Zef Bushati
Aktor i Teatrit Popullor (sot TK) / Aktor i Kinematografise Shqiptare, Regjisor, Petagog ne ILA dhe Politikan!
Ka lindur ne Tirane me 11 tetor 1953. Diplomohet per aktor dhe rregjizure ne Insitutin e Larte te Arteve ne vitin 1975, dhe ne dhjetor te ketij viti fillon pune si aktor ne Teatrin Popullor. Qe ne fillim i jane besuar role ne kete skene te teatrit, ndonese role te vegjel dhe si dublante.
Mund te permendim ketu gjithsesi, dramen “Familja e Peshkatarit”; “Zonja nga Qyteti” ; “ Arturo Ui”; “Viti 61” etj.
Ka interpretuar shume role ne planin epiko-heroik por edhe ata me veshtrime psikollogjike.
Karriera e tij ne Teater per nje periudhe 20 vjecare perfshin rreth 47 role te ndryshme dhe ndermjet tyre edhe protagonistesh nga ku mund te vecohen roli i Mic Sokoli ne “Besa e Madhe”; Kabash Caushit ne “ Duke u gdhire viti `45”; Ferdinandi tek “Luiza Miller”; Luigj Gurakuqi “Udha e Flamurit”; Parisi “Romeo e Zhuljeta”; Konsulli ne “Epoka para gjyqit”, Stanishi ne “Kush e solli Doruntinen” qe eshte ne fakt edhe roli i fundit i tij ne Teatrin Kombetar.
Po ne Teater ai provoi edhe rregjine dhe jo pa sukses. Keshtu ne vitin 1978 ka vendosur ne skene “Vershime pranverore” e me pas “Besa e madhe”; “Tragjedine e fundit te Deas”; Ne vitin 1988, me nje veshtrim me prane kohes dhe me nje grup aktoresh te shquar si Kadri Roshi, Violeta Manushi, Vangjush Furrxhi, Drita Pelingu, Agim Qirjaqi, Yllka Mujo, Pavlina Mani etj arrin te vendos ne skenen e Teatrit Popullor dramen “Hijet e Nates” te Vedat Kokones. Ne disa prej ketyre shfaqjeve eshte madje edhe aktor krahas rregjizures.
Ne ekranin e filmit interpretoi ne: “Shtigje lufte” ne rolin e nje kapiteni italian, “Udhetim ne Pranvere”, “Shoku yne Tili”, “Kur ndahesh nga shoket” dhe u shqua ne rolin e italianit,Agushit, tek filmi “Njeriu me Top” si dhe te Kapedan Janos ne filmin “Kemishat me Dyll” . Ne rolin e Agushit ne vitin 1977, nxori ne pah vlerat njerezore edhe pse nen nje perthyerje inferioriteti, druajtje e frike prej luftes.

Zef Bushati dha leksione si profesor ne Universitetin e Arteve te Bukura ne Tirane gadi per 11 vjet, duke filluar qe ne vitin 1982. Leksionet e tij ne degen e Regjisures dhe te Kantos ishin kryesisht per Mjeshtrine e Aktorit, interpretimin skenik, fjalen artistike, diksionin skenik.
Pas vitit 1991 angazhohet dukeshem ne politike madje duke bere nje karriere akoma me te suksesshme se sa ne artin skenik. Ne fushen e politikes ai eshte i nderuar me tituj e dekorata. Nenkryetar i Partise Republikane, Kryetar i Partise Demokristiane, e me pas ne diplomaci, Ambasador i Shqipërise ne Vatikan,etj.


Me kthimin ne Shqipëri ne vitin 2006, rikthehet ne politike ne rradhet e PDK-se,ku mbajti postin e Sekretarit Politik e te Marredhenieve me Jashte dhe njekohesisht keshilltar i Ministrit te Shendetesise,me tej Zv Minister i Integrimit Europian. Ne vitin 2009 Minister Fuqiplote zvAmbasador ne Itali. Ne vitin 2011 Kryetar i Partise Aleanca Demokristiane e Shqiperise.
VEPRIMTARIA GJATE KARRIERES SE TIJ:
1971 – 1975 Perfundon studimet e Larta në Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane
1975 – 1992 Aktor në Teatrin Kombetar në Tiranë
1979 – 1992 Regjisor në Teatrin Kombetar
1982 – 1992 Profesor në Akademine e Arteve te Bukura
1992 – 1995 Keshilltar në Keshillin e Ministrave
1995 – 1997 Keshilltar i Kryeministrit
1997 – 2001 Deputet në Kuvendin e Shqiperisë
1998 – 2000 Antar i Komisionit Parlametar per Hartimin e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise
2002 – 2006 Ambasador i RSH-se pranë Selise se Shenjte ne Vatikan
2006 – 2007 Keshilltar i Ministrit ne Ministrine e Shendetesise
2007 – 2009 ZvMinister i Integrimit ne Ministrine e Integrimit
2009 – 2010 Minister Fuqiplote ne Ambasaden e RSH-se ne Itali
2011 – Keshilltar i Ministrit te Turizmit,Kultures,Rinise dhe Sporteve.
Dekorata
Mban Urdherin “Kavalier i Klasit te Pare te Kryqit te Madh te Urdherit Piano” akorduar nga Papa Gjon Pali II më 16 tetor 2004.
Mban Graden Dipllomatike ” Sekretar i Pare “, “Minister Fuqiplote”
Mban Titullin “Akademik Nderi” i Akademise Bonifaciana ne Rome – Itali
__________________
Kinematografia Shqiptare. Publikuar ne tetor 2016 dhe rishikuar ne vitet vijues.
Referenca: “60 vjet Teatri Kombetar 1945 – 2005” – Shtepia Botuese 55 / f. 95 / F. Slatina
Lajme te nxjerra online nga portale e gazeta te ndryshme shqiptare, dhe intervista te vete aktorit. Disa nga fotot jane te autoresise se vete artistit Zef Bushati te cilin e falenderojme perzemersisht qe i ndau me faqen tone.
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com) Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw