Zehrudin Dokle | Regjisor, aktor, kritik!

0
2299

Zehrudin Dokle
Regjisor, aktor e kritik.

Lindi ne Mborje, Kukes me 12 janar 1952. Ne periudhen kohore 1965-70 ka kryer shkollen e mesme profesionale “Politeknikumi 7 Nentori” (sot Harry Fultz). Gjate te njejtes periudhe merr pjese ne teatrin amator te shkolles, nen drejtimin e te famshmes Marie Logoreci. Me pas gjate viteve 1970-74 kryen Akademin e Larte te Arteve,”Aleksander Moisiu” ne Tirane, nen udheheqjen artistike te profesorit dhe Artistit te Popullit Kujtim Spahivogli.

Mbron diplomen ne teatrin “Migjeni” ne Shkoder, nen udheheqjen artistike te Artistit te Popullit, regjisorit Serafin Fanko. Ne vitin 1972, boton artikullin e tij te pare “Gjuha e personazheve si mjet individualizues ne teater” ne gazeten “Drita” – Organ i Lidhjes se Shkrimtarve dhe Artisteve te Shqipërise.

Ne vitin 1973 eshte regjisor i festivalit te dyte “Kënga e Studentit”, dhe po kete vit regjisor i radio drames “Era e Lartësive” ku interpretuan aktoret e shquar si Naim Frasheri – Artist i Popullit, Rrobert Ndrenika – Artist i Popullit etj. Gjithashtu duke vazhduar me v. 1973 eshte perseri regjisor ne programin “Ora Gazmore” në radio Tirana.

Zehrudin Dokle ka qene gjate periushes kohore 1975-86 regjisor i Estrades Profesioniste te qytetit te Kukesit. 1978 martohet me kengetaren e shquar Kleopatra Skarco-Dokle. Ne sezonin 1985-86 Z. Dokle kryen magjistraturen për “Dramaturgji dhe kritikë teatrore”. Nga 1987-92 punesohet si regjisor dhe aktor ne teatrin “Migjeni” te Shkodres, ku ve ne skene shume premiera te sukseshme si: “Ju lutem nje duartrokitje”, “A mund t’ju bëj një pyetje”, “Tre shuplakat” etj…Ne vitin 1999 themelon dhe kryeson shoqaten kulturore “Ivan Vazov”.

Dy vjet me pare ne v. 1997 deri ne v. 1999 ka qene Inspektor per teatrin dhe kinematografine ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Republikes se Shqipërise.
Ne vitin 2000 kryen nje specializim tre-mujor, ne Akademin e Arteve ne Sofie, Bullgari.

Nga 2003 e në vazhdim eshte Antar i bordit organizator te festivalit nderkombetar te teatrit “Butrint 2000”.
Nderkohe ne vitin 2004, boton librin “Teknika e te Folurit Artistik” i cili studiohet nga studentet e Akademise se Larte te Arteve ne Tirane, per teater dhe drame.

Po kete vit ne 2004 boton librin “Une Rrecituesi i Pashallareve të Kuq”, përmledhje e artikujve kritike për teatrin dhe kinematografine.

Ne vitin 2005, perkthen permbledhjen me titull “Tregime te Egra” te autorit te shquar te letersis moderne Bullgare Nikolaj Hajtov.
Po ne vitin 2005 eshte vleresuar me medalje nga Ministria e Kultures Bullgare, per “Kontribut ne Propagandimin e Kultures Bullgare ne Bote”.


Ne vitin 2006 ka perkthyer permbledhjen me titull “Pakez Melhem Bullgar” te autorit Bullgar, Cudomir.

Filmografia
Tomka dhe shokët e tij, 1976
Shembja e idhujve, 1977
Guna Permbi Tela, 1977
Besa e kuqe, 1982
Agimet e Stinës së Madhe, 1984 – serial televiziv
Ngjyrat e Moshes, 1987
Mao Ce Dun, 2005
Lulet e Bores , 2005
Mirmengjes Shoku Lenin, 2007

Ka qene regjisor ne:
Ju lutem nje duartrokitje – Premier
A mund t’ju bej nje pyetje – Premier
Tre shuplakat – Premier
Matura 72.


_______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here