Zico tek Udinese, historia e transferimit që e shëndërroi utopinë në realitet!

0
299

Një operacion i transfertave në një farë mënyre i paparashikueshëm, i cili u prit me entuziazëm por edhe me shumë polemika.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Verë e vitit 1983.
Futbolli italian ka rihapur së fundmi kufijtë për lojtarët e huaj. Në Serie “A” do të mbërrijnë shumë kampionë, por edhe lojtare qe do te rezultojne nen nivelin e ketij kampionati.

Megjithatë, është një mundësi e shkëlqyer për të rrëmbyer disa biznese, ndaj politikanët dhe sipërmarrësit nuk qëndruan mënjanë. Fytyra të njohura dhe më pak të njohura marrin frenat e shumë skuadrave. Mantovani merr Sampdorian, Dino Viola merr Romën. Diçka po lëviz edhe në Friuli, në personin e Lamberto Mazza: pronar i elektroshtëpiakëve Zanussi dhe tani edhe i Udineses. Në ato javë të nxehta të merkatos së transfertave, presidenti i Udinezes i befasoi të gjithë duke improvizuar një miting në shesh ku mori pjesë një turmë e madhe tifozësh të saj.

Ai ka një njoftim të madh për të bërë:
Udinese ka blerë Zicon!

Pak e besojnë. Dikush mendon për një homonim. Por jo, Mazza betohet se është me të vërtetë Arthur Antunes Coimbra, i njohur si Zico, një nga futbollistët brazilianë më të fortë të të gjitha kohërave. Kostoja e përgjithshme e operacionit është 6 miliardë lireta.

Turma e tifozëve është në ekstazë, por edhe zemërimi i punëtorëve Zanussi dhe CGIL shpërthen dhe sulmon: “Për të blerë Zico-n ai vuri mijëra punëtorë në pagën e tepricës”.

Po kush ishte “Zanussi” dhe cfare sigurie jepte kjo firme?

Do te jete mbas luftes se dyte boterore, me ardhjen e brezit te dyte te trashegimise se kesaj familje, qe firma do te zgjerohej dhe do te behej e fameshme. Me Lino Zanusin, marka do te behej e degjuar dhe me e rendesishme ne tere Italine persa i perket prodhimeve elektroshtepiake e me vone per t`u perhapur ne mbare Europen edhe fale markave te tjera sic ishte “Rex”.

Lino Zanussi, njeriu qe perkundrazi ne krahasim me te tjeret qe kishin mbaruar shkolle superiore, ne ate kohe 14 vjecar, paradite frekuentonte nje kurs te zhvillimit profesional, dhe pasdite merrej me pronen e familjes dhe jo si djali i bosit por si punetor ne kete kompani te saj.

Dhe ja qershori i vitit 1968 , kur presidenti i Republikes Italiane, Xhuzepe Saraga` emeroi Lino Zanussin “Cavagliere del lavoro” pikerisht ne momentin kur kompania qe prodhonte elektroshtepiaket kishte nje personel prej 13 mije vetash.

Pak dite me pas aeroplani i tij do te rrezohet ne San Sebastian te Spanjes. Trashegimia tani e tere kompanise nuk do te jete e lehte. Ne drejtimin e kompanise nuk do te vihet brezi i trete i trashegimise se familjes Zanussi, por u zgjodh Lamberto Mazza, menaxheri i kompanise.

Me 1981 Lamberto Mazza dhe kompania Zanussi do te beje prone te saj edhe skuadren e futbollit Udineze, e cila prej disa vjetesh kishte mberritur ne kategorine me te larte ne Serise A.

Nje vit me vone ne fanellen e lojtareve te ekipit se bashku me stemen e ketij klubi do te shfaqej germa “Z” si firma e kompanise Zanussi. Ishte ky nje veprim qe ra ne sy, sepse per kohen te gjitha fanelat ose uniformat e skuadrave te futbollit italian ishin te “pastra” nga cdo firme biznesi. Reklamimi i cdo firme ishte i ndaluar me ligj. Por duhet thene se nuk ishte hera e pare qe nje firme kerkonte nje vend per t`u shfaqur ne fanelat e lojtareve gjate ndeshjeve te futbollit. Megjithate kesaj radhe per t`ju shmangur rregullave ishte modifikuar disi stema e vete skuadres “Udinese Calcio”. Stemat e klubeve jane te modifikueshme dhe per kete kushdo mund te “fuse duart” dhe askush nuk mundet te thote asgje.

