Zef Jubani (1910-1958) | Përkujtimore!

0
618

Zef Jubani (1910-1958)
Aktor i Teatrit “Migjeni” – Shkoder

Nje nder rastet e vecanta lindja dhe vdekja e aktorit shkodran.
Lindi ne Shkoder me 2 dhjetor 1910 dhe nderron jete me 1 dhjetor 1958!!!

Ndoqi shkollen e jezuiteve ne qytetin e lindjes, dhe mori pjese ne shfaqjet e organizuara prej saj, duke dale ne skene per here te pare me 1925. Ne vitet `30 u aktivizua si aktor amator ne grupet teatrore te shoqerive te njohura kulturore “Vllaznia” dhe “Bogdani”, sikurese ishin shfaqjet: Rruga e humnerave, Fonti i shpatave, Moisi Golemi-princi i Dibres, Dy princa per nje vajze, Kthimi i Gjergj Kastriotit ne Kruje etj.

Pas disa shfaqjesh qe u pergatiten nga grupi qendror i teatrit prane Shtepise se Kultures Shkoder, me 1949, ai ishte nder aktoret themelues te teatrit “Migjeni” te Shkodres.

Shpejt u be aktori kryesor, me rolet e protagonisteve, ne skenen e ketij teatri. Ne 40 figura artistike qe krijoi me mjeshteri, spikati posacerisht ne shfaqjet e pjeseve nga dramaturgjia shqipe, si: Shtate shaljanet, Kthimi, Agimi, Kunora e Nuries, kurse nga dramaturgjia boterore interpretoi ne rolet kryesore ne pjeset Tartufi e Molierit, Sherbetori i dy zoterinjve e Goldonit, Berber ii Seviljes e Bomarshese, Nora e Ibsenit etj.

Nje nga figurat mbreslenese te tij ishte ajo e Tuc Makut ne dramen Toka jone te Kole Jakoves, me 1954. Me 1952, krijoi figuren e veshtire moleriane, Harpagonin, ne komedine Koprraci. Me kete rol mberriti ne kulmin e karrieres artistike si dhe te teatrit “Migjeni” te asaj kohe, sikunder, nga ana tjeter, shenon nje nga pikat me te larta te aktrimit shqiptar pergjithesisht.

Fuqia e interpretimit aktorial te Z.Jubanit ne rolet e shumta qe realizoi, shquhet per tjetersimin e plote te vetvetes ne figure, per perthyerjet dhe larmine intonative, per plastiken dhe mimiken ekspresive, per vrullimin emocional dhe temperamentin shperthyes, per energjite e levizjes dhe shprehesine e gjestit, po ashtu per pershtatshmerine e larte ndaj gjendjeve dhe karakterit te veprimit.

Keto veti e kane bere ate nje nder aktoret me ne ze te teatrit shqiptar. Jeta e Z.Jubanit u nderpre shpejt, ende pa mberritur te pesedhjetat, madje ai vdiq ne shkallet e teatrit “Migjeni”, me 1 dhjetor 1958, nje dite para premieres se operes se pare shqiptare Mrika te Prenk Jakoves ne te cilen ishte angazhuar edhe vete. Mban titullin “Artist i Popullit”.
_________________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: “Kujtesa e nje qyteti” – albas 2020 / xh. Bushati / zef jubani, f.251 / libri “Mirënjohje” I. Alibali dhe shenime personale (P. Bj – kinematografia shqiptare. Publikuar ne shkurt 2020

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here