Gjeneral Gramafoni” ka fituar kupa te festivaleve gjegjes te filmit dokumentare apo artistik.
Ai ne filmin dokumentare alternon, sa pershkrimin e hollesishem te mjedisit, te njerezve, te punes, brenda nje vertetesie gadi natyrale dhe drejtperdrejte si tek “Bistrica 63” , aq edhe gjuhen poetike, simbolet me mbishtresime metaforash, sintezash si tek “kur vjen Nentori”.
Viktor Gjika ka dhene ndihmese edhe ne levrimin e mendimit estetik mbi kinematografine ne shume artikuj te botuar ne shtyp.
Mban titullin “Artist i Popullit”. Nderron jete ne Tirane me 3 mars 2009 .
KARRIERA ARTISTIKE
Si regjisor
Kur ikin korbat (2000)
Unë jam Ismail Qemali (1997)
Antoni Athanas (1995)
Vitet e rinise (1988)
Vjeshte e nxhete e ’41 (1985)
Enver Hoxha, tungjatjeta (1983)
Nëntori i dytë (1982)
Koha e Partise (1981)
Besniku i Partise (1980)
Ne cdo stine (1980)
Prane vatrave, parve zemrave (1979)
Gjeneral gramafoni (1978)
Njeriu me top (1977)
Përballimi (1976)
Arti shqiptarë në shekuj (1974)
Katër këngë për Partinë (1974)
Rruge te bardha (1974)
Yjet e neteve te gjata (1972)
10 ditë sulmi (1970)
1 Maj 1970 (1970)
I teti në bronz (1970)
Horizonte të hapura (1968)
Fitimtarët (1966)
Përse mendojnë këto male (1965)
Bistrice ’63’ (1964)
Kur vjen nëntori (1964)
Takimet ne Helsinki (1962)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Si shkrimtar
Kur ikin korbat (2000)
Unë jam Ismail Qemali (1997)
Antoni Athanas (1995)
Njerëz në rrymë (1989)
Ne cdo stine (1980)
Njeriu me top (1977)
Katër këngë për Partinë (1974)
Yjet e neteve te gjata (1972)
10 ditë sulmi (1970)
1 Maj 1970 (1970)
I teti ne bronz (1970)
Fitimtarët (1966)
Bistrice ’63’ (1964)
Kur vjen nëntori (1964)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Si kinematograf
Ne cdo stine (1980)
Gjeneral gramafoni (1978)
Horizonte të hapura (1968)
Komisari i Dritës (1966)
Përse mendojnë këto male (1965)
Bistrice ’63’ (1964)
Heshtje që flet (1964)
Kur vjen nëntori (1964)
Detyrë e posaçme (1963)
Takimet ne Helsinki (1962)
Debatik (1961)
Njeriu kurrë nuk vdes (1961)
Si producent
Balada e Kurbinit (1990)
Vitet e rinise (1988)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Duaje emrin tënd (1984)
Si kameraman
Vendetta – Blutrache in Albanien (1996)
Migjeni (film)(1961)
____________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca: “Enciklopedi – Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” / Papagjoni J. / f.166-167-168.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw
Shkrimi kushtuar Viktor Gjikes si kineast eshte gjitheperfshires dhe cilesor. Mendoj se duhet shtuar dhe ndihmesa qe dha ky krijues per clirimin e aktoreve nga loja teatrale dhe per formimin e konsolidimin e disa kuadrove te rinj si kinooperatore e regjisore. Po ashtu ne fillim ka nje gabim, qe duhet ndrequr: Viktori u lind ne qytetin e Korces dhe jo ne fshatin Trebicke, si shkruhet ketu. Kete fakt ai e ka treguar vete te libri biografik “Vit pas viti”.
Faleminderit per saktesimin dhe komentin tuaj z. Thanas!
Ju mirepresim!