Violeta Manushi (1926-2007), Artiste e Popullit!

0
1531

Violeta Manushi
6 mars 1926 – 26 Korrik 2007
Artiste e Popullit, dhe “Qytetare Nderi“ e qarkut te Korces.
Aktore e shquar e teatrit dhe kinematografise shqiptare.

“Na ishte nje zonje qe na kishte nje cupe….”
Nder personazhet simbol te komedise shqiptare mbetet Teto Ollga tek filmat “Zonja nga qyteti “ dhe “Nje shoqe nga fashati”, pikerisht Artistja e Popullit Violeta Manushi ka ditur ta misheroje me talentin e saj kete figure aq sa te identifikohet tek audienca mbarë shqiptare si Ollga, zonja mondane e qytetit.

Lindi me 6 Mars 1926 ne Korce. Ajo nuk u nda asnjehere krjimtarise artistike te skenes deri ne momentin e fundit te jetës se saj, filmi dhe teatri per aktoren e madhe ishin pjese e pandare e saje. Keshtu ne moshen 80 vjece me 2006 ajo del te luajë dramen “Streha e te harruarve” ne Teatrin Kombëtar përkrah nje plejade aktoresh te shquar duke hapur siparin e festivalit mbarekombetare te drames Shqipe.

Ne nje nterviste ne BBC Shqip ajo do te shprehet se ishte nje emocion, si ne diten e pare kur doli ne skene, sepse ne kete festival ishte stafeta qe do ju kalohej aktoreve te brezit te ri te teatrit shqiptar. Emocionet ishin te forta, dhe drama u mireprit nga spektatori qe e duartrokiti ate dhe aktoret ne skene. Ishte me rendesi hapja e ketij festivali mbarekombetare te drames shqipe qe kthehej mbas nje periudhe te gjate mungese. “Drames Shqiptare i eshte vene kemba dhe kjo nuk eshte e drejte”, do te thoshte aktorja e madhe – sepse nuk do te vete une ne Angli te luajë Shekspirin se e luan vete ai anglezi, por do luaje “Karnavalet e Korces” do te paraqes kulturen tone, te nxjerr figuren popullore, dhe kjo te nderon”!

Violeta Manushi eshte ngjitur ne skene rastesisht, ajo nuk ka patur ndonje ëndërr te fshehur per tu bërë aktore. Rrjedh nga nje familje shume e varfer, sic e deklaronte edhe ajo “edhe koka e preshit ne ate kohe ishte xhevahir”. Babai i saj ka qene tepër i semure dhe nuk mund te punonte vetëm e ema perpiqej te mbante familjen qe perbehej prej 7 vetash, 4 vajza dhe nje djale . Sapo ka mbaruar klasen e peste eshte detyruar te punoje te laje shishet per te perballuar jetesen ne nje punishte ne kohen e pushtimit italian dhe qe ishte e vetmja femer aty qe punonte . Nuk do te qendroje gjate sepse punishtja do te falimentoje.

Me ne fund ajo do te perfundoje tipografe . Gjithsesi me vone clirimi i Shqiperise Violeten do ta gjeje ne pune si tipografe ne shtypeshkronje, sebep behet motra e madhe e cila martohet ne Tirane dhe keshtu ajo kishte terhequr me vete edhe Violeten. Por hallet per aktoren e ardheshme nuk do te mbaronin. Me mberritjen e babait ne Tirane fillon lufta ne frontin e gjere dhe mbydhen te gjitha rruget duke lene te vetëm ne Korce pjesën tjetër te familjes pa asnje perkrahje dhe te holla nenen e saj me motrat dhe vellain. Familja megjithatë gjen ndihmën e banoreve korcare nje shites ambulant i zarzavateve do i ndihmoje here pas here ata. Me mbarimin e luftës dhe clirimin e plote te vendit e gjithë familja bashkohet ne Tirane.

Fillimet artistike
Mbas clirimit te vendit 1 Maji do te vendoset te behej nje dite feste e madhe zyrtare dhe te festohej ne menyre te organizuar. Me kete rast ansambli i ushtrise qe drejtohej nga Gaqo Avrazi kishte pergaditur nje drame « Doktor Efemiu » nje skene qe grate e fshatit i detyronte Qehajai te shkonin me zor tek varri i gruas se Beut te qanin se nuk vente njeri ….. Aty Violeta shume e re ne moshe do te takohet per here te pare ne jeten e saj me skenen. Njerezve qe merreshin me grimin dhe kostumet do te duhet nje kohe e gjate per ta ndryshuar pamjen e saj ne menyrer qe te dukej pak e thyer ne moshe. Nderkohe degjohet se ka ardhur vete E.Hoxha dhe qeveria e tera per te ndjekur shfaqen ndaj njerezit po vononin dhe duhej te beheshin gadi qe ta fillonin ate.

