Zhuljana Jorganxhi, mbretëresha e vargut të këngëve shqipe!

0
1072

Zhuljana Jorganxhi “Mjeshter i madh”
Poete, shkrimtare, autore e qindra kengeve shqiptare. Zonja e vargut te shkruar eshte nje vlere e cmuar e artit, nje kulture e shtuar, nje emer i madh ne gjerdanin e arte te atyre qe thuren me mjeshtri tekstet e kengeve, mungesa e te cileve ndihet sot jasht mase .

Lindi ne qytetin e Korçes ne vitin 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran “Artistit te Merituar” Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi si solist edhe me grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korçare “LIRA”.

Studion piano per disa vite ne Pallatin e Kultures ne Korce dhe mund te themi se ishte muzika që e solli te poezia. Motra e saj, kompozitorja e pare shqiptare , tashme e ndjera zonja Rozmari Jorganxhi, kur vinte me pushime, i sillte asaj pllaka gramafoni me opera të ndryshme te cilat i dëgjonte, si “Fausti”, “Boris Godunov”, “Dama Pik” etj.

Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964.
Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes , ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.

Ne vitin 1968 fillon pune si gazetare ne revisten “Shqiptarja e Re” duke punuar per gjashte vjet ne kete reviste dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inçizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.

   
   
   

Tekstin e parë e realizon më 1968. Miku i saj, i mirenjohuri Ruzhdi Pulaha u bë shkak që të lidhej me Radio Tiranën. E fton Zhuljanen të bënte një tekst për atë, që në atë kohë quhej “Anketa e muajit”. Ishte studente dhe bashkëpunoi me kompozitorin e ri, (student si ajo), Ruzhdi Keraj. Te dy realizojne këngën e titulluar “Net provimesh” te kënduar nga Liljana Kondakçi, kenge e cila fitoi çmimin e parë dhe gëzimi i studentes Jorganxhi ishte i pamase.

U aktivizua gjatë gjithë kohës me radion dhe fiton edhe një çmim të tretë në Festivalin e 7-të te Kenges ne Rtsh me “Artistin e Popullit” Gaqo Avrazin.

Në vitin 1974 bashkëpunon me kompozitorin e ri në atë kohë, Enver Shëngjergji me këngën “Vajzat e fshatit tim”, kënduar shkëlqyeshëm nga Alida Hisku. Kjo bëhet edhe shkaku që e kërkuan në radio për tekstet e këngës. Fillon punën aty në 1975 duke gjetur një atmosferë të mirë dhe njerëz të shkëlqyer.

Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si “Drita”, “Zeri i Rinise”, “Nentori” dhe “Les lettres albanaise” etj.

Ka botuar libra me poezi si “Net provimesh”(1969), “Rritje”(1971) ,”Lule ne pemen e lirise” (1982) dhe vellimin me tregime per femije “Femijet e teto Nastes”(1975).

Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here çmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.

        

Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.

Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtsh dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtsh si ai “Kur vjen pranvera”, “Kenget e stines”, dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.

Për këngët që morën jetë prej saj, ka bashkëpunime me emra të njohur si me Vaçe Zelën, Mentor Xhemalin, Ramiz Kovaçin, Ema Qazimi, Lindita Theodhori, Justina Alia, Sherif Merdanin, Luan Zhegu, Kozma Dushi, Frederik Ndoci, e te tjere pas 90-tes.

     
      

Ka marrë shtatë çmime të para dhe nuk eshte vleresuar asnjehere me para per keto cmime.

Më 1991 fiton tre çmime, të parin me këngën “Jon”, të dytin me “Mirësi” dhe të tretin “Këmbanat e shpresës” dhe vleresohet me 5 mijë lekë të vjetra!

Brenda redaksisë ajo krijoi redaksinë e poezisë, ku merrte vëllimet poetike e i zgjidhte poezite që mund të bëheshin tekste.

Miqtë e saj me te mire ishin Xhevahir Spahiu, Pandeli Koçi, Betim Muço, Koçi Petritin, Vullnet Mato, më vonë Gjok Becin. Ka pasur fat gjithashtu që ka bashkëpunuar me gjenerata kompozitorësh “Artistë të Popullit” si Gaqo Avrazi, Çesk zadeja, Pjetër Gaci, Tonin Arapi, Avni Mula, etj. pastaj Aleksandër Peçi, Aleksandër Lalo.

Më pas erdhi brezi i viteve 1980, si Gjergj Leka (nipi i saj), Shpëtim Saraçi, Ardit Gjebrea, Adi Hila. Gjatë kësaj kohë shkruan këngët “Pranvera”, “Jeto dhe jetën time”, “Pranvera me një lule s’vjen” etj., duke bashkëpunuar me brezin e ri të viteve ‘90.

 

Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: “Jon”, “Se kenduam Let it bi”, “Jeto dhe jeten time”,”Bashkemoshataret”, “Ne duart e nenes”, “Jemi emri i vet jetes”, “Kthehu per vete, per mua!” , “Ne, bijte e lirise” ( me kete te fundit, ne dhjetor te ‘ 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur “Demokracia”).

Poezite e saj jane botuar ne Kosove, Greqi, Rumani, Hollande,Slloveni dhe Japoni.

Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne Rtsh me 2001, ju dha Cmimi i Karrieres.

Aktualisht Zhuliana Jorganxhi jeton jashte atdheut ne qytetin e Triestes ne Itali, por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.
Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges atje ne Trieste, si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.

Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten 27 gusht 2022
________________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013.
Referenca dhe burimi informacionit: Gazeta shqiptare (on line) si dhe nje interviste e vete artistes. Fotot kane autoresine e zj Zh. Jorganxhi dhe u nxoren nga intervista e saj dhene ne v. 2020 ne televizion

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here