Violeta Deda (1953 – 2008 ) | Ylli i pashuar i Kinematografisë Shqiptare (P. 1)!

0
4725

Violeta Deda (1953 – 2 gusht 2008
(P.1)
Aktore e Teatrit “Aleksander Moisiu”, Durres dhe e Kinematografise Shqiptare!

Lindi në Shkodër në vitin 1953. Babai i saj quhej Zef ndersa e ema, Katrine.
Eshte diplomuar ne Insitutin e Larte te Arteve ne vitin 1975. Mbas diplomimit nuk dihet me saktesi se cila ishte arsyeja qe aktoria shkodrane te mos gjindet ne organiken e stafit te teatrit “Migjeni“ ne Shkoder. Mbase ne Shkodren e artit te atehershme, si njera nga fidanishtet e prodhimit te artisteve nuk kishte vend per ate vajzen e kendeshme te buzeqeshur qe sapo ishte diplomuar e ku me vone do te bente per vete jo pak “tifoze” te saj ne Durres e ne mbare Shqiperine. “Fatin” e transferimit nga qyteti i tyre e paten edhe aktore te tjere shkodrane si Guljeljm Radoja, kolegu dhe bashke-qytetari i Violetes ne “A. Moisiu”.

Aktivitetin me te madh artistik ajo do ta kete ne vijim pikerisht me teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit me perjashtim te ndonje rasti sporadik ne Teatrin Popullor (T.K).

Akoma studente ne degen e aktrimit, u aktivizua me dy filma te Kinostudios, ne vitin 1973 tek Operacioni “Zjarri” si dhe nje rol te vogel ne filmin “Shperthimi” (1974) ne ate te Shpreses.

Rolet e interpretuar te aktores Violeta Dede kane qene kryesisht te nivelit dramatik e psikollogjik, personazhe te lenduara shpirterore, gra te pervuajtura apo nga ato role te dashurive te pa mundura, te penguara sic ishte ai ne komedine e Molierit “I semuri per mend”.

Ky profil aktrimi i rezultoje asaj i suksesshem fale edhe ndjeshmerise se mire dhe aftesive te shkelqyera interpretative te vete Violetes. Interpretonte figurat e caktuara nga regjisoret me realizem, lirshem dhe pa u sforcuar. Njera nga figurat e realizuara po ne teater ishte edhe ajo e Serafines tek drama “Pertej dashurise” te Dashnor Kokonozit, duke i meshuar kahut poetik e dramatik.

Nderkohe fale aftesive te saja te aktrimit ajo u aktivizua edhe ne filmat shqiptare.
Viti 1980 do te jete ai me i sukseshmi per aktoren Dede e cila luan ne 4 filma “Sketerre `43”; “Një ndodhi në port”ne rolin e Lindes ;” Gëzhoja e vjetër” ne rolin e Mirandes dhe “Goditja” ne rolin e Miras. Nje vit me pas, me rolin e Lilianes tek filmi “Kur xhirohej nje film” -1981, realizon nje loje te ndjere, pasionale duke zberthyer boten e shqetesuar te nje gruaje ne situaten e nje krize martesore, me kerkimin e nje raporti te ri bashkeshortor.

Me vone Violeten e gjejme tek filmat “Mondi dhe Diana” si dhe “Te Paftuarit” ne v. 1985 . Me 1987 luan tek “Vrasje ne gjueti”. Ne vitin 1990 luan ne filmin “Kronika e një nate” ;

Mbas v. 90-te emigron ne Itali ne fillim (1991-1992) e me pas ne Nju Jork, SH.B.A vendi ku nderroi jete, mbas nje incidenti te ndodhur ne rrethana te paqarta, (deri ne kete moment kur u publikua edhe shkrimi) Ra ne koma per nje kohe te gjate ne spital. Thuhet qe qendroi per 10 vjete ne koma, (1998-2008), dhe ku me 2 gusht te 2008-tes nderroi edhe jete. 

Gjithsesi jane shifra dhe numra per t`u saktesuar e konfirmuar, sepse realisht qe ketu mungon dhe ska informacion te metejshem per zonjen Dede, cuditerisht dhe e pafalshme per informatiken shqiptare qe nuk ka publikuar asgje, qofte zyrtarisht edhe daten e fundit te jetes ne kete bote.

Flitet per 15-20 vite te shkuara nga sot te ngjarjes dhe fatit te keq te saj, qe mesa duket u anashkalua e u la e tera ne “erresiren” e harreses. Nuk ka nje date lindje te sakte te pakten qe zonja e nderuar aktorja e shkelqyer te kujtohet me nderim e respekt.

Heshtja dhe harresa vazhdon edhe ne ditet tona me nje arsye qe akoma nuk dihet qarte, familjaret dhe asnje nga koleget e saj te nderuar qe punuan me te dhe e njohen nga afer nuk shprehen kurre asnje fjale per kete rast ne shtypin zyrtar, perkundrazi media shqiptare qe mbahet si mjeti informativ , (jo vetem per kete rast kujto ate te aktorit tjeter A. Shuke), nuk i kushton as edhe 5 minuta video, apo dy rreshta lexim aktoreve tane, artisteve “te humbur” , te tjerve qe nuk iu dihet fati nese jane gjalle apo jo!

Megjithate Violetes nuk i duhen numrat sepse ajo rron akoma, ne mendjet e artedashesve te popullit te saj qe e pa duke interpretuar ne teatrin e Durresit dhe ne kinemane shqiptare.

Shkodra, qyteti i lindjes nuk e harron Violeta Deden. Shkodra dhe shkodranet e kultures dhe artit nuk harrojne kurrsesi bijat e bijet e saj, bashkeqytetaret e tyre edhe pse jetuan e jetojne jashte qytetit te tyre ame.

FILMAT:
1973: Operacioni “Zjarri”…..(nje fshatare, rol fare episodik)
1974: Shperthimi ….. Shpresa
1980: Gezhoja e vjeter …… Miranda
1980: Sketerre 43……..Shpresa
1980: Goditja …….. Mira
1980: Nje ndodhi ne port ……. Linda
1981: Kur po xhirohej nje film ……. Liliana
1985: Guret e shtepise sime …….gruaja e tenentes
1985: Mondi dhe Diana ……
1985: Te paftuarit …..gruaja e Martini
1987: Vrasje ne gjueti ….. gruaja e Ferdinandit
1990: Kronika e nje nate …..Francuzka.

VINI RE: “Kinematografia Shqiptare” eshte e hapur dhe e gateshme per cdo ndihmese nga jashte, te beje korigjime apo plotesime te ketij teksti qe mund te sinjalizohet nga cdo person serioz, kopetent dhe te apasionuar ne kete fushe, vecanerisht krenari dhe nder kur nderhyjne vete aktoret, familjaret apo qofshin edhe miqte e tyre me te mire. Faleminderit!!! Ju mirepresim!!!

_________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
U publikua me pare ne faqen me te njejten emer ne Facebook ne vitin 2016 dhe u rishikua ne vitet vijues.
Referenca (me korigjime e plotesime) nga “Enciklopedia Teatri dhe  Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 78; / “Enciklopedia e Filmit Shqiptar “ – Toena 2002 / A. Hoxha / f. 89-90

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here