Zija Grapshi | Portret i një aktori multidimensional!

0
3022

Zija Grapshi
Regjisor dhe ne vecanti aktor multidimensional, interpretues i Teatrit te Kukullave, i trupes se Estrades se Tiranes, i Teatrit Popullor si dhe ne kinematografi.
Mban titullin “Artist i Merituar”

Lindi me 19 Mars 1931 në Gjirokaster. Dipolomohet ne v. në 1952 ne shkollen e mesme artistike “Jordan Misia” në Tiranë. Që nga viti 1949 eshte pjesemarres i grupit teatror qe themeloi Radio Tiranen.

Ka luajtur me pas role te zhanrit te komedisë ku ka bere pjese edhe ne Estraden e kryeqytetit si dhe ka qene anetar i trupes se Teatrit Popullor. Ndersa per pjesën me te madhe te kohës se karrierës së tij në skenë e ka lidhur me teatrin e kukullave te kryeqytetit, vendi ku ka punuar me gjate , rreth 40 vjet, qe nga viti 1951, duke dhene nje ndihmese te madhe .

Zija Grabshit i rregjistrohen rreth 160 shfaqje ne Teatrin e Kukullave, kryesisht role kryesore me te cilat ai u be i dashur me ate gjenerate te fëmijëve. Ketu mund te kujtojmë rolin e Shvejkut (1957), ate te Ivanit te madh (1959), dhe sidomos ne rolin e Baba Vitit ne pjesën homonime te Violeta Kongos (1987).

Zeri i tij i vecante me nje ngjyrim karakteristik , aftësitë imituese, kujdesi per te qene sa me i natyrshëm si dhe ndjenja e vërtetësisë ne marredhenje me partneret, kane qene disa nga cilësitë e tij interpretative me te zëshme ne krijimin e figurave te kafshëve sidomos ate te ariut.

Si ne Teatrin e Kukullave ashtu edhe ne ate te Estrades ka interpretuar gjithnjë role me mbartje pozitive, njerëz te moshuar, gjyshër te mençur keshilldhenes, dhe te dashur.

Po kështu ai ka qene pedagog ne Insitutin e Larte te Arteve per disa vite duke filluar qe nga 1967-ta. Krahas punës si aktor, ai ka vene ne skene si rregjizor rreth 20 projekte ne Teatrin Kombetar te Kukullave. Ka luajtur edhe si aktor ne disa filma artistik te Kinostudios, ndonëse role dytesore apo episodike.

Rendom si ne Teatrin e Kukullave, ashtu edhe ne Teatrin e Estrades dhe ate dramatik, ka interpretuar role me mbartje pozitive, njerez te moshuar, gjysher te mencur e te dashur, pleq keshillenes, gaztore etj.

Krahas punes si aktor, ka vene ne skene si regjisor mbi 20 projekte ne Teatrin e Kukullave.

 
 
 
 
 
 
  

Debutimin ne Film e ka bere me 1971 me një rol të vogël tek “Kur zbardhi nje dite”. Me pas luan dhe interpreton edhe disa role te tjera Filmi i fundit ku ka interpretuar eshte tek “Prinder te vegjel “ ne vitin 1991. Ndonese role te dyta dhe episodike ai eshte dalluar per vertetesine e aktrimit dhe sjelljet e pernjemendta, vetjake, qe krijonin vecanesi ne portretizimin e karaktereve.

Foto galeri nga filmi "Ne pyjet me debore ka jete"
 
 
 
 
 

Mban titullin “Artist i merituar”

Interpretues ne kinematografi
1971: Kur zbardhi nje dite
1974: Shtigje të luftës

1975 : Rrugicat qe kerkonin diell
1977: Gunat mbi tela

1978 : Nga Mesim I erresires
1978: Në pyjet me borë ka jetë

1978 : Yje mbi Drin

1978 : I treti
1980: Intendenti
1980: Ne vinim nga lufta

1982 : Rruga e lirise 

1983: Fundi I nje gjakmarrjeje

1984: Koha nuk pret
1985: Mondi dhe Diana
1988: Rikonstruksioni
1991: Prindёr tё vegjёl

Publikuar qe me pare ne Facebook ne mars 2017 dhe rishikuar ne vitet vijues:

ALBUMI FOTOGRAFIK NE FACEBOOK:
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.2946148995444949&type=3&comment_id=2946354132091102

_____________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare – Toena 2009 / J. Papagjoni / f. 164

Follow us:
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply