Ylli Demneri | “Meteore” të skenës shqiptare!

0
3432

Ylli Demneri!
Aktor i v. 80-te dhe shkrimtar i mbas v. 90-te.

“Meteore te skenes”, eshte rubrika e kesaj faqe me synimin per te nxjerre nga “pluhuri” i harreses nje pjese te atyre aktoreve tane te cilet per vete faktin e pamvaresisht nga aftesia e tyre interpretative, kane patur nje karriere te shkurter tamam si ndricimi dhe rrugetimi i nje meteori! Ne kete kategori perfshihet edhe aktori Ylli Demneri me profesionin e shkrimtarit mbas viteve 90-te.

Lindi ne Tirane me 26 shkurt 1961 nga cifti i prinderve me baba nga Tirana dhe nene nga Skrapari. Kreu studimet per pikture dhe fill me pas ne Insitutin e Larte te Arteve per regjisure.
Me te mbaruar studimet emerohet ne Kinostudio si asistent regjisor duke realizuar dy filma dokumentar ne kete pozicion: “Kur flasim per poezine” (1984) me te cilin mbrojti diplomen dhe “Hapa ne park”.

Foto te aktorit nga filmi "Ne cdo stine"
 
 

 

U aktivizua me pas ne disa filma te Kinostudios ndonese ne role dytesore dhe episodike.
Ne vitin 1980 interpreton ne tre filma: “Ne cdo stine” (gjate kohes kur ishte akoma student) ne rolin e Yllit te riut student ne kete film, televizivin “Plumba perandori”, ne rolin e nje te riu komunist si dhe ka nje rol fare episodik ne “Gezhoja e vjeter” (klienti i ulur me Baken). Kater vjet me vone ne vitin 1984 luan ne “Militanti” (ne rolin e Kujtimit misherim i heroit te popullit Qemal Stafa).

Foto te aktorit nga filmi "Militanti"!
 
 
 

 

Ne rolin e nje te riu komunist ne filmin televiziv – RTSH (1980) “Plumba perandorit”
Ne filmin “Gezhoja e vjeter” ne nje rol fare episodik.

Ne fundvitet 80-te fiton nje burse per studime post universitare ne Paris ku u specializua per kinematografi pikerisht ne “Conservatoire libre du cinema francais” dhe me pas ne nje Universitet po ne France ku jep mesim si asistent pedagog.

Duke qenë kineast i mirëformuar, Ylli krijon me lehtësi imazhe e tablo jetësore. Ai ka tre pasione: të shkruajë, të pikturojë dhe të fotografojë. Një ditë do të kemi prej tij edhe albume me vepra vizuale, por sot për sot prej tij kemi në qarkullim prej shtëpisë botuese ODEON pesë botime të librit të parë “Më kujtohet” (Tiranë, 2011, 260 f). në format xhepi; një vëllim me korrespondenca “E dashur A.” (botuar dy herë, 2015 dhe 2016, 219 f).; librin “Bloc-notes”, (2016, 280 f). në format të zakonshëm me vëzhgime, skica portrete dhe tregime; përmbledhjen poetike “Njëqind e njëmbëdhjetë haiku”, (2017, 120 f). dhe volumin e dytë të librit “Më kujtohet” 2018, (266 f).


Jeton prej 28 vjetesh ne France ku është drejtor artistik i revistës “Le Journal des Acteurs Sociaux” në Paris.

________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve dhe informacionit nga gazeta shqiptare on line dhe intervista te vete autorit Ylli Demneri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here