Kur “Z-ja” e Zanussi-t kishte perfunduar ne fanellat e Udinezes, per grupin e biznesit te elektroshtepiakeve, duhet cituar se nuk ishte momenti qe po gezonte nje lavdi, madje ne 1982 deficiti kishte prekur shifren 130 miliard , per here te pare qe nga viti i larget i 1916-tes , kur cdo gje kishte nisur ne aktivitetin e saj ne nje vend 30 m katror , ne Pordenone. Perkundrazi ne vend qe te hapte vende pune kishte ardhur ne nje moment krize per shkurtime ne mase. 4500 do te jete numri i punetoreve te hedhur ne rruge, prej 22.000 qe kishte kompania.

Po si ka mundesi atehere qe kjo kompani ne renie arrin te bleje njerin nga Yjet e futbollit boteror, Artur A. C. Zico?

Kete do e spjegojme me poshte!

Ne kete moment, nuk ekziston asnjeri ne bote qe nuk tenton ne forcat e fundit te beje dicka, te gjeje nje rruge zgjidhje , te provoje madje edhe nje lloj manipulimi per te mbuluar gjendjen kritike. Sepse ne jete per te fituar ngadonjehere duhet te shtiresh qe cdo gje po shkon me se miri edhe pse gjindesh ne rrugen drejt falimentimit dhe nuk je me ai i pari. “Hiri syve” qe turbullon pamjen, idete dhe pershtypjen e cdo kujt po pergaditej te hidhej ne veprim.

“Flamengo” i Rios ne Brazil, kerkon shumen prej 6 miliarde liretash per yllin me fame boterore ne formen me te mire te kohes. Te gjithe e njohin me nofken “Zico” , madje ne brazil e quajne edhe me nofken “El Galino” (Gjeli).

Ne realitet ne “furrikun” e futbollit boteror, Zico se bashku me Maradonen dhe Platinine , ndertonin treshen me te forte te botes. Mbase nuk ka personalitetin e Diegos, por ka si gjithe brazilianet, klasin dhe mprehtesine. Edhe ne nivelin teknik Zikon mundet vetem t`a admirosh. S`ka shume qe e ka derguar Flamengon e tij ne catine e suksesit boteror per klubet duke fituar Kupen Interkontinentale ndaj Liverpulit ne vitin 1981.

Idea e presidentit L. Mazza dhe e drejtorit te klubit sportiv Dalcin ishte te sillnin Zikon ne Udine qe megjithate mbetet gjithnje nje skuader provinciale dhe qe nuk kishte shume qe kishte ardhur nga kategoria e dyte (serie “B”).

Ne rregull, sepse ketu ne Udine kishin mundur te vinin lojare si Franko Kauzio dhe Pietro P. Virdis, por si i behet te merrnin Zikon me Udinezen, kur kompania “Zanussi” pluskon ne ujrat e trazuara te fondit te teprices?

Si i behet pra?

Sic e thame me lart Flamengo kerkonte 6 miliarde liretash nderkohe qe Udineze fut ne arken e saj me pak se 4 miliarde. Ziko nuk eshte nje “lavatrice Zanussi”, nuk mund ta blesh me keste, e me tutje FIGC (Federata Italiane e Futbollit) nuk do ta lejonte nje operacion te tille te paqarte te aplikuar nga nje klub qe ne te vertete nuk ka burimet dhe aq me teper qe kompania ka tashti 4500 punetore ne pikepytje , ne lekundje per vendet e tyre te punes.

Turmes se tifozeve, (jo atyre te punetoreve te kompanise), Lamberto Mazza trumbeton gjera te kesaj natyre: “Une deshiroj te bej Udinezen nje skuader te madhe. Nga ana tjeter me takon te them se kam deshmuar te bej gjera te suksesshme……” .
Po pra, tamam si nje lojtare “Pokeri” me shpatulla per muri qe tenton gjithmone ri-lancimin, mbasi mund te jete shansi i fundit ne jete.

Ky ishte lajm i çuditshëm për të thënë të paktën. Shumë e konsiderojnë Zico-n, “Pele i bardhë”, si lojtarin më të mirë te botës akoma edhe sot. Por pak njerëz jashtë Italisë kanë dëgjuar për Udinese – një klub i vendosur në Udine (100,000 banorë) një orë largesi nga Venecia.

Per nje kohe te gjate Zico kishte refuzuar ofertat nga klubet më të pasura të Evropës. Familjar, babai i tre djemve të vegjel, ishte i lumtur në Brazil dhe fitonte nje shume te konsiderueshme. Kishte lidhje ne instatat e larta në shoqërinë braziliane, si një mik personal i sundimtarit ushtarak të Brazilit Viceredo, dhe nder te tjera Ziko ishte jashtëzakonisht i popullarizuar me fansat duke qene ne te njejten kohe i suksesshëm me klubin e tij Flamengo. Së bashku ata kishin fituar kampionatet e Rio de Zhaneiros, titujt e ligës braziliane, kupën e kampionëve të Amerikës së Jugut (Libertadores) dhe kampionatin e klubeve botërore (FIFA Intercontinental Club – sot FIFA Club World Cup).

Është e çuditshme se si të këmbehen të gjitha këto me një klub të vogël qyteti si Udinese. Duhet të ketë qene një shumë e madhe parash për ta joshur atë te transferohet ne Udine.

Në fillim askush nuk mund ta kuptonte se nga kishin ardhur paratë per kete operacion transferimi te kushtueshem. Drejtuesit e Udineses nuk ishin persona veçanërisht të pasur me situaten qe po kalonin.

Përfundimisht doli se një “konsorcium” publicitar anglez i quajtur Grouping Limited kishte financuar marrëveshjen, duke synuar të shfrytëzonte Zico si një kukull reklamash në një shkallë të gjerë. Groupin Limited e ka residencen ne Londer, kryeqyteti anglez qe me mjergullen ka te beje ne nje fare menyre edhe ky rast.

Dhe misteri zgjati aq sa u zbulua se vlera totale e aksioneve të Grouping Limited arrinte në shumën prej……..tre sterlinash. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se ndërtesa e nje Kishe te braktisur qëndronte pikerisht aty në vendin ku duhej të ishte zyra Grouping Limited në Londër. Ishte e qartë se Grouping Limited ishte një front për diçka tjetër.
Ne ate kohe megjithate askush nuk e merrte mundimin te verifikonte kapitalin e kompanise ne Londer dhe as residencen e saj, e cila ka kartat ne dore te shfrytezoje si reklame imazhin e lojtarit me te madh te botes, Artur A. C. Zico!

Ne kembim te ketij misioni “The Grouping Limited” me ato 3-4 sterlinat dhe Kishen e braktisur, merr persiper barren te derdhe 2 miliarde dhe 400 milion liretash qe duheshin per te plotesuar shifren 6 miliarde qe kerkonte Flamengo ne blerjen e Zikos nga Udineze.

Keshtu mund te spjegohet qe leket vijne nga kompanite e medhaja nderkombetare te cilat kane vendosur te vene bast ne kete investim.

Tani cdo gje duket se u krye!
Ne fakt marreveshja nuk u mbyll me kaq……

Mberritja e Zicos tek Udine natyrisht reklamohet nga shtypi dhe Tv te kohes, qe tregojne dyshime dhe polemika

Ndërkohë në Itali, “Juventus” , krahu sportiv i perandorisë së Fiat-it , ishte i zemëruar për transferimin e Zico-s. Si fillim ata ishin përpjekur ta merrnin vetë ate duke e kerkuar për vite me radhë. Tani Udinese, me Zico, mund të përfaqësojë një tjetër kërcënim për supremacinë e tyre në ligën italiane. Kjo supremaci ishte thyer sezonin e kaluar nga Roma që ia kishte marrë titullin e ligës. Roma ishte përforcuar për sezonin e ri duke kontraktuar Toninho Cerezo, një tjetër yll brazilian.

Blerja e Zico bëhet një rast mediatik.
Juventus vendosi të vriste dy zogj me një gur dhe filloi të përdorë ndikimin e tyre brenda Federatës Italiane të Futbollit.

Në këtë moment FIGC ndërhyn dhe bllokon transferimin e “Galinhos” nga Brazili.

                                 

Motivimi është i kotë: Udinese nuk do të kishte garancitë e nevojshme për mbulimin financiar. Më 9 qershor federata italiane lëshoi një veto për transferimet Zico/Cerezo me arsyetimin se paratë që kishin financuar marrëveshjet kishin ardhur nga burime jashtë dy klubeve dhe se përfundimi i marrëveshjeve ka ndodhur pas afatit të caktuar për transferimet në sezonin e mbylljes.

Zico dhe Cerezo do të duhet të qëndrojnë në Brazil.

Kjo gje shkaktoi bujë në Romë dhe Udine. Një zjarr revolucionar u ndez, duke kujtuar ditët marramendëse të Garibaldit. Federata e ndikuar kishte vendosur se çfarë u pëlqente atyre, por fansat nuk donin t`ja dinin. Për këtë arsye, të nesërmen shpërthyen protesta të dhunshme në rrugë: në Udine ata bërtisnin “ose Zico ose Austria”.


Jo vetem ne Udine, por vuajtje dhe protesta te publikut ka edhe në Rio: klithma të dëshpëruara nga brazilianët për idhullin që po largohet.

Udine doli në rrugë dhe kërcënoi se do të kërkonte aneksimin me Austrine nëse FIGC nuk zhbllokonte transferimin, gjë që ndodhi më pas, pasi përfshiu botën politike në debat deri në nivelet më të larta të shtetit, përfshirë presidentin Sandro Pertini.

* * *

Udine ndodhet në provincën e Friuli-t, në verilindje të Italisë në kufirin austriak. Friuli dikur ishte pjesë e perandorisë austro-hungareze. Thirrja u ngrit për një rindërprerje të lidhjeve politike me Italinë dhe një kthim në sundimin austriak. Sigurisht që nuk ishte plotësisht serioze, por indinjata ndaj një vendimi të imponuar nga jashtë, i cili bllokoi ardhjen e Zico në Udinese ishte i thellë.

Në moshën 87-vjeçare, Presidenti i Republikës, fanatiku i futbollit, z. Pertini, ngadalësoi peshën e tij në debat duke deklaruar se do te kënaqej shumë nëse brazilianët vinin.

Një komitet i posaçëm u krijua për të shqyrtuar vlefshmërinë e kursit të veprimit të Federatës së Futbollit. Presidenti i Romës, z. Dino Viola, ishte i sigurt për këtë: “Jam i sigurt që drejtësia do të triumfojë”.

Pas një debati të gjatë, komiteti i ri e shpalli të pavlefshëm çështjen e Federatës Italiane të Futbollit dhe e rrëzoi vendimin e tyre.

Më 23 korrik u hoq vetoja. Zico dhe Cerezo në fund të fundit do të mbërrinin në Itali. Është ende një sekret i mbajtur mirë se kush i dha paratë për të sjellë Zico në Udinese. Një supozim është se ai erdhi nga një grup industrialistësh Friulianë. Njerëzit e Friulit kanë një ndjenjë të fortë të identitetit të tyre të veçantë dhe krenohen me mbështetjen e tyre te vetja. Këto ndjenja u forcuan pas tragjedisë së tërmetit në zonë në vitin 1976, e cila mori më shumë se një mijë jetë. Shumë njerëz u kthyen në shtëpi për të marrë pjesë në një përpjekje të konsoliduar për të rindërtuar gjërat. Klubi i futbollit Udinese është bërë një simbol i një shoqërie të rilindur dhe një pikë qendrore e krenarisë Friuliane.

Më në fund, Zico mberrin.

Dhe me fanellën e Udineses do të luajë 39 ndeshje duke shënuar 22 gola mbresëlënës. Dhe në vitin 1984 ai u rendit i dyti në renditjen e golashënuesve pas Michel Platinit.

Deri më tani Zico ka qenë një sukses i pakualifikuar te Udinese, megjithëse ankohet për metodat ultra-destruktive të taktikave mbrojtëse italiane.

                              

“U largova nga fusha me tridhjetë minuta para ndeshjes kundër Catania-s dhe u befasova që markuesi im Ranieri nuk më ndoqi deri në dhomën e zhveshjes”.

