ZEF DEDA, “KUNATI I SHOKUT XHEMAL” | AKTORI DHE PERSONAZHI!

0
705

ZEF DEDA, “KUNATI I SHOKUT XHEMAL” | AKTORI DHE PERSONAZHI!
E dale nga pena e mjeshtrit Paulin Selimi i cili ka nje merite te madhe ne pergjithesi per shkrimin e materialeve humoristike per estraden e Shkodres, “Kunati i shokut Xhemal” eshte nje nder pjeset me te suksesshme per aktorin Zef Deda e padyshim nje arritje e nivelit te larte te humorit shqiptar ne kundershtim me kufizimet dhe situaten tejet te mbyllur te kohes.

Ishte ajo kohe kur cdo kush mund te ndihej askushi nese nuk kishte ndonje te aferm apo mik ne majat e pushtetit. Jeta behej me e lehte dhe madje niste te te perkedhelte te gjithe ata qe kishin fatin te ishin mik me kusheririn e nje drejtori , kunatin e nje ministri e keshtu me radhe , nje lidhje me njeriun e pushtetshem.

Ne thame me lart “ishte” per kete fenomen te shoqerise sone shqiptare, por mjaft mire mundet dhe madje eshte me e theksuar e ekzistente akoma sot ne v. 2020 ne kohen e lirise dhe emancipimit te shoqerive demokratike….por mesa duket kjo nuk vlen per shoqerine shqiptare e cila e ka te veshtire ta kaperceje nje fenomen te tille, pamvaresisht sistemeve qeverisese. Edhe sot shoqeria e jone eshte deshmitare e “kualicioneve” te tilla, ne njefare kuptimi e nje sistemi te ekuacioneve te fuqise se pare por pa asnje ndryshore dhe me perfundim ne dem te kesaj shoqerie. E tmerrshme!

Tamam ashtu si dje, edhe sot ndjehesh askushi nese nuk ke lidhje me ndonje deputet, politikan, partiak dhe eshte e veshtire te besh nje jete normale pa qene militant i ndonje partie. Ethet e “Xhemal katundarit” kane kapur fort madje edhe nje pjese te artisteve shqiptare, drejtuesve te institucioneve te artit te cilet i kane kthyer keto insitucione si qendra punesimi, te simpatizanteve e militanteve partiake (te cilet kane zevendesuar rolin e komisareve politike te PPSH-se, apo sekretareve te nenes parti, nena prej se ciles doli pluralzimi shqiptar).

Ndaj skeci “Kunati i shokut Xhemal” eshte nje humor qe nuk del kurre nga moda por ka fshikulluar e vazhdon te beje te njejtin efekt ne cdo sistem qeverises se kesaj shoqerie shqiptare.

“Kunati i shokut Xhemal” eshte bere sot “Kunati i zotit Xhemal” fale partise qe perfaqeson dhe klases politike, nderkohe qe “Xhemali” vete pamvaresisht evolimit te shoqerise mbetet po ai, “katundari” ( e thene figurativisht dhe pa dashur te ofendojme asnje shtrese klasore)
Tani le te kthehemi tek rubrika jone “Aktori dhe Personazhi” dhe si lindi “Shoku Xhemal katundari”.

Eshte viti 1985. Paulin Selimi mjeshtri i madh dhe furnizuesi i dores se pare te humorit shkodran ka shkruar nje pjese komike dhe njekohesisht thumbuese, duke prekur nje plage te shoqerise sone. Shkrimi i nje pjese te tille e me pas venie ne skene e interpretimi i saj, vetekuptohet qe nuk ishte aspak e lehte , aq me keq kur ironizohej dhe kthehej ne qesharake, klasa intelektuale dhe partia ne pushtet, ndaj duhej te mbulohej disi perndryshe pasojat do te ishin shkaterrmitare dhe pervoja kishte treguar se shume artiste e keshin pesuar.

Jo me kot sekretari i partise se rrethit drejtues te tjere te Komitetit ne Shkoder , mbasi kishin rene ne dijeni, e kishin pare edhe lexuar materialin, pa humbur kohe kishin filluar ta coptonin, te hiqnin pjese dhe ne fund ta ndalonin krejtesisht ate. Pervec kesaj nje pjese e aktoreve si Tano Banushi dhe Zef Deda qe ishin munduar te kundershtonin paksa, ishin thirrur ne zyre per verejtje, e ndofta dicka me te rende.

