Profil i aktorit Xhelal Tafaj!

0
2009

Xhelal Tafaj
Aktor i teatrit dramatik “A. Moisiu” te Durresit, i Teatrit Kombetar dhe i kinematografise shqiptare.

Lindi ne Tirane me 31 janar 1953. Perfundoi studimet ne Insitutin e Larte te Arteve per aktor ne vitin 1976 dhe fill me ps u emerua aktor ne teatrin “Aleksa nder Moisiu” – Durres. Per pak kohe ka qene madje edhe drejtor i ketij institucioni ne vitin 1998. Roli i tij i pare ne teater ka qene ai Spartit tek drama “Deshtimi nje kryqezate” e Kadri Pirros, me pas luajti role kryesore me se shumti ne planet romantike, heroike e dramatike, personazhe pozitive me lengata dashurie, pervuajtje ekzistenciale apo lufte per mbijetese, si Bozdari te “Pertej dashurise”, dramatizimi i poemes se Jeronim de Rades “Serafina Topia” (1984), Hepi Bern ne “Net vere”, dramatizim i romanit “Net tragjike amerikane te Erskin Kollduell, Marko tek “Kenge dashurie me korba” (1994) dhe prap Marko te “Qytet pa dashuri” te Bashkim Hoxhes, Altini te “Trokitje ne dyert e dhimbjes” (2001), autor e regjisor Serafin Fanko, doktori tek “Babai” e A. Strindberg. Aktori ka provuar me sukses edhe gjinine e komedise, keshtu mund te permendim rolin e Agronit tek “Kartela e verdhe” (1981), me shefin e karabiniereve te “Kush paguan” (2004) te Dario Fo-se, apo edhe role te kahut te kundert negative nen optiken satirike e sarkastike si Grigu ne “Ylli pa emer” te rumunit M. Sebastian (1988), Kunrov tek “Vajza pa prike” (2006) te N. Ostrovskit.

Shfaqje te tjera teatrale jane edhe drama “Tango” (2008) e S. Mrozhnekut ne rolin e Stonit, Alfredi ne “Te jesh nene” (2006) e R. Brako-s ku edhe fitoi cmimin si “Aktori me i mire” ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni. 

Ka interpretuar edhe ne kinematografi disa role duke filluar me filmin e mirenjohur “Tomka dhe shoket e tij” (1977) ne rolin e nje ushtari italian. Rolet e tij me te suksesshem i ka patur tek “Mysafiri” (1979) ne rolin e Fatjonit dhe “Shoke te nje skuadre” (1984) si tranieri. Interpretoi gjithashtu ne filmat: “Ceta e vogel” (1979); “Nje ndodhi ne port” (1980); “Pranvere e hidhur” (1985), rreshteri,  “Kronike e nje nate” (1990) si Krista Bushi.

Ne periudhen kohore 1992-1995 punoi si nenpunes per kulturen ne Bashkine e Durresit.

___________

#Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013. Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare – Toena 2002 / A. T Hoxha / f. 383  ; Enciklopedia, teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 454
Na ndiqni edhe ne:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here