“Osti i Avellino-s nuk pushoi kurrë së tërhequri fanellen time gjatë gjithë ndeshjes dhe në një moment më goditi edhe në fytyrë! Futbolli është plot me tipa si këta që janë të prirur të shkatërrojnë në vend që të luajnë . Për të qenë i sinqertë, ndonjëherë ndjej se jam mjaftuar me të gjitha këto.”
Pavarësisht nga këto, Zico kryesonte listën italiane të golashënuesve me tetë gola pas nëntë ndeshjesh – një mesatare e bujshme. Gjashtë prej tyre erdhën në katër ndeshjet e para. Goli më i rëndësishëm i Zico-s ishte ai i fundit i tij – ku shënoi pas katër minutash ne ndeshjes kundër shokëve të tij të vjetër te nacionales braziliane, Falcao dhe Cerezo për të mposhtur kampionët e Roma-s 1-0.

Në vitin 1976 Friuli goditet nga zemërimi i një tërmeti shkatërrues, por pa humbur asnjë sekondë më shumë se ç’duhej në lot, u armatos me heroizëm të heshtur. Parajsa e humbur duhej rindërtuar me duar të zhveshura.

Në vitin 1983, shtatë vjet pas hapjes së asaj humnere, Zico mbërriti në Udine. Këmbanat mund të bien në çdo cep të botës. Pulsimet e parajsës mund të kalojnë edhe nëpër toka të vështira e të ashpra, toka të torturuara nga natyra, toka të mësuara te pushtojnë jetën e përditshme duke e shkëputur nga fati.

Po , tamam Zico.
Për një njëzet vjeçar te sotem mbase ky emër mund të thotë pak. Ndoshta edhe asgjë. Mëkat!

Zico është i nënvlerësuar në historinë e futbollit, larg nga ajo salla virtuale e famës ku ai me të drejtë meriton një vend nderi. Pasuria e brezit te sotem modern është teknologjia . Ne Youtube thjesht shkruani “Zico” ne motorin e kerkimit, me pas aktivizoni modalitetin e ekranit të plotë, përqendrohuni dhe shijoni. Sepse pasi te keni vene re momente të caktuara të këtij artisti të mrekullueshëm, mendimi më i dëlirë është:
“Sa do të doja që dikush të më përkëdhelte sikur ai numri dhjetë qe përkëdhel topin”.
Erotizëm i pastër futbolli!!!

Ai zotëria atje, që sot mund të duket si çdo gjysh që merr nipërit e tij për të ngrënë një akullore në Barra de Tijuca, ka luajtur ne radhet e Udinezes. Një vit e gjysmë poezi të hollë, art të aplikuar në drejtkëndëshin e gjelbër.
Gjate asaj kohe Zico shtriu krahët e tij tamam si Krishti shëlbues dhe vendosi të bekojë Friulin me karizmën e tij që perkufizohet me hyjnoren.

Këto nuk janë hiperbola, sepse bota ndryshon në të gjitha nivelet në tridhjetë e pesë – dyzet vjet te shkuara. Në vitin 1983 nuk kishte celularë, askush nuk mendonte se lireta italiane mund të tërhiqej nga qarkullimi dhe mund të hipësh një skuter pa helmetë.

Por Zico te Udinese është sikur sot Neymar te vendose të luajë për Parma, ose Lewandowski për Verona, Ibrahimovic për Sassuolo. Shumë më pak normale se ardhja e Cristiano Ronaldos tek Juventus. Klubet e mëdha sot tërheqin lojtare të mëdhenj. Klubet e vogla prodhojnë fenomene të vogla për t’i shitur ato tek ata që mund t’i përballojnë ato.
Realitete të vogla që joshin yjet botërore rrallë shihen.

Sepse ai zotëria atje, ai fenomeni atje, i pagëzuar me emrin Arthur Antunes Coimbra, u rendit i teti në mesin e lojtarëve të shekullit të 20-të nga FIFA, por edhe në listën e njëqind personaliteteve braziliane të të gjitha kohërave.

Mit i pastër. Ajo që e pengon Zikon të qarkullojë në kupën qiellore të 4 apo 5 futbollistëve yje më të mëdhenj të historisë është ndoshta thjesht mungesa e fatit me kombëtaren braziliane.

Nga pikëpamja numerike do të ishin të gjitha: 88 ndeshje me uniformën e Brazilit, 66 gola të shënuar. Nga këto 88 ndeshje, vetëm 4 u humbën. Por këtu qendron “pika”. Një nga këto katër humbje ishte ajo e 5 korrikut 1982 në Sarrià kundër Italisë, humbje e cila i hoqi Brazilit mundësinë për të shenjtëruar një nga skuadrat më të forta të ndërtuara në historinë e futbollit si kampion bote.


