Fadil Kujovska (1951-2014) | Profil!

0
2807

14 Shkurt 1951 – 30 Tetor 2014
Aktor i suksesshme ne fushen e Teatrit dhe komedise,
por mjaft i mirenjohur edhe ne Kinematografi.

“Që kur isha student në shkollë me thoshin: “çfarë roli ke dëshirë të luash”? I thosha Skënderbeun, por u habisnin duke më thënë që Skënderbeu duhet të jetë shtatlartë, i fuqishëm….I thoja qe sot jam akoma “I vogel” në shkollë dhe po se loza tani që jam student, në Teatër nuk ma jep njeri. Megjithate nëse nuk e luaj në skenë, do ta bëj në radio këtë rol “ – Fadil Kujovska

Lindur më 14 Shkurt të vitit 1951 në Tiranë. Ne vitin 1974 mbaron studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) duke filluar me pas punë si aktor profesionist në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Një aktor profesionit, i cili solli vlerat më të mira në skenën teatrore dhe në kinematografinë shqiptare, nuk mungoi dhe në dramën “Ëndrra e Ismail Qemalit”.

Ne Teater ka një galeri të pasur personazhesh, ndër më të spikaturit në karrierën e tij artistike janë interpretimet në komeditë “Nata e XII”, “Pas vdekjes”, “Valsi i Titanikut”, “Martesa e avokatit”, “Miq te paftuar”, apo dhe dramat “Furrnalta”, “Hekurat”, “Filumena Marturano”, etj. Spikat ne rolin e kinezit Shur në dramën “Furrnalta” gjithashtu edhe në rolin e Sër Tobit në dramën “Nata e dymbëdhjetë”e Shekspirit. Interpretimi i tij më i fundit ne Teater do të jetë gjatë sezonit teatral 2008/2009 në kryeveprën e dramaturgut italian, Eduardo de Filipo “Filumena Maturano” në rolin e avokat Nocelës.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë kur ai ishte vetëm 19 vjeç,në vitin 1970, kur ai do të interpretojë rolin e Kujtimit në filmin “Gjurma”. Roli më i fundit i aktorit Fadil Kujofsa do të jetë në telekomedinë televizive “Trapi i vjetër” në vitin 2005.

Historia artistike dhe skenike e ka vërtetuar që çdo rol i ri që i eshte besuar atij eshte interpretuar me mjeshteri dhe krjimtari prej profesionisti . Për fatin e mire Fadil Kofsa ka qene një aktor që ka patur një ngarkesë mbi mesatare. Shume role te tjere kanë mbetur në kujtesën e publikut dhe kane fituar besimin e tij. Zhvejku më 1978, doktor Adhamudhi tek komedia “Pas vdekjes”, Cuku ne “Dy here mat” etj.

Sigurisht vitet e fundit problemet që ka pasur teatri janë manifestuar edhe në angazhimin e të gjithë aktorëve. Ai ka patur role që janë të arrirë, por dhe disa që ndoshta duhet të ishin më mirë, per te cilet ka shumë faktorë të mos realizmit. Teatri shqiptar ka pasur aktorë të mëdhenj të roleve të vegjel. Perkrah aktorëve si Mihal Stefa, Ndrek Shkejzi, etj eshte edhe vete Fadil Kujofsa që kanë mbushur me krenari skenën. Kinemaja shqiptare nuk ka kuptim te plote pa keta aktore.
Aktori nderron jete me 30 Tetor 2014

Kinematografi

2005 — Trapi i vjetër (Film TV)…
2001 — Parullat…..
1998 — Kolonel Bunker…..
1994 — Pak fresk sonte (Film TV)….
1989 — Historiani dhe kameleoni…..
1988 — Shkëlqim i përkohshëm…
1986 — Dy herë mat….
1985 — Dasma e shtyrë….
1984 — Duaje emrin tënd…..
1984 — Kush vdes në këmbë……
1981 — Agimet e Stinës së Madhe (Film TV)…….
1981 — Dita e parë e emërimit……
1980 — Vëllezër dhe shokë……
1970 — Gjurma..

Teatër

26/02/2009 — “Filumena Maturano“ e E. de Filipos….Avokat Nocela
— /12/2007 — “Harvey” e Mary Chase……Avokati
12/04/1987 — “Pas vdekjes” e Andon Z. Çajupit….Doktor Adhamudhi
17/09/1982 — “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit……Sër Tobi
11/11/1979 — “Furnalta” e Ruzhdi Pulahës……Kinezi Shur.


_______________

Publikuar per here te pare ne faqen “Kinematografia Shqiptare” Facebook qe ne Tetor 2014 dhe rishikuar ne vitet vijues. 

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here