Jani Kaçi
Konsiderohet si një nder portierët më të mirë shqiptar.
Portieri legjendar i v. `70-`80 , u lind në Korçë më 17 gusht 1952 nga prindërit – i ati grek dhe nëna shqiptare.
Jani, i cili është është me origjinë nga Saranda, filloi të aktivizohej si portier me ekipin e Skënderbeut të Korçës që në moshën 13 vjeçare për shkak të gjatësisë qe kishte.
Aktivizohet me skuadren U-19 në vitin 1967 në moshën 15 vjec dhe bën debutimin e tij me skuadrën e pare, vetëm dy vjet më vonë në një ndeshje të Kupës së Shqipërisë kundër Besëlidhjes se Lezhës.
Në 1972, ndërpret studimet në Institutin e Lartë Bujqësor të Korçës për të përfunduar shërbimin e detyrueshem ushtarak. U dërgua në një njësi artilerie në Elbasan ku do të bashkohej me skuadren “Labinoti”, në kohën kur Partizani gjendej në një turne në Kinë.Më pas, si portier i “Labinotit”, i bie në sy Petrit Dumes gjatë një ndeshje kundër Partizanit, të cilën “Labinoti” e fitoi 3–0. Petrit Dume këmbënguli më pas tek traineri i Partizanit, Loro Boriçi, për ta sjellë përsëri në klub, me të cilin u bashkua më pas në janar 1973.
Jani Kaçi u kthye tek “Skënderbeu” në janar 1976 dhe u tërhoq nga futbolli para kohe në 1985, në moshën 32 vjeç, pasi udhëheqësit komunistë në Korçë e ngacmonin për shkak të origjinës greke të babait të tija! Gjithashtu, ai u akuzua që kishte grisur një foto të liderit komunist Enver Hoxha ndërsa luante ne radhët e Partizanit. Jani Kaçi mbas një periudhe kohore tek Partizani, filloi të mbante fanellën si portier me numrin 22, e rallë asokohe ne Shqiperi.Me Skuadren Kombëtare bëri debutimin e tij për Shqipërinë në një ndeshje miqësore në nëntor 1976 kundër Algjerisë, duke qenë në formacion gjithsej në 6 ndeshje.
Ndeshja e fundit me Kombëtaren do te ishte një ndeshje kualifikuese e Kupës Botës në Prill 1981 kundër Gjermanisë Perëndimore.
Karriera si trainer. Ai gjithashtu ka drejtuar Skënderbeu e Korçës ku fitoi Kampionatin Kombetar te sezonit 2006-07.
Në shkurt 2010 ai u emërua si ndihmës trainer nën drejtimin e Mirel Josa tek Skënderbeu, një pozicion të cilin ai e plotësoi deri në largimin e tij në fund të sezonit 2009-10. U rikthye më pas si trajner i portierëve të Skënderbeut. Vitet e fundit ai ka qenë gjithashtu trajner i portierëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë U-21.
SKEDA
Karriera me të rinjtë
1965-1969…… Skënderbeu
Me te rriturit
1969–1972…..Skënderbeu
1972…………..Labinoti
1973–1975…..Partizani
1976–1985…..Skënderbeu
Perfaqesueset
1972–1976….Albania U-21
1976–1981….Albania
Trainer:
1985–1987….Skënderbeu (të rinjtë)
1987–1995….Skënderbeu
1996………….Skënderbeu
1997–1999….Pindos
2000–2001….Gramozi
2001………….Skënderbeu
2006–2007….Skënderbeu
2008–2009….Skënderbeu (tr. i portierëve)
2014–………..Skënderbeu (U-19)
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve, janar 2021