Vjollca Liza Dylgjeri
Piktore kostumesh ne Kinostudio “Shqiperia e re”
Lindi me 11 mars 1953. Ka kryer Insitutin e Larte te Arteve ne Tirane ne degen e arteve figurative, ku eshte diplomuar ne v. 1975.
Filloi pune ne Kinostudio “Shqiperia e Re” dhe do qendroje ne kete institucion nga viti 1977 deri ne v. 1991 si piktore kostumesh dhe filmi i saj i pare ne kete profesion ishte “Tomka dhe shoket e tij” (1977).

Deri ne vitin 1990 realizoi skicat e kostumeve ne 17 filma artistike nder te cilet: “Pas gjurmeve” (1978), “Ne shtepine tone” (1979), “Pertej mureve te gurta” (1979), “Gezhoja e vjeter” (1980), “Ne cdo stine” (1980), “Shoku yne Tili” (1981), “Taulanti kerkon nje moter” (1984), “Hije qe mbeten pas” (1985), “Telefoni i nje mengjezi” (1987), “Pranvera s`erdhi vetem (1989), “Nje djale dhe nje vajze” (1990).

Filmi i saj “Tomka dhe shoket e tij” ka fituar cmimin e pare ne te gjitha kategorite ne Festivalin Kombetar te Filmit ne vitin 1977.
Ne skicimin e kostumeve te saj gjen kohen dhe atmoferen e saj, pervecime dhe cilesime te karaktereve te personazheve, sjelljes se tyre, sikurse identifikime te gjendjes social-ekono mike, duke u perpjekur t`u jape atyre sa me shume atribute permbajtesore dhe shprehimesi filmike formale.

Gjate kohes qe punoi ne Kinostudio u martua me teknikun e aparateve V. Liza.
Postuar me pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” ne Facebook me 11 mars 2020.
___________________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: (Me korigjime) Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T. Hoxha / f. 104; “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 99.
Fotot jane me te drejta autoresie te vete zonjes Vjollca Liza – Dylgjeri & familjes se saj, dhe u derguan per “Kinematografia Shqiptare” nga mbesa e artistes zonja Dorina Pojani te cilen e falenderojme perzemersisht.