Violeta sapo shikon veten ne pasqyre se si e kane deformuar , leshohet me te katra drejt deres, por disa duar e rrembejne dhe i bertasin qe te ulet dhe te behet gadi, trupa kishte kohe qe pergaditej per kete shfaqje dhe nuk kishin ku te gjenin tjetren per ta zevendesuar. Mirepo Violeta doli ne skene por as qe kujtohej per tekstin ose momentin kur duhej te qante. Dikush nga prapa saj mbasi e “kercenonte” te fliste e ka goditur fort mbas shpine aq sa asaj nga dhimbja filluan ti rridhnin lote dhe per te gjithe te pranishmit doli nje skene origjinale ku u duartrokit shume.

Shfaqja kishte mbaruar por Violeta kishte mbetur e hutur sepse nuk arrinte qe te kuptonte se cfare kishte ndodhur , dhe ashtu duke kujtuar se mos kishte bere ndonje gabim e frikesuar sic ishte largohet nga skena dhe iken pa dijenin e asnjeriu. Te tjeret e kerkojne.

Ajo kishte lene mbresa tek te gjithe me interpretimin e saj, por nuk gjindej askund. Teatri amator qe kishte lindur qe ne periudhen e luftes ne male nga partizanet ben kerkesa qe te ofrohej edhe ajo, por Violeta kundershtonte “Jo dhe jo” gjithnje edhe mbas nje viti nga interpretimi i saj i pare.
– “Cfare ? perse duhet te kthehem ne teater ata me rrahen para publikut, une nuk po qaja sepse ishte e shkruar ne tekst por nga dhimbjet “ – do te deshmoje ajo buzagaz shume kohe me vone.

Por ishte edhe opinioni i atehereshem ndaj femrave qe nuk shikoheshin me sy te mire ato qe luanin ne skene. Njerezit e saj, prinderit do ti flisnin me gjate duke i thene qe duhet ta ndertonte jeten e saj ndryshe pa veshtiresite ekonomike qe e kishin shoqeruar familjen, po te vazhdosh me seriozitet dhe vleresim te punes ashtu sic kishte bere deri atehere kudo qe ta dergonin gjithnje suksesin do ta kishte perpara.

Keshtu qe ne Prill te v. 1946 ajo behet anetare e kolektivit te teatrit popullor dhe qe atehere nuk do te shkeputet asnje moment nga teatri dhe filmi . Per te ardhur tek suksesi dhe popullariteti qe ajo gezon tek publiku shqiptar sot asaj i eshte dashur jo vetem nje pune e madhe , por edhe nje vetebindje dhe vetebesim ne ate qe do bente . Ne lidhje me kete ajo vete do te shprehte dyshimet qe : “ …po te me shikoje qe e vogel ne ate kohe edhe nga menyra e te veshurit une mund te isha gjithcka por jo aktore, artiste…” Mundoheshin te tjeret ta bindnin se ajo perkundrazi ishte vajze me talent, por ajo pergjigjej duke qare se nuk e bente dot artisten.
Por ja qe Violeta fitoi dhe sukseset do te ndiqnin njera tjetren, komedi filma qe do mbahen mend qe nga “Karnavalet e Korces”; “Gjenerali i ushtrise se vdekur” deri tek me te fameshmit “Zonja nga qyteti dhe “Shoqja nga fshati “ 

Aktorja e madhe ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në maj 2006 u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.

Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit” (1957) ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi.
Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre.
Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977.

FILMAT
Tana – (1958)
Debatik – (1961)…. Maria
Vitet e para – (1965) …..Lonevica
Plagë të vjetra (1968)……Mamaja e Veres
Gjurma – (1970)………vjehrra Artanit
Mimoza llastica – (1973)…..gjyshja
Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1976)
Zonja nga qyteti – (1976)…Ollga
Zemrat që nuk plaken – (1977)
Përtej mureve të gurta – (1979) …gjyshja
Një shoqe nga fshati – (1980)
Taulanti kërkon një motër (1984) …Tezja
Pallati 176 – (1985), teater-komedi
Rrethimi i vogël – (1986) ….Frosa Guri
Telefoni i një mëngjesi – (1987)…. nena e Kujtimit
Eja! – (1987)
Valsi i Titanikut (1990), teater-komedi
Trishtimi i zonjës Shnajder – (2008) film i xhiruar ne 2005, para se ajo te vdiste

TEATER
“Qypi me flori”
“Epopeja e Ballit Kombëtar”
“Dom Gjoni”
“Pas vdekjes”
“Halili dhe Hajria”
“Tartufi”
“Mikroborgjezët”
“Rrënjët e thella”
“Orët e Kremlinit”
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”
“Morali i zonjës Dulska”
“Arturo Ui”
“Lumi i vdekur”
“Karnavalet e Korçës”
“Zonja nga qyteti”
“14 vjeç dhëndër”
“Cuca e maleve”
“Epoka para gjyqit”
“Borgjezi fisnik”
“Fytyra e dytë”
“Pallati 176” (1985)
“Valsi i titanikut” (1990)
“Kati i gjashtë”,

______________________________________
U publikua per here te pare ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare qe ne Korrik 2013 dhe u rishikua ne vitet vijues
Referenca : Intervista e aktores ne BBC Albania, dhe artikuj te ndryshem on line nga gazetat shqiptare.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here