Virgjil Kule
Gazetar, prezantues i Revistes Televizive, drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar.
Publicist, regjisor i dokumentarit televizive dhe programeve ne televizione te ndryshme si dhe ambasadori shqiptar ne Suedi!
Dielli lëshoi një klithmë prej zjarri.
Fytyra e hënës u bë krejt meit.
Kur panë se si po flirtonte me Tokën
Romeo prej guri, një As-te-ro-id.
Toka nazike bishtsyri vështronte:
Herë hënën, herë diellin, herë mikun e ri.
E dehur nga veset iu shkrep të lodronte
Një puthje çapkëne ta merrte tani!
I shkeli pak syrin, por hapin s’e hodhi!
As vete se kuptoi pse shmangu takimin.
Përplasja fatale kësaj rradhe nuk ndodhi
Mëshira qiellore sa fat për njerëzimin!
(Puthja fatale – Virgjil Kule)
Imazhi i nje spikeri qe kerkohet sot, dhe jo vetem por edhe i nje inteletuali, i nje njeriu te pergaditur. Lindi ne vitin 1952. Studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe ishte edhe drejtor i këtij institucioni.
E filloi karrieren si gazetar ne TVSH ne vitin 1969 qe ne moshen 17 vjecare, koha kur televizioni ishte eksperimental me nje transmetim tre here ne jave. Fale punes dhe perkushtimit per profesionin ishte modeli i shume te rinjve qe futeshin per here te pare ne televizion. Shembulli i vete Virgjil Kules qe ndiqte dhe donte te behej si ai, ishte gazetari dhe dhenesi i lajmeve ne RAI, Massimo Valentini.
![]()
Modeli i zgjedhur dhe shembulli qe ndiqte Virgjil Kule ishte gazetari i RAI Massimo Valentini
![]()
Ka drejtuar televizione private dhe një studio komplekse multimediale. Janë të shumtë emisionet dhe dokumentarët televizivë që ai ka përgatitur gjatë një karriere të pandërprerë në këtë fushë nga ku mund te permendim “Manastiri i 40 shejtoreve”, “Vere ne Sarande” etj..

Zëri i tij si tregimtar është i pranishëm në disa qindra dokumentarë video. Me dëshirën për të zbuluar dhe propaganduar të bukurën në botën shqiptare, ka realizuar dokumentarët turistikë për Vlorën dhe Sarandën.
Edhe pse ne vitin 1991 u shkeput per pak kohe , ai me vone do i rikthehet ekranit dhe mikrofonit duke i bere ato pjese e jetes, bashkeudhetar i jetes se tij.
Njohu shumë vende e kultura të botës nëpërmjet punës disavjeçare si regjisor dokumentarësh, misionar i organizatës ndërkombëtare humanitare “Mjekët pa kufij” (seksioni holandez).
Një seri videosh me tema humanitare i ka realizuar në Rusi, Ukrainë, Kaukaz dhe në Azinë Qendrore.
Kontribuon si konsulent mediatik në fushën e hartimit të strategjive të komunikimit dhe realizimit të fushatave ndërgjegjësuese për programe të ndryshme zhvillimi.
Zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare. Ushqen një pasion të veçantë për historinë, gjeografinë e filozofinë dhe është marrë me studimin e çështjeve të harmonisë sociale në diversitet.
Ne vitin 2011 botoi librin per Skenderbeun “Kryqtari i fundit” (Ombra GVG). I rikthyer para kameras dhe mikrofonit ne vitin 2018 drejton emisionin “S`afermi” ne televizionin DigiAlb.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us: Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw