Yvonne Sanson (1925-2003) | Yje të kinemasë botërore!

0
123

Ivone Sanson (1925-2003)
Aktore i kinemase italiane e mirenjohur e gjinise se filmit melo-drame!

Aktorja ka lindur ne Selanik te Greqise me 29 gusht te vitit 1925, e natyralizuar si italiane.
Nena e saj ka qene greke ndersa babai francez me origjine ruse. Qe ne vitin 1943 familja e saj emigroj ne Itali, ku Yvonne kompleton studimet ne nje institucion qe drejtohej nga murgeshat katolike.

Me clirimin e Romes, mbas Luftes se II-te Boterore, ajo gjendet e punesuar si modele per disa rrobaqepsi te vendit. Fale aspektit te saj fizik, tipik mesdhetare, bie ne sy tek nje producent duke filluar keshtu karrieren kinematografike fillimisht me role te vogla ne filmat: “La grande aurora” (1946) te Giuseppe Maria Scotese, perkrah Rosano Brazi, “Aquila nera” (1946) te Riccardo Freda, simbas nje veper te Pushkinit, perkrah aktoreve te njohur te kohes, Gino Cervi dhe perseri Rosano Brazi.

         

Ne vitin 1947, regjisori Alberto Lattuada i beson asaj nje rol kryesor ate te Xhinevra Kanales ne filmin “Il delitto di Giovanni Episcopo” duke aktruar perkrah te madhit Aldo Fabrizi dhe Roldano Lupit. Me kete film Sanson do te filloje te bie ne sy te kritikes italiane dhe publikut te kinemase. Nje vit me pas, interpreton rolin e Katerines II te Rusise ne “Il cavaliere misterioso” te regjisorit Riccardo Freda, se bashku me aktoret Vittorio Gassman, Giana Maria Canale e Maria Mercader. Ne vitin 1949 aktorja do te interpretoje rol kryesor ne filmin e regjisorit te mirenjohur Luigji Zampes ne “Campane a martello” perkrah Eduardo De Filippo dhe yllit Gina Lolllobrigida.

Po kete vit interpreton ne filmin “L`imperatore di Capri” te regjisorit Luigi Comencini perkrah te madhit Toto`. Por kthesa drejt suksesit per Yvonne do te jete filmin dramatik “Catene” po ne vitin 1949, perkrah aktorit me popullor te kohes, Amedeo Nazzari , film i rregjisorit Raffaello Mattarazzo. Ky film qe nga titulli do te jete nje sukses i madh i papritur nga publiku. Pelikula me te ardhurat me te medhaja per sezonin 1949-50 i sjell lavdi kompanise filmike “Titanus” e duke rivitalizuar gjinine italiane te filmit “melodrama popolare”, mjaft e dashur ne ate kohe ne Itali e gjetke.

Ne te gjithe mesin e viteve 50-te duke interpretuar filma te tille te kesaj gjinie, e bejne Sanson njeren nga mbretereshat e skenes se melodrames. Ajo fiton mjaft popullaritet dhe behet gjithashtu njera nga aktoret me te preferuara te kohes.

Ne mes shume filmash (pothuajse te gjitha te interpretuara perkrah Amedeo Nazzarit dhe te regjisorit Raffaello Mattarazzo) mund te vecojme: “Tormento” (1950); “I figli di nessuno” (1951); “Chi e` senza pecato” (1952); “Torna” (1953); “L`Angelo bianco” (1955); Gjithashtu ka edhe filma te melodrames me regjisore te tjere si “Menzogna”; “Stella dell`India”; “Il prigioniero della montagna”; “Noi peccatori”; “Wanda la peccatrice”; Te gjithe keto filma qe ne fakt nuk jane vleresuar shume nga kritika kinematografike , te cilesuara si “fotoromanzi” te kinemase, kane patur perkundrazi shume sukses komercial.
Yvonne Sanson nuk ka munguar te interpretoje edhe filma te gjinise komike, edhe pse ajo mbahet mend si aktore dramatike. Keshtu mund te permendim filmat “L`Inaferrabile 12” (1950) te regjisorit Mario Mattoli; “Cintura di castita`” (1950) te Camillo Mastrocinque; “ Pane, amore e gelosia” (1954) te L. Komencinit; “La moglie e` uguale per tutti” (1955) te Giorgio Simonelli etj.

