Xhevdet Ferri (1960-2020) | Profil!

0
2065
Xhevdet Ferri (1960-2020)
Njeri nga aktorët me të spikatur të kinematografisë shqiptare tëviteve `80-te.

Ka lindur më 26 Nëntor të vitit 1960 në qytetin e Durrësit. Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e drames dhe më pas mbetet pedagog i mjeshterise se aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive.

Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Ne teater ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role). Pothuajse ne te gjitha filmat ka qene ne rolin e protagonistit.

Deputon ne vitin 1980 ne “Sketerre `43” si Arjani dhe po ate vit ne “Vellezer dhe shoke” duke rene ne sy per rolin e Markos. 5 vjet me vone , ne v. 1985 do te behet i njohur me interpretimin e rolit te Agronit ne filmin e dyte te tij “Hije qe mbeten pas”.

Ne misherimin qe i beri figures se Gorit ne filmin tjeter “Dhe vjen nje dite” , me te cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilesi te tjera interpretative si natyrshmeria, qetesia dhe thjeshtesia shoqeruar nga karakteri drejtperdrejt i te vepruarit. U dallua per nje individualitet te vecante aktoresk. Role te tjera te spikatura per aktorin Xhevdet Ferri jane edhe ai i Artanit ne “Sketerre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); trimi ne “Perralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990);

Me rolin e Sakos, ne filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin serish ne nje pike te larte artistike te interpretimit. Aplikoj me sens aktorial heshtjen emocionale, ku syri i ngulur, disi i turbullt e persiates shoqerohet nga nje ndjenje e brendeshme, por se jashtmi e vetepermbajtur. Spikat per gershetimin e rrafsheve emocionale e veprimimeve vrulluese me ato te nje natyre ne dukje flegmatike, sakaq meditative dhe te paqta.

Ka xhiruar si rregjizor edhe filmin “Tradheti bashkeshortore” ku interpreton edhe rolin e burrit, njerin nga tre rolet kryesore.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendres Kombetare te Kinematografise, duke e marre serish kete post ne vitin 2006.

Ndersa ne vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombetar. Eshte specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhen kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor.

Ne vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate. Aktualisht përveç impenjimit në (QKK) është edhe pedagog në Shkollën e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Xhevdet Ferri është i martuar me aktoren Rozeta Ferri.

Nderron jete parakohe ne moshen 59 vjecare pas nje semundje te rende me 16 janar 2020.


Kinematografi

1980 — Skëterre 43 – Arjani
1980 — Vëllezër dhe shokë. – Marko
1981 — Gjurmë në kaltërsi – Astriti
1982 — Era e ngrohtë e thellësive (Film TV). – Arben Bano
1982– Besa e kuqe. – Pali
1984 — Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti
1984 – Vendimi – Sadriu
1985 — Hije që mbeten pas – Agroni
1986 — Dhe vjen një ditë – Gori
1987 — Përrallë nga e kaluara – Trimi
1988 — Treni niset më shtatë pa pesë – Martini
1990 — Vitet e pritjes – Gjon Kodri
1994 — Larg barbarëve/Loin des barbares – Emigranti
1998 — Dasma e Sakos – ..Sako
2004 – Saimir – Edmondi, babai i Saimirit
2006 — Gjoleka,djali i Abazit – Shferi i autobuzit
2007 — Koha e kometës – Bashkëshorti i Agnes
2009 – Gjallë – Alive! – .Zefi
2009 – Në kërkim të kujt – Prokurori

Regjisor
2006 — Gjoleka,djali i Abazit (as/regjisor)
2000 — Tradhëti bashkëshortore

Çmime e Tituj

18 Prill 1987 – Medaljonin e Festivalit për interpretimin e rolit të Gorit në filmin “Dhe vjen një ditë” në Festivalin e VII-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë nga data 13 deri në 18 prill 1987.

Publikuar dhe pershtatur per faqen ne nentor 2014. U rishikua ne nentor 2016 e janar 2021.


________________
 Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / f. 130-131 (Papagjoni.J); “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” – Toena 1999 / f. 119-120 (Hoxha. A)

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here