Liljana Cavolli (1942 – 2015) | “Zambaku i paharruar i Prizrenit”!

Liljana Cavolli (1942 – 2015)
Kengetare shqiptare nga Kosova.

Liljana ka një karrierë të gjatë në Radio Prishtinë, jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore e disa emisioneve muzikore. Ajo ishte nje kengetare e shquar e mirenjohur sidomos per publikun shqiptar te Kosoves e cila ne plot 5 dekada se bashku me Nexhmije Pagarushen ushqyen shpirtin e dëgjuesve të shumtë me vlera të qëndrueshme artistike.


Liljana Cavolli u shqua si artiste e rrallë, e cila pushtoi majat e muzikës kryesisht popullore , por shkëlqeu edhe në zhanre të tjera. Liliana u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942 .

Ishte fëmijë kur familja e saj u shpërngul në Shkup aty ku qëndroi disa vjet.
Po në Shkup Liliana pati paraqitjen e parë në radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parë në karrierë. Nëna e Lilianës ishte këngëtare dhe ne gjurmet e saj eci dhe Liliana ku filloi të hedh shtat si vajzë por edhe si këngëtare.
Njëkohësisht ndoqi mësimet në shkollë të mesme të muzikës dhe u anëtarësua në SH.K.A. “Agimi”. Talenti, zëri dhe puna në Prizren bënë që Liliana të shquhet shpejt si emër premtues. Këto karakteristika e bënë ardhjen më të lehtë të saj në Radio Prishtinë. Këtu fillon një kapitull tjetër shumë i rëndësishëm për jetën dhe karrierën artistike të Liliana Cavollit. Zëri, si dhuratë nga natyra, dhe dashuria për këngën ishin cilesite kryesore të Lilianës që e bënë të admiruar.

Por nuk ka munguar edhe mbështetja dhe mirëkuptimi nga kolegët dhe kompozitorët si: Skënder Gjinali, Musa Piperku, Severin Kajtazi, Gjergj Kaqinari, Isak Mucolli etj. ndaj të cilëve Liliana ishe shumë mirënjohëse. Vlerësimi nga krijuesit dhe kritikët e muzikës,ishte i larte per Liliana Cavollin. Ne, të gjithë, jemi kënaqur me këngën e Lilianës. Jemi kënaqur e gëzuar edhe për faktin se ishte një paraqitje e mrekullueshme e këngës shqipe nëpër botë, pothuaj në të gjitha kontinentet.

Në Radio Prishtinë Liliana këndonte vet dhe këndonte bukur por njëkohësisht ka dhënë një ndihmesë që edhe këngët tjera, që transmetoheshin, të kishin nivelin e duhur artistik. Liliana ishte redaktore e muzikës dhe udhëheqëse e emisioneve të paharrueshme si “Unë ti muzika dhe poezia”, “Evergeen” etj.
Ishte ndër kengëtaret më me emër, redaktore e muzikës në ish Radio Prishtinë dhe autore e disa emisioneve shumë të dëgjuara në Radio Kosovë! Ajo vinte nga një familje artistësh.

Nëna e saj , Meserete Cavolli, ka qenë këngëtare dhe aktore. I ati , Isaku ka qene mesues. Liliana ka qenë si pijestare e shoqërisë “Agimi” shoqëri me traditë. “Agimi” ka pasë në gjirin e vet orkestren zbavitëse, popullore, para publikut prizrenas me këngë zbavitëse nga festivali i Sanremos aty ku këndohej kënga e vjetër dhe kënga e re së bashku.

“Mos të frikohen që kanë konkurrencë se gjithkush në këtë qiell e ka vendin e vet” – shprehej ajo!

Ne Shqipëri ka qene e pranishme me ansamblin “Shota”, diku në vitet `70-te e pritur shume mire nga publiku. Cdo takim me adhuruesit e saj në Shqipëri i krijonte emocion dhe kënaqësi të posacme.

Cavolli ishte një këngëtare e shkëlqyer. Ajo ka kënduar me të njejtin sukses si këngën e muzikes se lehteashtu atë popullore. Ishte një soprano e mrekullueshme. Nuk do të pranonte kurrë të këndonte “play beck”. Para se gjithash ishte timbri i saji karakteristik, i ciltër, vokacioni i ngrohtë, ngjyra e formësuar, diksioni i cartë që janë bazament i vlerës së kalibrit të këngëtareve të afirmuara. Liliana mbetet me emër në këngën tonë dhe të këngëtareve tona të mëdha.
______________
Publikuar me pare ne Kinematografia Shqiptare Facebook – dhjetor 2015
Referenca : ”Gazeta Dielli on line”.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare – Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

error: Content is protected !!

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading