Zhaklina Dhimojani – Blattler | “Meteorë” të skenës shqiptare!

0
1469

Zhaklina Dhimojani – Blattler!

Ne rubriken e faqes “Meteore te skenes”, do te ndalemi tek aktoria qe interpretoi “Mimoza llasticen”.
Rikujtojme qellimin e kesaj rubrike me synimin per te nxjerre nga “pluhuri” i harreses nje pjese te atyre aktoreve tane te cilet per vete faktin e pamvaresisht nga aftesia e tyre interpretative, kane patur nje karriere te shkurter tamam si ndricimi dhe rrugetimi i nje meteori! Ne kete kategori perfshihet edhe zonja Dhimojani – Blattler.

Lindi me 25 korrik vitin 1965 ne Tirane. Rjedh nga nje familje himariote. Nuk ishte me shume se 8 vjece kur luan ne filmin e mirenjohur per femije “Mimoza llastica”, madje rolin kryesor te vogelushes se perkedhelur e te llastuar nga prinderit dhe gjyshja e saj. Ky film dhe roli interpretuar hyri ne historine e kinemase shqiptare,  mbeti si “karte identiteti” per Zhaklinen e cila akoma sot nje grua e bukur dhe sharmante, rezulton ne kujtesen e spektatorit, me shume e njohur si Mimoza.

Nuk ka mbaruar studimet per aktrim edhe pse shfaqi dhunti qe me rolin e Mimozes, por sipas deshmive te saj e imponuar nga prinderit, kryen studimet ne Fakultetin Ekonomik.
Megjithate regjisoret e aktivizuan edhe ne dy filma te tjere: “Qortimet e vjeshtes” – 1981, “Babai i studentit” – 1988, ndonese ne role episodike.

Zhaklina eshte prezantuese e festivalit të interpretuesve të këngës dhe e emisioneve për fëmijë.
Mbas 90-tes emigron drejt Italise e me pas zhvendoset ne Zvicerr ku edhe jeton aktualisht.

Ekskluziviteti ne kete faqe: shkurt 2021 
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe  ne vitin 2013

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here