Ky i fundit, ka nje prove te pamohushme se materiali nuk ishte i qellimshem kunder Partise dhe pushtetit, por perkundrazi perkonte me nje fjalim te mbajtur nga udheheqesi i kohes Enver Hoxha perpara intelektualeve ne Korce, e shkruar ne nje veper te cilen e mbante ne dore dhe po e lexonte vete Zef Deda. “…tu pritet koka te gjithe atyre servileve qe duan te shfrytezojne cdo lidhje per qellime te tyre me anetaret e byrose dhe pushtetin…”. Pas kesaj te gjithe qe deri pak castesh ishin gadi t`i denonin rende aktoret ne fjale, ndryshuan si me magji duke i dhene leje-kalimin ketij skeci.

Ajo cfare ishte me e veshtira u kalua. Tani duheshin ndare rolet e filluar provat ne menyre qe cdo gje te ishte gadi per transmetim nga TVSH ne festen e madhe te nderrimit te viteve.
Roli i Lonit, protagonistit ne kete komedi te shkurter e caktua ta luante aktori brilant i humorit Zef Deda, por pamvaresisht aftesive te tij te mirenjohura kudo ne Shqiperi provat e nje pasnjeshme rezultonin jashte formes qe duhej te interpretohej ky karakter, beqar ne moshen 40 vjecare dhe qe donte te zgjidhte nje grua me interes, (Xhemal katundari u be shoku Xhemal?). Mbas 15 ditesh prova te lodhshme, te gjithe ishin gadi per interpretimin e roleve te tyre, pervec Zefit qe akoma nuk po arrinte ne nivelin e duhur edhe pse rolin ne fakt ia kishte kerkuar vete ai regjisorit.

Zef Deden nuk e zinte gjumi. Pytje te shumta i rendonin ne koke. Ishte nje material i shkelqyer dhe pergjegjesia tek interpretimi i Lonit ishte e madhe, ndaj dhe misherimi i ketij karakteri duhej te paraqitej reale ne menyre qe edhe materiali ne teresi te merrte 100 % vleren artistike dhe meritat ashtu sic ishte edhe shkruar me mjeshtri nga i paharruari Paulin Selimi. Momentalisht i kontraktuar e duke pare qe ishte i rrethuar me kokat e humorit shqiptar si Tano Banushi, Zyliha Miloti, Drande Xhaj, Besnik Cinari etj., gadi, gadi Zef Deda ishte bere te terhiqej nga ky material sepse mendonte qe nuk do e arrinte kete rol , biles po e prishte materialin dhe behet gadi per te leshuar rolin…..ngrihet ne kembe i pezmatuar, gjysme i kerrusur dhe fillon te flase ne nje menyre qe rastesisht e paditur as ai vete krijon portretin e karakterit qe kerkohej.

Regjisori dhe koleget e tij te pranishem, i thone te vazhdoje te mbaje te njetin qendrim, te njejtat levizje dhe plastike vecse tani t`i shoqeroje me tekstin e materialit te caktuar. Dhe Zefi vazhdon: “Kurrizi u del njerezve modern. Kalliri plot e mban koken poshte. Une po te dua mund te ece edhe keshtu…..po, jo mama nuk shkon fare (kishin zevendesuar tashme fjalet “po, jo nuk mundem ta bej fare kete rol”). “He Xhemal, Xhemal, mallku qofte ky emer dy-rrokesh qe me ndau me motren”!

Dhe ja skeci arrin nje sukses te pa imagjinuar. Mbas festes se nderrimit te viteve aktorin Zef Deda e “mbysin” perqafimet dhe pergezimet per interpretimin e protagonistit te rolit te Lonit qe ndofta nuk e kishte lodhur e stresuar ate vete si asnje rol tjeter me pare. Ngado qe shkon e quajne “kunati i shokut Xhemal” nje emer qe do e shoqeroje gjate aktorin e madh te humorit.

Ekskluziviteti ne kete faqe – korrik 2020
_________________________
Kinematografia Shqiptare  ne aktivitet qe ne vitin 2013
Ju lutemi miqesisht mos kopjoni tekstin dhe ta servirni ate shabllon jashte kesaj faqe. 

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here