Xhemil Tagani (1945-2021) | Përkujtimore!

0
4262

Xhemil Tagani (1945-2021)
Aktor i teatrit dhe kinematografise shqiptare!

U lind në 6 Shkurt të vitit 1945. U dallua per zerin e tij karakteristiik dhe interpretimin profesional te karaktereve. Diplomohet në vitin 1967 në Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu”, dega “Aktrim”. Fillon punë si aktor në 1968 në Teatrit Popullor dhe mbetet pjese e orga nikes se ketij institucioni derisa del ne pension.

Ka interpretuar mjaft role te dyta dhe episodike. U shqua per  aftesite e tije organike per te krijuar karaktere te mevetesishme, me se shumti te keqyrura nga anet komike e sarkastike te tyre, mbushur me vese , huqe, mangesi fizike e shpirterore apo me gazmend, hare e shpoti pa te keq. Veti te tilla u vune re ne rolet qe luajti ne shfaqjet “Fytyra e dyte”, “Nen dritat e skenes”, “Duke u gdhire viti 145, “Monserrati”. “Komunistet”, “Shtepia me dy porta” e te tjera shfaqje. Për disa nga rolet e tij më të arrirë përmendim: Samiu tek “Kështu të dua”, Selimi tek “Bashkë me Agimin”, Peç Mblloçi tek “Lumi i vdekur”, Tushka tek “Një nuse për Stasin”, Thomai tek “Nën dritat e skenës” , Alqi tek “Studentja e vitit të fundit”, Reizi tek “Duke u gëdhirë viti 1945”, Agroni tek “Shokët”, Uçi tek “I pazvëndësueshmi”. etj.

Jo rrallehere aktrimi i tij merrte ngjyrimet e groteskut, me tejzmadhimin e vecorive komike te personazheve, vecse pa humbur vertetesine dhe natyrshmerine e te shprhurit te tyre.

Perdorte me hijeshi dhe efekt zhargoni n tiranas te te folurit, sikunder u vu re dukshem ne misherimin qe i beri rolit te Qazim Mulletit ne komedine “Prefekti” te B. Levonjes (1974) qe mbetet nga realizimet me te mira te tije; ose shfrytezonte ne menyre te frytshme kundershtite komike qe ofronte situata ne raportet midis karakterit dhe veprimit te tij si me rolin e Jorgos te drama “Doktori pacient”  te R. Pulahes.

Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër dhe nje numer te konsiderueshem në kinematografi. Spikati vecanerisht ne rolin e priftit te “Perralle nga e kaluara” (1987) si dhe me rolin e beut  te “Toke e pergjakur” (1976). Pas vitit 1992 Xhemil Tagani del në pension. Nderron jete me 4 janar 2021.

Kinematografi
1967 — Ngadhnjim mbi vdekjen.
1969 – Perse bie kjo daulle;
1976 – Fije qe priten (episodik nje punetor);
1976 — Tokë e përgjakur (Beu);
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe..;
1984 — Taulanti kërkon një motër (.Shoferi);
1985 — Gurët e shtëpisë sime (Bilbili);
1987 — Përrallë nga e kaluara (Papa Sotiri, Prifti i Fshatit);
1989 – Kush eshte vrasesi;
1996 – Nata (Pergjegjes i vatres se kultures ne fshat) ;

Teatër
13/02/1969 — “Shokët” e Bashkim Kozelit ;(Agroni)
27/03/1970 — “Studentja e vitit të fundit” e Ibrahim Uruçit (Alqi); 
04/02/1971 — “Një nuse për Stasin” e Teodor Laços (Tushka);
04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit (Ina);
18/12/1974 — “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës (Selimi)
1974 — “Prefektin”  e Besim Levonjes
1974 – – “Cuca e maleve” (Njeri nga diversantet) ;
20/03/1975 — “Duke u gdhirë viti 1945” e Teodor Laços (Reizi);
11/06/1975 — “Lumi i vdekur” e Kudret Velçës (Peç Mblloçi);
1976 – Epoka para gjyqit;
24/04/1982 — “Kështu të dua” e Pëllumb Kullës  (.Samiu); “Komunistet”
“Karavidhet” (daje Ceni);
01/12/1986 — “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahës (Thomai)
“Kryqi i bardhë”
“Zbutja e kryeneces”


Albumi i aktorit ne Facebook – Kinematografia Shqiptare

Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 455

Na ndiqni edhe ne :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here