Zyliha Miloti aktore e mirënjohur e zhanrit te humorit , “Artiste e Merituar”.
Eshte njera nga aktoret me nje bote te pasur shpirterore, ku ne interpretimin e saj rrjedh natyrshem humori shkodran. Tabani i saj eshte Estrada e Varietese.
Nje grua e respektueshme dhe modeste, gjigande jo vetem ne rol por edhe fizikisht dhe jo me kot ka interpretuar perkrah emrave te tjere gjigande si Tano Banushi e Paulin Preka, Hasan Smaja, Besnik Çinari e Zef Deda;
Ka lindur ne Shkoder me 11 Janar 1946. Ajo eshte e dashururar me qytetin e saj te lindjes dhe vazhdon te jetoje aty ti cilin nuk do ta nderroje me asnje vend tjeter edhe pse mund ti ofrohej nje karriere me e mire ne Tirane.
Ajo asnjehere nuk e ka menduar te largohej gjithashtu nga Shqiperia edhe pse arti yne ka patur momente krize.Qindra skece dhe karaktere me estraden e Shkodres. Zyliha Miloti ka nje karriere te gjate 50-vjecare ne te cilen ajo punoi me mjaft aktore dhe shkrimtare te tjere me emer ne Teatrin Migjeni dhe ne mbare Shqiperine. Kjo shkolle e vertet ne ate kohe perbehej nga emrat si Paulin Selimi, Kolec Pepa, Fadil Kraja, Tano Banushi, Gezim Kruja, Hasan Smaja, Pavlin Preka, Zef Deda, Katrina Biga etj
Ka nje galeri te gjere personazhesh qe interpretoj e misheroj sidomos ne skecet : “Familja Bush”, “Beqoja ne spital”, “Jepi Mami”, “Fotografia”, “Lulashi”, “Kostandini dhe Doruntina”, “helmimi”, “permbytja”, “Puseta”, “Testamenti”, “Pronat”, “Lokja”, “Dy anet e nje medalje” etj Befasimet ne krijimin e figurave nuk i ngjajne njera tjetres, intuita, batutat, te mbarsura me nje frazeologji te treves se Shkodres, bukuria qe perhere sfidon moshen etj ben qe te sjell bukur dhe ne menyre simpatike humorin ne skene.
Magjia e saj qendron tek forca interpretative.
Qe ne moshen 13 vjecare eshte thirrur per te interpretuar si aktore e drames ne teatrin “Migjeni. Ka qene nje rol vajze ne dramen “Teper sekret me regjizuren e Ndoc Sheldise. Kontribut ka dhene edhe ne grupin artistik amator te PAM-it, pikerisht ketu iu shfaqen shenjat e para talenti si spikere, kengetare, parodiste e interpretuese ne skece te ndryshme.
Karrieren si profesioniste e fillon gjithsesi ne moshe te re , akoma 20 vjece ne vitin 1967 mbasi mbaron maturen . 47-vjet nje jete me Estraden profesioniste te Shkodres. Deputimi me artin e skenes ka qene me i heret, gjithsesi. Ishte studente e gjimnazit “Jordan Misja” kur shfaqet e nderrmarrjeve te qytetit organizoheshin ne aktivitete kulturore. Ketu ajo ishte e ftuar nga nderrmarja e prodhimit te mjeteve automobilistike “NESHERAK” ne nje rol dramatik te nje Partizaneje.
Fiton nje diplome per interpretimin e shkelqyer gje qe i shtyn drejtuesit e Teatrit legjendar “Migjeni” ti ofrojne nje vend. Zyliha ishte shume e re, dhe duke qene se edhe koncepti shoqeror i saj kohe ishte krejt ndryshe nuk e shikon te arsyeshme te pranoje, por me vone per aktoren e shquar te diteve tona ishte e shkruar qe te bente nje karriere brilante ne artin skenik gje qe e tregon edhe vitet ne aktivitet.
Zyliha Miloti eshte “Artiste e Merituar”. Ajo mban Cmimin “Cajupi”. Mbi te gjitha ish presidenti i Republikes, Alfred Moisu e ka dekoruar ate me urdhërin “Naim Frashëri” të artë, për meritat e saj të mëdha.
Ne vitin 2000 ka marre titullin te cmuar dhe mjaft me rendesi “Gruaja e vitit” nga Insituti i Kembrixhit. Ne vitin 2012 ka gjithashtu titullin “Mjeshtre e madhe”
Nga starti i karrieres se saj e deri tani skecet dhe interpretimet e ndryshme me Estraden jane te panumerta ku mund te dallojme disa prej tyre qe kan mbetur ne kujtesen e spektatorit: “Ka kercy Bushi ne banak”, “Martese me interres”, “Kunati i shukot Xhemal”, “Toka e jone” ,“Pronat”, “Licenza”, “Permbytja”, “Puseta”, “Dasma e Refikut” etj etj Gjithashtu ajo merr pjese edhe ne Kinema: Shfaqet per here te pare ne Filmin komik muzikor “Estrada ne Ekran” me pas “Shoku ynë Tili – (1981) dhe “Dy herë mat” – (1986) ku interpreton mjaft bukur dhe me humor. Ne vitin 2011 kthehet perseri ne Kinematografi me nje rol tek filmi “Maya”.
Per tu permendur pjesemarrja ne disa komedi si ajo ne vitin 1994 “Pak fresk sonte” . Aktualisht vazhdon te jetoje ne Shkoder. Pervec artit asaj i pelqen shume te kujdeset per lulet dhe kopshtin e saj. Ka nje vajze Aiden dhe dy nipa, Luleboren qe eshte e dhene shume mbas piktures dhe Drinin, nje talent premtues ne muzike. Mesa duket ajo ka transmetuar tek ato artin dhe natyrisht ndjen nje dashuri te madhe kur takohet me ato te cilet sikur e rigjenerojne aktoren tone.
______________
Kinematografia Shqiptare ne aktivitet qe ne vitin 2013
Follow us : Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/ Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw