Xhezair Dafa (1940-2020) | Regjisor i filmit dokumentarë!

0
868

Xhezair Dafa (1940-2020)
Regjisor i filmit dokumentare dhe kronikale!

#KinematografiaArtiSkenikSporti  #Regjisoret

Lindi ne fshatin Borsh te Sarandes me 24 janar 1940.
Mbaroi shkollen e mesme teknike ne degen e ndertimit dhe me pas Shkollen e larte per aktore prane Teatrit Kombetar ne Tirane.

Punoi fillimisht si asistent regjisor ne filmat “Komisari i drites” (1966), “Ngadhenjim mbi vdekjen “ (1967 ), “Njesiti guerril” (1969), “Plage te vjetra” (1969). Gjate kesaj periudhe dhe me vone interpretoi role te vogla ne disa filma.

Filmi i tij i pare artistik si regjisor ishte “Odisea e tifozeve” (1972), ne fakt nje kinopantomime. Filmi i tij me suksesshem si regjisor ishte “Keshilltaret” (1979). Filma te tjere artistike jane: “Duke kerkuar 5 oreshin” (1974), “nje udhetim i veshtire” (1977), “Itendenti” (1980) .

Veprimtarine me te madhe e pati ne filmat dokumentare duke xhiruar mbi 25 te tille si: “Qyteze e re, njerez te ri” (1971), “Perlat e jugut” (1972), “Urbanistika e fshatit tim” (1973), “Po lufton Idriz Seferi” (1984), “Leter nga Komani” (1984), “Prite, prite Skenderbene” (1985), “Perballe nje dimri te ashper” (1985) etj. Ne vitin 1987 kaloi prane Arkivit Shteteror te filmit, duke u marre me xhirime per qellime arkivore.

Nga filma te tjere dokumentare e kronikale mund te permendim: “Ne ndihme te kooperativave malore” (1967), “Inisiativat krijuese te masave” (1967), “Kujdes” (1970), “Alpinistet ne bregdet” (1970), “Lavdi te perjetshme Mao Ce Dunit” (1976), “Blerim i ri ne fshat “(1977), “Ansambli Megafoni i kuq ne Shqiperi” (1978), 1 maj 1978 (1978), Industria jone kimike (1981), “Me alpinistet e vegjel” (1981), “Rruga e nje kombinati” (1981), “Nga bullonat tek makinerite dhe fabrikat komplekse (1982), “Brigada e novatoreve” (1983), “Koferenca kombetare kushtuar mendimit teorik te shokut Enver Hoxha” (1983), “Gjithmone zgjuar” (1983), “Kultivimi i peshkut” (1984), “per shendetin e popullit” (1985), “Bleron kjo lulja e Jonit” (1986), “Ne zemer te dibraneve” (1986) etj.

Ndahet nga jeta me 3 shkurt 2020.
____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca:  “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” – Toena 2002 / A. T Hoxha (f. 85).
Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here