Krejt tjeter nga C. Ronaldo apo Messi, nese do flasim per protagonistin aktual, do te veconim Zlatan Ibrahimovic`, lojtari pa moshe qe po e udheheq Milan drejt titullit “Scudetto”. Grinte, personalitet, perhere shenues, teknike, zgjuarsi prej nje lideri te vertete ne fushe: 39 vjec, lojtari suedez duket si nje djalosh.
Mbi te gjitha ai ka nje deshire te pashtershme per te luajtur futboll dhe te njeten kohe per te fituar. Ne kete sezon ai ka shfaqur te gjitha aftesite qe e karakterizojne nje kampion te tille, nje lojtare luftarak ne fushe: koke, zemer, nerva, pasion, pjekuri te gjitha per skuadren e tij, AC Milan!
Me 14 gola te shenuar (prej te cileve tre i ka me penallti) ne kete kampionat gjindet fill pas C. Ronaldos, qe ka dy me shume ne klasifikimin e golashenuesve.
Me dygoleshin e shenuar ndaj Krotones ai arriti shifren 501 golave te shenuar ne rang klubesh, qe nga koha e golit te pare realizuar per ngjyrat e Malmoe kunder Vastra (2-1) me 30 tetor 1999 (18 vjec). Nga 501 golat, 156 i ka shenuar vetem per PS Germain ne France, pastaj 122 me AC Milan, 117 me Inter, 110 me Ajax dhe me klube te tjera nen kuoten 100 gola….
Jane shifra impresionuese qe karaketerizojne vetem lojtaret e kalibrit boteror, por mbase e “meta” e Ibrahimovic` mundet te jete mos te qenurit “playboy” revistash, reklamash e sponsoresh te ndryshme, fakte qe jo pak kane ndikuar ne cilesine e ketij sporti dhe nominimin e lojarit me te mire te botes.
___________
“VizionSportiv / Ora e Kampioneve”