Vitore Çeli (1928 – 2011 ) | Një ndër zonjat e para kineaste!

0
660

Vitore Çeli (1928 – 2011)
Regjisore dhe njera nga kineastet e para te montazhit dhe filmit dokumentar.

Shikuesit e nje brezi me te rritur i ka takuar shpesh here te lexoje emrin e saj ne dokumentaret te ndryshem te Kinostudios se viteve te para.
E pra ajo eshte nje emer i mirenjohur, pjese e rendesishme e historise se filmit shqiptar edhe pse sot megjithe zhvillimin e teknologjise dhe rrugeve te ndryshme te informacionit, perseri emra te tille si Vitore Celi jane lene ne harrese dhe vazhdojne si te tille nga media shqiptare.

Diku e kisha mesuar, (por nuk po me kujtohej) se kjo zonje kishte lindur ne New York, SH.B.A, dhe kaq pak mjaftonte per te me ngacmuar kureshtjen, edhe pse disa here emri i saj me eshte shfaqur ne dokumentaret e Kinostudios.

Zonja Vitore Çeli ka lindur ne New York me 24 maj te vitit 1928, nga nje familje emigrantesh shqiptare, dhe eshte njera nga pioneret e para si kineaste qysh nga themelimi dhe fillimet e Institucionit me kryesor dhe te vetem te filmit, Kinostudio “Shqiperia e Re”.
Qe ne moshe te re kthehet ne Shqiperi dhe bashkohet stafit themelues te Kinostudios qe ndjente nevoje per afrimin e kuadrit. Ishte 25 vjece kur dergohet per specializim si rregjizore montazhi ne Moske, ne B.S te cilen e kryen suksesshem gjate harkut kohore, 1953 – 1957.

Me kthimin ne Kinostudio shume dokumentare por edhe filma artistike qofshin te metrazhit te shkurter apo edhe te gjate mbajne firmen e zonjes Çeli. Mund te citojme disa prej tyre si : “Per te qare dhe per te qeshur”; “Femijet e saj”; “Tana”; “Fortuna”; “Debatik”; “Detyre e posacme”; “Toka e jone”; “Vitet e para”; “Ngadhenjim mbi vdekjen” ; jane te gjithe prodhimet e para te markes se Kinostudios qe mbajne firmen e montazhit nga Vitore Çeli.

Ne 20 vjetorin e themelimit te Teatrit Popullor ajo xhiron si rregjisore dokumentarin prej 23 minutash “Teatri yne” ne vitin 1964 dekoruar me Urdhrin e Klasit te I-re.

Qysh nga ky vit kineastes i numerohen rreth 35 krijime dokumentare dhe kronikale, tema e te cileve ishte kryesisht ajo e dites me njeriun e thjeshte ne qender te tyre si psh ne : “ Femijet tane”-1969; “ Banore te rinj buze Jonit”; “Udheve te atdheut”; “Vajzat e metalurgjise”; “Shkolla dhe rruget e jetes” – 1970; “Vellezerit Topulli” – 1972; “Bekim Fehmiu ne Shqiperi” – 1972; “Album i lojnave te 10-ta studenteske” – 1974 ; “Zjarr i pashuar partizan” – 1974; “Asdreni, poeti i lulekuqes dhe i vegjelise”; “Banore te rinj buze Jonit” nderuar me cmim me 1975; “Vater dijesh, vater lirije” – 1975; “Kukesi i ri” – 1978; “Matematika dhe prodhimi”-1978; “Kendon Atdheu yne”; “Doktor profesor Aleksander Xhuvani” – 1980; “Lidhja shqiptaree Prizrenit” – 1981; “Prite , prite Skenderbene” – 1984 etj.

Vitore Celi ka ditur me mjeshteri te ravijezoje edhe portrete historike e kulturore te shquara te popullit tone : “Vellezerit Topulli”; “Aleksander Xhuvani”; “Prite prite Skenderbene”; “Lidhja shqiptare e Prizrenit”; “Asdreni, poeti i lulekuqes dhe i vegjelise”;

Ka punuar natyrshem dhe me nje rrjedhshmeri planesh te cilat shpesh here krijonin nje harmoni me tekstin e subjektit te rrefyer, duke vene ne funksion te gjithe aksesoret ndihmes te filmit sic eshte muzika, zhurmat, zeri i folesit, incizimet etj.

Dokumentare te tjere qe mbajne emrin dhe firmen e saj jane edhe “Perfaqesuesit e popullit vella kinez” – 1957; “Kurdohere krah per krah” – 1966 (bashkeregjisore); “1 maj 1967”; “Dite te gezuara”-1967; “Kongresi i VI i BPSH” – 1967; ”Kujtime te paharuara” – 1967; “Kopshtet e femijeve” – 1969; “Shkolla dhe rruget e jetes” – 1971; “60 vjetori i pavaresise” – 1972; “Deputeti dhe perfaqesues te popullit kamboxhian ne Shqiperi” – 1973;”Grusht celik, brigada e VI” – 1974; “Kurdohere te rinj” – 1974; “Shqiperia sot” – 1974; “Udheve te Atdheut” – 1976; “Poeme per celikun” – 1976; “Shqiperia, Republike Popullore Socialiste” – 1977; “Vajzat e metalurgjise” – 1977; “Kuvendi i luftetareve te rinj” – 1978; “Kendon Atdheu yne” – 1978; “Kremtimet e 100 vjetorit te lidhjes se Shqiptareve te Prizrenit” – 1978; “35 vjetori i Qeverise Demokratike te Beratit” – 1979 etj.

Me dokumentarin “ “Asdreni, poeti i lulekuqes dhe i vegjelise”, nderohet me Cmim te pare per dokumentarin me te mire ne Festivalin e I-re te Filmit Shqiptar 1976. Ne vitin 1991 rikthehet ne vendin e saj te lindjes ne SH.B.A. Nderroi jete ne tetor te vitit 2011 ne moshen 83 vjecare.
____________________
U publikua per here te pare ne Kinematografia Shqiptare, gusht 2016 dhe rishikuar ne maj 2020. Referenca: “Skena dhe Ekrani” – v.1976.

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here