Vlash Droboniku, “babai” i filmit vizatimorë!

0
997

Vlash Droboniku
Piktor / Regjisor i filmit vizatimore. Artist i Merituar
Regjisori pare i filmit te animuar shqiptar

Lindi ne Berat me 5 shkurt 1945. Kreu Insitutin e Larte te Arteve per pikture. Ne vitin 1974 perfundon nje specializim ne Rumani prane studios “Animafilm” te Bukureshtit si dhe filloi ngritjen e sektorit te filmave vizatimore prane Kinostudios “Shqiperia e Re” . Ai xhiroi filmin e pare vizatimore “Zana dhe Miri” (1975) qe shenon per Shqiperine fillimin e kesaj gjinie filmi duke u bere praktikisht themeluesi i filmit vizatimore. Ne drejtimin e tij dhe te piktoreve te tjere te mevonshem B. Kapexhiu, T, Vuksani etj, kjo lloj gjinie beri hapa te shpejta dhe te suksesshme ne rritjen e prodhimit .

Vlash Droboniku e perfeksionoi mjeshterine dhe zgjeroi gamen e teknikave te animacionit duke xhiruar nje seri filmash qe dallohen per mjeshtri profesionale prej nga moren mesimet e para nje numer i madh kuadrosh te filmit te animuar, me vizatime, kartona, kukulla etj.

Duke filluar ne vitin 1975 e deri ne vitin 1990 ai xhiroi rreth 22 filma vizatimore e me kukulla si piktore ose regjisor / piktor nga ku mund te permendim:
“Majlinda dhe zogu i vogel” (1976), “Festa e pranveres” (1977), “Sokoli dhe shqiponja” (1978), “Gishto trimi” (1979), “Erinda dhe kukulla” (1979), “Edi dhe nota kater” (1980), “Lufta per jeten” (1981), “Djaloshi prej debore” (1981) nderuar me cmim, “Ndodhite e Cufos” (1982), 6 seri te filmit me kukulla “Zogu pushebardhe” (1983-1986) nga ku seria e 3-te e ketij filmi u nderua me Cmimin e trete ne Festivalin e VI te Filmit Shqiptar dokumentar dhe vizatimore, “Perparsja e Blertes” (1984), “Pendesa e arushit” (1988), “Kepurdha” (1990) etj.

Filmi “Edi dhe nota kater” u nderua me Cmim te vecante ne Festivalin e 5-te te Filmit Ballkanik qe u zhvillua ne Athine me 1981.

Per nivelin e larte cilesor te filmave te tij dhe per krijimtarin e gjere, ne vitin 1987 u nderua me titullin “Artist i Merituar”, ndersa per veprimtarine e tij te gjate dhe si “babai” i filmit te animuar ne Shqiperi, ne vitin 1995 u nderua me Cmimin e karrieres , me rastin e Festivalit te 10-te te Filmit artistik dhe vizatimore , qe u zhvillua ne kuadrin e 100 vjetorit te Kinematografise Boterore . Ne vitin 1991 emigroi familjarisht ne Greqi, ne Athine duke celur fillimisht disa ekspozita vetjake per pikture dhe ne vitin 1996 emigroi perfundimisht ne SH.B.A.

Publikuar ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook, qe me 2016

______________________

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here