“Tripleta” e shënuar nga Paolo Rossi mbetet humbja e vetme e pësuar nga Zico në fushë në tre edicione të Kupës së Botës: vendi i tretë në 1978 (me fitoren e çmendur 6-0 të Argjentinës ndaj Perusë që përjashtoi brazilianët nga finalja), jashtë në fazën e dytë të grupeve në 1982 dhe në çerekfinale me penallti kundër Francës në 1986.

Pasi u largua nga futbolli, Zico gjeti një shpjegim logjik për të gjitha këto: “Nuk do ta ndryshoja kurrë një nga titujt që fitova me Flamengon për një Botëror”. Deklaratë e përshtatshme, pasi Brazili fitoi pesë Kupa të Botës pa të, ndërsa kombi kuqezi, siç duan të përkufizohen tifozët e jashtëzakonshëm të Flamengo-s, e ndan historinë e klubit në “para Zico” dhe “pas Zico”, (tamam si Krishti) duke njohur tek ai një zot të vërtetë të aftë te dhënies së pavdekësisë për një fanele dhe një simbol. Dhe është gjithashtu një frazë që e çliron atë nga ajo që për lojtarët e tjerë do të konsiderohej tradhti, dy sezonet e luajtura në Itali me Udinese dhe fundi i karrierës së tij në Japoni, me fanellën e Kashima Antlers. Zgjedhje të diktuara mbi të gjitha nga përfitimi ekonomik, kjo është e qartë dhe subjekt i daljes pa modesti të rreme.

Por për kombin kuqezi nuk është kështu, Zico nuk do të etiketohet kurrë si mercenar. Në imagjinatën kolektive të Carioca-s, Galinho dhe fanela e tij horizontale me vija do të jenë gjithmonë e njëjta gjë, plotësisht e identifikuar, një dashuri, një zemër, dy ngjyra.

Të kujtosh ato kohë do të thotë gjithashtu të ndjesh një dhimbje në zemër për ndryshimin në nivelin teknik midis Serisë A të viteve ’80 dhe kesaj aktuale. Udinese ishte një skuadër e vogël, shumë e vërtetë, por trajneri Enzo Ferrari mund të ndertonte një sulm të përbërë nga Zico, dy talente të pamasë si Franco Causio dhe Massimo Mauro dhe një finalizues i pamëshirshëm sic ishte Pietro Paolo Virdis.

Të gjithë skuadrat ishin ne gjendje për të konkurruar në kushte të barabarta me Romën e Falcao-s dhe Cerezo-s, me Interin e Altobelli-t dhe Beccalossi-t (me vone edhe te Rrumenigge-s), me Napolin e Maradona-s, Giordano-s, me Juventusin e Platini-se, Boniek-ut dhe Paolo Ross-it, Milan i Mark Hateley dhe Ray Wilkins, me Fiorentinen e Sokrates dhe Antognonit……

Italia ishte një El Dorado e aftë për të tërhequr talentet më të mëdhenj në botë, një lloj NBA me një rezonancë planetare edhe më të madhe. Nese nuk keni luajtur në Itali ke qenë askushi, thjesht për të qenë i qartë me nivelin e larte, veshtiresine e kategorise se Serie “A”.

Por pavarësisht gjithë kësaj, Zico te Udinese mbetet një nga paradokset më magjepsëse në historinë e tregut të transferimeve. Ndoshta më shumë se Paolo Rossi në Perugia, sigurisht shumë më shumë se Cristiano Ronaldo në Juventus dhe një mijë herë më shumë se Ronaldo Fenomeni tek Inter.

Luigi Maffei, një gazetar i “Gazzettino”, pati shkruar atë me një efektivitet mbresëlënës:
“Për ne Friulianët, Zico në Udinese kishte të njëjtin kuptim si një motor Ferrari i montuar në një makinë të vogël. Ndiheshim si të vetmit në botë që zotëronim një makinë kaq të mrekullueshme dhe absurde”. Sepse Zico bëri që kambanat e bukurisë të binin në Udine, pikërisht aty ku shtatë vjet më parë kishte pasur shkatërrim dhe vdekje”

Nga: Pjerin Bj

© Material i rezervuar | Ekskluziviteti ne kete faqe mban daten dhjetor 2023
_____________________
Vizion Sportiv / Ora e Kampioneve ne aktivitet qe ne vitin 2013


Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts sent to your email.