         

Nga fundi i viteve 50` dhe gjate viteve 60-te fillon fillon renia e saj aktoriale. Pikerisht ajo qe kishte mundur te shkepuse pika loti dhe emocione ne filmat e lartpermendur te gjinise dramatike, tani nuk arrin me nga nje publik i apasionuar ne gjini te tjera te filmit italian. Ne fakt dy filma te luajtura po me A. Nazzari te te njejtit regjisor , Matarrazzos “L`ultima violenza” (1957) dhe “Malinconico autunno” (1958) rrezultojne te pa suksesshme. Sukseset e saj do te “harrohen” krejtesisht gjate viteve 60-te. Filmat e gjinise se melodrames kane dalur tashme jashte mode, ne te cilet ajo kishte qene mbreteresha e padiskutuar. Karriera e saj eshte e varfer. Ne vitin 1958 kthehet ne Greqi per te interpretuar nje film qe kurre nuk u shfaq ne Itali. Ketu do te shenohet roli i saj i fundit si protagoniste.

Ne vazhdim do te interpretoje vetem role dytesore dhe te vogla ku kujtohen filmat: “I Masnadieri” (1961) te Mario Bonard; “Il giorno piu` corto” (1963) te Sergio Corbucci, filmi “western” “Il giorno dell`ira” (1967) te Tonino Valerit, perkrah aktoreve te njohur boteror te ketij zhanri, Lee Van Cleef dhe Giuliano Gemma etj. Ka interpretuar edhe ne disa filma muzikor me Albano e Romina Power tek “Il ragazzo che sorride” (1968) dhe “Pensando a te” (1969) .

Sanson ka qene interpretuese edhe ne filmat te quajtur “cinema d`autore” por edhe ketu duke u shfaqur ne role dytesore “Il Capotto” (1952) te A. Latuades; “Siamo tutti assassini” (1952); “Anima nera” (1962); “Il profeta” (19680 te Dino Risi; “Il conformista” (1970).
Ne fillim te viteve 70-te, mbas nje televizivi te v. 1972 te RAI-it ”Le aventure del barone Von Trenck” , dhe me nje rol thuajse fare te vogel ne nje film te gjinise “thriller” “AAA Massaggiatricebella presenza offresi…” (1973) te regjisorit Demofilo Fidani, Sanson e braktis definitivisht karrieren artistike. Tamam ne kete moment filmat “molodrame” te saja te viteve 50-te jane rishikuar dhe rivleresuar perseri nga kritika e kinematografise. Ne mesin e viteve 70-te eshte gjendur ne nje veshtiresi ekonomike dhe duke vazhduar me tutje me probleme te gjata me tatim taksash italiane, aq sa i duhet qe vilen e kushtueshme se bashku me te gjitha orendite luksoze ne Appia antica, te vihet ne ankand. Ajo vete fillon te punoje si perkthyese ne Ambasaden greke ne Rome.

(Original Caption) Greek actress Yvonne Sanson is shown here with American actor, Steve Barclay.

Ne vitet e fundit te jetes se saj, Sanson ben nje jete modeste, refuzon te shfaqet ne publik dhe shperngulet ne Bolonja per te qendruar prane se bijes Gianna-s me profesion arkitekte.
Nderron jete ne moshen 77 vjecare ne naten e nderrimit te dates 23-24 korrik te v. 2003. Prane saj ne momentet e fundit e bija e vetme dhe nje grup miqesh dhe te afermeve te saj. Yvonne Sanson, prehet ne varrezat e Pianoro-s , shume afer Bologna-s.

 

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti mban daten 21 qershor 2017 ne Facebook ne faqen “Kinematografia Shqiptare”

__________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here