Zerina Kuke, zonja e ëmbël e ekranit të vogël të televizionit!

0
2301

Zerina Kuke
Spikere, prezantuese e televizionin shqiptar dhe e eventeve te ndryshme muzikore!

Lindi ne vitin 1952. Ka kryer Gjimnazin “Sami Frasheri ne Tirane. Ishte 16 vjeç, gjimnaziste, kur bëhej një përzgjedhje në shkolla, e ku asoh kohe regjisori Albert Minga e zbuloi. Regjisorit iu desh t’i merrte lejen e të atit në shtëpi, e pas provës u përzgjodh. Ishte viti 1968.

Sic quhej atehere, spikere, i duhej te hapte dhe mbyllte programin. Atë kohë ishte fat të punoje në TVSH, ishte një ekip i vogël jo më shumë se 20 ose me pak veta. Ky staf i vogel kishte dhe privilegje nga puna ne kete institucion. Zerina qe ne moshe te re shfaqej një natyrë e butë, emotive.

Ndërkohë, në gjimnaz ishte përfshirë edhe në teatrin e shkollës. Kishte bërë rolin e Shkurte Pal Vatës, regjisor i së cilës ishte atëherë studenti Mirush Kabashi.

Mbaron me pas studimet për Gjuhë-Letërsi dhe pak më vone kursin pasuniversitar për Kritikë Letrare. Ka punuar për 17 vjet ne Shtëpine Botuese “Naim Frashëri” dhe ka bërë shumë emisione për librin dhe muzikën. Librin gjithashtu eshte miku me i dashur per zonjen. Qe fëmijë e ka kaluar me librat e Mitrush Kutelit, duke lexuar libra të verdhë.

Ndërkohë, ka punuar gjithashtu në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, ku ka themeluar me ekipin e saj “Panairin e Librit”, duke organizuar ekspozita të shumta të piktorëve shqiptarë e kosovarë. Zerina Kuke gjithashtu ka punuar edhe ne Qendren e Kulturës së Ushtrisë, ku ka organizuar koncerte të mëdha

Ka qene gjithashtu edhe prezantuese e disa festivaleve dhe spektakleve muzikore, keshtu ka drejtuar “Dekadat e Majit” . Ne vitin 1977 se bashku me aktorin Ndricim Xhepa prezantojne Festivalin e 16-te te Kenges ne TVSH.

Puna ne televizion regjistron per zonjen Kuke rreth 35 vjet karriere qe nga koha kur startoi ne TVSH nee vitin 1969.

Eshte bashkeshortja e regjisorit te mirenjohur te televizionit shqiptar, Pali Kuke.

     
    
    

Eksluziviteti ne kete faqe mban daten 28 prill 2022
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Referenca: Seleksionim i lajmeve on line ne faqe te ndryshme te gazetave shqiptare.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here