Zhan Mare – Jean Marais (1913-1998) | Yje të kinemasë botërore!

0
614

Nga Kinemaja boterore, personazhi i sotem do te jete
Jean Marais – Zhan Mare (1913 -1998)

Sikur të vdisja në skenë të teatrit, kjo do qe per mua diçka e mrekullueshme! Unë them se, të plakesh është një privilegj. Vdekja nuk më bën përshtypje ! Qëllimi im ka qenë vazhdimisht që jetën time ta bëja sa më të këndshme. Dhe them se ja kam arritur. Kam patur me të vërtetë, fat të rrallë! Jam i ndërgjegjshëm se kam qënë i privilegjuar …J.M

***
Emri i vertete eshte Jean-Alfred Villain-Marais, por ai eshte i njohur ne kinematografine boterore si Jean Marais (per spektatorin shqiptar Zhan Mare) .

Ka lindur ne Dhjetor te 1913 ne Cherbourg te France. Mare ishte djali i Alfred Emmanuel V. P. Villain-Marais dhe i Aline Marie Louise Vassord.
Fillimi i jetës për Zhan Marenë, ishte i vështirë. Një fëmijëri pa baba. i rritur nga e ëma, që zhdukej shpesh nga shtëpia, në mënyrë misterioze, nga një herë edhe për ditë të tëra. Në shkollë, Zhani i vogël ëndërron. Endërron një botë, ku prindërit do t’i jenë gjithmonë pranë. Ai do ta shohë jetën pa vuajtje. Të ardhmen, optimiste. Humori dhe shkathtësia bëhen tipare të përditshme për të. Shokët e shohin me zili. Nga që Zhan Mare ka zbuluar sekretin e një jete më të gëzuar, gjë që ngjan pak a shume me mjeshtërinë e alkimistit, i cili di të shndërroje plumbin e trishtimit në flori. Tetëmbëdhjetë vjeç, Zhan Mare është asistenti i një fotografi. Me tej, i lind dëshira të luajë teatër.

Në konservator, nuk e pranojnë. Atëherë, ai merr kurse private me pagesë nga mjeshtëri Sharl Dyle, duke punuar si figurant nëpër teatro. Dhe, nuk vonon që sakrificat, t’i shpërblehen. ‘Më 1937, – kujton ai – më propozuan të luaj ‘Edipi-Mbret’ të Zhan Koktosë. Vajta për provë dhe më mbajtën. Kështu nisi karriera ime në teatër’. Më 1943, gjithë Franca, bie në dashuri me heronjtë e filmit ‘Kthim i përjetshëm’. Në të, ai është partner i Madlenë Solonjë. Zhan Mareja shkëlqen në rolin e Tristanit. Në shumë kinema, njerëzit thyejnë vitrinat për të vjedhur fotografitë që shoqërojnë afishet e filmit.

Mbas roleve klasike në ‘Britanikus’ dhe ‘Andromake’, ai luan në dy filmat e mrekullueshem të Koktosë ‘E bukura dhe bisha’ (1946) dhe ‘Orfeu’ (1949). Per ate kohe Cocteau do te behet i dashuri i tij dhe me vone shoke i pandare i jetes.
Pastaj, në fund të viteve ’50, çelet para tij një epokë e re. Ajo e filmave të ‘pelerinës dhe shpatës’, ku ai cilësohet si një ‘star’ i vërtetë. Vijojnë filmat e kësaj gjinie ‘Kurrizoja’, ‘Kapiteni Frakas’, ‘Maska e hekurt’, ‘Kapiteni’ etj. Karriera e gjate e tij ne film mban harkun kohor 1933 – 1999! Ne vitin 1933 e fillon duke u shfaqur ne tre filma: Dans les rues; L’Épervier; Étienne; Ne 1999 e mbyll me “Luchino Visconti” (nuk arrin ta perfundoje mbasi nderron jete ne 1998);

Vite të tëra, kaluan pastaj për Zhan Marenë, në teatër. Tartufi, Sirano de Berzherak, Mbreti Lir, Sidi – sa e sa role të tilla provuan aktorin e madh me talent të shkelqyer.
Ai, gjithashtu ishte i mirenjohur edhe ne veprat e punimet e tij ne gjinite e tjera te artit si ne skenare, pastaj pikture e skulpture. Psh ne vitin 1950, ai behet nje “Yll” ne gjinine e piktures se “swashbuckler” pra ne paraqitjen e heronjve, aventurierve kurajoze ne perdorimin e shpates ne Europen e Shek. XVI-te, duke fituar nje popullaritet ne France. Mund te permendim ketu disa nga ato vepra:, The Three Musketeers, The Scarlet Pimpernel, Robin Hood, dhe Zorro, te cilet me vone u kthyen edhe ne filma nga ku shume prej ketyre do te interpretohen nga vete Marais ne vitet 1960s. Ne vitin 1963, ai ka qene nje anetare i jurise se Festivalit te trete nderkombetar te Filmit ne Moske.

