Xhixhi Riva (1944-2024) “bubullimë” e futbollit Italian!

0
62

Gazetari i mirenjohur italian, Xhani Brera e ka pagezuar Xhixhi Riven “rombo di tuono” – bubullime, shkreptime!

Shuhet nje tjeter yll i futbollit boteror, ai u nda nga jeta ne moshen 79 vjecare duke lene pas ne perjetesi klasin, aftesine dhe te gjitha cilesite qe i karakterizone lojtaret e medhenje. Ai do te kujtohet si njeriu qe i dha “Kaljarit” titullin “scudetto” (1970), titulli kampion europe skuadres “azzura” si dhe performancen e tij ne boterorin e 1970-tes ne Meksike. Dy dashuri te pashtershme dhe tre etapa ku kulmoi karriera e kampionit italian.

Riva ishte jo vetëm një kampion i jashtëzakonshem, por edhe një kampion i elegancës, korrektësisë, etikës së aplikuar në lojen e top kembes. Për këtë arsye pas karrieres si lojtare ai mundi të mbulonte me klas dhe elegancë rolet drejtuese në Federatë.
Ishte nje shkëmb tek i cili u kapën të gjithë, duke e ditur se merrnin gjithmonë këshillat e duhura. Si lojtar, pra, është pothuajse e kotë të flasësh për këtë mit. Sepse Mitet nuk tregohen. Mitet shikohen, vëzhgohen, festohen….
Vetëm kaq!.

Ai ishte një monument i futbollit italian. Edhe sot golashënuesi më pjellor në historinë e “azzureve” me te cilet fitoi Kampionatin Evropian të 68-ës. Shenoi bukurinë e 35 golave në 42 prezenca, kur ndeshjet e kohes se tij ishin gjithmonë kundër kundërshtarëve të mëdhenj e më të suksesshëm.

Me te kalterit u be edhe nen kampion bote, në aventurën fantastike të boterorit te Meksikes ’70, protagonist në sfidën e shekullit kundër Gjermanisë Perendimore. Të gjithë e mbajnë mend golin e Riverës, i cili mbylli ndeshjen. Por Riva, pak minuta më parë, i kishte dhene tashmë Italisë nje tjeter arritje, pas nje goli te bukur mjeshteror.

Lindi në Legjiuno (Leggiuno) në provincën e Vareses më 7 nëntor 1944.
Ai kishte humbur babanë e tij nga një aksident në punë kur ishte vetëm nëntë vjeç. Dhe gjithashtu për këtë arsye, pasi humbi nënën e tij, ai jetoi në tre konvikte.
Futbolli ishte pasioni i tij i madh, dashuria, profesioni, jeta e tij, e cila kaloi tërësisht në Sardenjë. Bolonja e donte atë, por ai pothuajse pa dëshirë përfundoi te “Cagliari”. Për të rënë më pas në dashuri me ishullin e parajses – ku lindën dy fëmijët e tij – dhe ku ai vazhdoi jo vetëm të luante gjatë gjithë karrierës së tij, por të jetonte aty dhe te mbulonte hera heres role te stafit drejtues dhe menaxhimit te klubit.

Fillimisht, Gigi Riva spikati në Serinë C në rradhet e “Legnano”-s në sezonin 1962-’63, ku më pas u ble nga “Cagliari” në verën e viti 1963.
Qëndroi në Sardenjë për të gjithë karrierën e tij si futbollist. deri në vitin 1977, duke shkruar faqe të paharrueshme të historisë. Ai veshi fanellën “rossoblù” 315 herë, duke shënuar 164 gola dhe ishte një nga protagonistët e mëdhenj të kampionatit të klubit sardinez në vitin 1970.

Xhixhi Riva diti te kombinoi klasin, fuqinë dhe guximin, aq sa gazetari i mirenjohur Gianni Brera e quajti “Rombo di Tuono” (bubullime).

Edhe pse ndiqej dhe lakmohej nga të gjitha klubet e mëdha të veriut, Riva gjithmonë ka përsëritur dashurinë e tij për Sardenjën duke refuzuar çdo propozim për transferim.
Ai ishte golashënuesi më i mirë ne “Serie” A në tre sezone: 1967, 1969 dhe 1970!
Fanella tjetër e tij e preferuar ishte ajo e Kombëtares. Në vitin 1968 fitoi titullin evropian (i pari për Italinë) e me pas duke qene ndër protagonistët e mëdhenj të ekspeditës “azzurra” në Meksikë 1970, ku Italia, pas gjysmëfinales legjendare që fitoi 4-3 kundër Gjermanisë, humbi në finale kundër Brazilit te Pele. Riva e ka veshur 42 herë fanellën e kombëtares, duke shënuar 35 gola.

Mbahet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Kombëtaren e kalter. Eshte portreti i një njeriu të madh dhe një sportisti të jashtëzakonshëm!

Sot, sic thuhet, profesionalizmi të shtyn të ndërrosh sa më shumë ekipe, fanella: sepse ky është futbolli i sotem. Nga ana tjetër, futbolli i Rives ishte ai në të cilin, në mënyrë të pandashme, mund të lidhej me një klub, deri në fund. Dhe ky ishte Riva: një simbol jo vetëm i Cagliarit, dhe i kombëtares, por e gjithë botës së futbollit, e cila vajton një mit që është vetëm në dukje i paarritshëm. Një mit që, duke shmangur fjalët e teperta, diti të fitonte me madhështinë e tij si njeri dhe sportist.

22 janar 2024
Pjerin Bj.
_______________________

Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, ne aktovitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here