YJE TË KINEMASË BOTËRORE | YVES MONTAND !

0
600

Yve Montand
Aktor, kengetare!

Lindi me 3 tetor 1921, ishte një aktor franko-italian dhe këngëtare .
Montand lindi nen emrin Ivo Livi në Monsummano Terme, Itali nga prinderit Giuseppina Simoni dhe Giovanni Livi. Nena e tij Giuseppina ishte një katolike e devotshme, ndërsa i ati i tij njihej me besime te forte komuniste . Familja Montand -së u nis për ne France në vitin 1923 për shkak të regjimit fashist në Itali. Yve u rrit në Marsejë, ku qe ne moshe te re ka punuar në dyqanin e motrës së tij si berber , dhe më pas në portet e ndryshme .

Aty diku ne kete kohe fillon një karrierë si këngëtare ne muzike salloni. Në vitin 1944, zbulohet nga Edith Piaf në Paris e cila e bëri pjesë ne aktivitetin e saj artistik.
Montand vazhdoi të njihej ne aspektin nderkombetare si këngëtare aktor , duke interpretuar në filma të shumte . Këngët e tij e bene te mirenjohur, veçanërisht ato rreth Parisit, e bene njeriun e çastit . Ai ishte një nga interpretuesit më të njohur në sallën e famshme te Bruno Coquatrix ne Paris “Olimpia Music”, i cili udhetonte me muzikantë te shquar përfshirë Didi DUPRAT .

Në 1951 , Yve martohet me Simone Signoret, dhe ata bashkë luajten në disa filma per gjate karrierës se tyre . Martesa ishte , perfekte nga të gjitha anet, mjaft harmonike, që zgjat deri në vdekjen e saj në vitin 1985, (edhe pse Montand kishte një numër relacionesh me figura te njohur publike, sidomos me Marilyn Monroe , me të cilin ai luajti në një nga filmat e saj të fundit , “Le të bëjme dashuri”) .
Gjatë karrierës së tij , Montand luajti në një numër të konsiderueshem te filmave te prodhimit ammerican “Motion Picture” si dhe në Broadway. Ai u propozua për një “Award”
si ” Aktori më i mirë” në vitin 1980 ne filmin “I comme Icare” dhe përsëri në vitin 1984 ne filmin “Garcon”.

Në vitin 1986 , fuqia dhe shkelqimi i karrieres se tij kishte rënë në mënyrë të konsiderueshme, megjithate ne moshen 65 -vjeçare ai dha një nga shfaqjet e tij më të paharrueshme, në film me dy pjesë : “Jean de Florette” , duke performuar bashkë me te madhin tjeter te kinemase franceze Gerard Depardieu , dhe ne pjesen e dyte tek episodi “Manon des Sources” , bashkë me Emmanuelle Beart . Filmi ishte një hit në mbarë botën dhe kritika e ngriti lart profilin e Montand -së sidomos në SHBA , ku ai bëri një paraqitje me vonë ne show “Late Night me David Letterman “
Vdiq nga nje krize zemre me 9 Nentor 1991 ne xhirimin e filmit qe nuk arriti ta mbaroj kurre “L’île aux pachydermes”.

Ka qene i martua dy here dhe ka patur nje djale, Carol Armiel qe i lindi me gruan e dyte ne vitin 1988. ne France ka qene nje tjeter grua qe e ka akuzuar Yve si babai i vajzes se saj. Eshte detyruar te kryeje proven e DNA-s per te vertetuar nje gje te tille. Gruaja vazhdonte te insistonte deri edhe mbas vdekjes se tij por nuk u vertetua asnjehere qe Yve ishte babai i vertete i kesaj vajze qe kjo grua anonime pretendonte.

Kinematografia Arti Skenik & Sporti
Janar 2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here