              

Mbas 1970, performimi i tij filloj te rrallohej ne mes aktrimit ne ekran dhe atij ne Teater. Megjithate ai vazhdoj te marre pjese deri ne vitet `80-te duke punuar gjithashtu edhe si skulptor. Vepra e tij ne skulpture “Le passe muraille” (The Walker Through Walls ) mund te shikohet edhe sot ne lagjen e Parist “Montmatre Quarter”.

Ne 1985, ka qene kryesuesi i jurise se festivalit te 35-te nderkombetar te filmit ne Berlin. Ne vitin 1995 shfaqet ne nje dokumentare “Screening at the Majestic”
Zhan Marais ishte ai i cili na kishte mësuar të na dhuronte role të fuqishme poliedrike me të cilat begatohej mbarë kultura filmore. Filmat që na i la Zhan Marais shikoheshim me admirim të madh nga të gjitha shtresat njerëzore ngase kishin porosi të qartë, duke na shërbyer edhe si mësim se si duhej ta respektonim lirinë njerëzore. Zhan Marais interpretonte heronj të mëdhenj të popujve të ndryshëm por më së tepërmi trimat e paepur të atdheut të vetë nga fimat ”Kalorësi Gungaç”, ”Fantomasi”, “Misteriet e Parisit” dhe heronj të tjerë të shquar të periudhave të ndryshme të historisë njerëzore.

Ai na ka dhuruar një varg filmash të paharruar që na kanë mbetur në kujtesë si vepra të një doajeni të njohur që artin filmor dhe atë teatror i kishte dashuri të vërtetë. Filmat e tij të ndritur përjetonin edhe shikueshmëri të madhe në mbarë botën, e sidomos tek ne që ishim mësuar me emrin dhe karizmën e tij që jetonte përherë e gjallë në zemrat tona rinore. Zhan Mare – një aktor shtatlartë, me një pamje impozante dhe tipare karakteristike fizike, dukej se ishte i lindur për role madhështore filmore dhe për heronjë të respektuar.
Zhan Mare i përkiste gjeneratës së Zherar Filipit të popullarizuar të cilin vdekja e rrëmbeu në një moshë shumë të re, atëherë kur pritej shumë më tepër nga individualiteti i tij krijues.

Me të drejtë mund të thuhet se Mare e vazhdoi atë që e kishte lënë mangut Zherar Filipi mitik, për ta ngritur shumë më lart edhe artin poliedrik filmor. Ai ecte i sigurtë, krenar dhe i pamposhtur në rrugët e tij të lavdishme drejt sukseseve të reja dhe kolosale, duke qenë përherë i bindur se kishte të drejtë në një rrugëtim të tillë. Ai dinte dhe kishte aftësi të mëdha të përballej edhe me sfida të ndryshme ngase kishte një barrë të rëndë mbi supet e veta dhe si i tillë, i realizonte me sukses të gjitha ato role të fuqishme pozitive. Me prirje të posaçme dhe talent të rrallë, Zhan Mare tregonte sukses me çdo projekt të filluar filmor, duke mbetur edhe si njëri ndër aktorët kryesorë të kinematografisë franceze Duke u bazuar në filmat e tij plot aventura dhe në ata të Zherar Filipit të madh, edhe Zhan Pol Belmondo realizoi filmin e tij antologjik “Kartushi”, në regjinë e kineastit të shquar –Filip De Broka, i cili ka ngjashmëri të madhe me “Kalorësin gungaç” të vete aktorit , por edhe me serialin e Rober Oseinit ”Anxhelika” që ka mbetur ndër veprat më të shikuara kinematografike deri në ditët e sotme.
Nderron jete me 8 November 1998.

Nga: Eni F. Kap. 

U publikua me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare ne Facebook qe ne korrik 2015

______________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply