Ymer Bala | Aktorët e Teatrit “Migjeni”, Shkodër!

0
3557

Ymer Bala
Aktor i mirenjohur i Teatrit “Migjeni”, Shkoder si dhe Kinematografise Shqiptare. Te panumerta jane rolet ne kete teater perkrah emrave te medhenj si Tinka Kurti, Zef Jubani, Tano Banushi e Lec Bushati etj.

Lindi ne Shkoder me 16 gusht 1945. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu” me 1966, dhe fill me pas punoi aktor ne teatrin “Migjeni” te Shkodres.
Akoma student megjithate ne skenen e Teatrit Popullor, arrin te luaje dy role ndonese episodike, tek drama e K. Jakoves “Halili dhe Hajria” (rolin e Mustes se vogel) dhe tek drama tjeter “Dragoi i Dragobise” ne rolin e djaloshit Avdi Bajrami.

Ne vitin 1972 ne teatrin “Migjeni” misheroi me plot pasion rolin e Murrashit ne dramen e Kole Jakoves, “Toka e jone” me regji te Serafin Fankos, me te cilin, pervec qasjes realiste dhe vertetesise dhe paraqitjes se anes heroike te personazhit, deshmoi po ashtu edhe nje dinamike, temperament dhe energji psikike aktoriale te lavderueshme.

Ne vitin 1979, luajti rolin e Baces te drama “Baca i Gjetjave” te F. Krajes, e cila shenoi nje rritje te ndjeshme te aktrimit te tej. Ai e kundroi figuren ne rrafshe mirefilli dramatike duke nxjerre ne pah aftesine e zoterimit te vetes, kthjelltesine, veprimin e sakte me nenkuptimet dhe celjen e perspektives se qellimit (posacerisht me lajmin e vrasjes se nipit dhe pritjen e Bajraktarit). Ymer Bala ka qene nder aktoret e parapelqyer ne ket e teater, me role krejtesisht te kahut dramatik, role heronjesh, dashnoresh e te rinjsh me vlera morale, qe ndihmojne ne katarsen shpirterore te tjereve.

Interpretimet plot finese e profesionalizem prej nje aktor e dallojne ate duke e radhitur ne brezin e aktoreve te shquar te “Migjenit”. Spektatori shkodran e ka te fiksuar imazhin e tij te roleve te interpretuara ne shume shfaqje si tek “Keshilli i ndrikullave”; “Toka jone”;  “Fisheku ne paje”; “Ceshtja e Blertes”-1984 etj.

Keshtu aktori shkodran ka njemendesuar me sens realist dhe hijeshi skenike role te tjera syresh, ai ato te “Djem te mbare” – 1976, ose Shpendi tek drama “Shpartallimi”, Ujkani tek “Gjaku i arberit” – 1981 drama e Fadil Krajes, djali i Trimit te drama “Cmurosja” e Serafin Fankos – 1994, intelektuali te drama “Ftese nga larg” te Stefan Capalikut – 1996.

Aktorimi i Ymer Bales eshte karakterizuar nga tonet e eperme emocionale, shpesh me theksim te forte. Ka nje deklamim te endeshem te fjales, me nje ze te ngrohte e melodioz, ku spikamat poetike ftojne vlere e tingellime, te shoqeruara natyrshem nga pasioni dhe hijeshia skenike. Ka metuar te beje te dukshme anet qe shprehin qendrimet burrerore e stoike te personazheve, po ashtu castet liriko-poetike te tyre. Ka fituar popullaritet edhe me dhuntite ne recitimin e bukur te poezise shqipe.

Ndersa publiku i gjere shqiptar e mban mend ne shume filma artistik, ne vecanti e identifikon ate me mesuesin e Adushit tek “Lume drite”; Ne film do te debutoje tek “Gjurma” ne vitin 1970, i cili ne kete film te pare per aktorin do te luaje me emrat e medhenj te kinemase si Naim Frasheri, Ndreke Luca, Violeta Manushi, Margarita Xhepa etj . Nje vit me vone do te interpretoje ne “Mengjeze lufte” (1971); Ne vitin 1973 do te luaje rolin e Mark Martinit, kusheririt te Kreshnikut tek “Operacioni Zjarri” perkrah emrave si Tinka Kurti, Ndreke Luca, Llazi Serbo etj.

Aftesite aktoriale te tij bien ne sy te rregjizoreve shqiptare qe e ofrojne ate edhe ne filmat e tjere ne vijim . Roli kryesor ne filmin “Lume drite” do ta fiksoje aktorin ne memorien e spektatorit te gjere shqiptar.
Nje tjeter rol, i shtohet karieres se tij ne vitin 1979 , ai i komisarit ne “Ditët që sollën pranverën”. Me pas do te vijoje tek “Ceta e vogel”, film me rregji te Mark Topallajt dhe qe nuk do te munde t`i shpetoje censures deri ne vitin 1990-te.

Ne vitin 1982 do te jete ne televizivin e TVSH-se ne “Flaka e Maleve”
Ne dhjetor te vitit 2014, ne 65-vjetorin e teatrit “Migjeni”, rikthehet në skenë pas 32 vitesh me dramen “Gjaku i Arbërit”, duke iu pergjigjur fteses se regjizorit Bruno Shllaku per ta rivene ne skene kete drame .
Qe nga viti 1997 emigroi ne Saint Louis, SH.B.A vendi ku jeton aktualisht me familjen e tij.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Publikuar me pare ne faqen me te njejten emer ne Facebook ne prill 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues. P. Bj shenime personale “Ne vite per artin skenik”!

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply