Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj | Profil!

0
1548

Aktor, regjisor!
Mban titullin “Artist i merituar”

U lind me 7 Shkurt të vitit 1945 në Mallakaster.
Deri ne moshen 14 vjec do te jetoje ne mes Mallakastres e Patosit. Mbaron Politeknikumin Mjekësor në vitin 1963 dhe deri në vitin 1965 punon si ndihmës mjek. Gjatë kësaj periudhe kupton që rruga e tij është ajo e artit dhe në vitin 1965 fillon studimet e larta në Institutin “Aleksandër Moisiu”.

Përfundimi i studimeve të larta do të përkojë dhe me interpretimin e tij të parë në një film artistik në rolin e Komisarit Memo në filmin “I teti në bronz” që do të shfaqet për publikun në vitin 1970. Më pas do të fillonte punën si regjisor në Televizionin Shtetëror ku do të eksperimentonte të gjitha zhanret e regjisë televizive.

Këtu mund të përmendim regjinë e Festivalit të 14-të të Këngës në Radio Televizion, apo regjinë e spektaklit “Big Brother”.
Rolet e tij në kinematografi vazhdojnë edhe se pse ngarkesa e punë në Radio televizion ishte e madhe. Kështu në vitin 1975 ai interpreton Nebi Surrelin në filmin “Rrugicat që kërkonin diell” interpretim që u vlerësua si me Medaljen për “Aktorin më të Mirë” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 5 deri në 11 Prill 1976.

Më pas do të vazhdonin role të tjerë si ai i Besnik Strugës në filmin “Ballë për ballë”, apo ai i Vironit në filmin “Rrethimi i vogël”. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Mësuesit në filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” në vitin 2003. Me këtë film, si regjisor, do të paraqitej në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur të zhvilluar në Nju Jork (SHBA) ku do të marri Çmimin “Filmi më i Mirë”.

Si regjisor atë mund ta përmendim jo vetëm për filmat televizivë “Plumba Perandorit”, “Fletë të bardha” etj. por edhe për shumë filma dokumentar si : “Berati”, “Bibla dhe Kurani”, “Ftesë nga Iliri” etj.

Punon si pedagog në Shkollën e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

Me vone themelon shoqërinë filmike “Zig Zag Film” ku ndihmohet në punën e tij si producent dhe regjisor nga bashkëshortja, shkrimtarja e mirënjohur Natasha Lako dhe nga djali i tyre Joni Shanaj.

Për meritat e tij artistike Mevlan Shanaj në vitin 1984 është vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”.

Aktor – Kinematografi
2003 — Lule të kuqe,lule të zeza…………………..Mësuesi,Sfinksi
1991 — Unë e dua Erën (Film TV)…………………..Kujtimi
1986 — Rrethim i vogël…………………………….Vironi
1979 — Ballë për ballë…………………………Besnik Struga
1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)………..Nebi Sureli
1971 — Malet me blerim mbuluar…………………..Birçja
1970 — Guximtarët…………………………………Udhëheqësi pionierëve
1970 — I teti në bronz………………………………Ibrahim Kovaçi

Regjizure – Filma Artistik
2008 — Stacionet e pikëllimit (Film me metrash të shkurtër)
2003 — Lule të kuqe,lule të zeza
1990 — Fletë të bardha (Film TV)
1986 — Të shoh në sy (Film TV)
1984 — I Paharruari (Film TV)
1982 — Një telegram një këngë (Film TV)
1980 — Plumba Perandorit (Film TV)
1976 — Korrierët (Film TV)

Filma Dokumentarë
Pershendetje nga Ndrek Luca
Berati
Bibla dhe Kurani
Ftesë nga Iliri
Fatos Arapi
Katër mëngjese
Lasgush Poradeci
Marije Kraja
Përcjellja
Tefta Tashko
1999 — Bibla dhe Kurani
1997 – Rrugët

Televizion
2007 — Spektakli “Big Brother”
1975 — Festivali i 14-të i Këngës në Radio Televizion

Drejtues Artistik
1999 — Festivali i 38-të i Këngës në Radio Televizion

Prezentator
1970 — Festivali i 9-të i Këngës në Radio Televizion

Çmime e Tituj
1984 – Artist i Merituar

21 Nëntor 2004
Çmimin “Filmi më i Mirë”
për regjinë e filmit “Lule të kuqe,lule të zeza “
në Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pavarur të zhvilluar në Nju Jork, SH.B.A. nga data 11 deri në 21 Nëntor të vitit 2004.

11 Prill 1976
Medaljoni i Festivalit
për interpretimin e rolit të Nebi Surrelit në filmin “Rrugicat që kërkonin diell”
në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 5 deri në 11 Prill 1976.


______________
Kinematografia Shqiptare 2013 – 2022

Seleksionim i lajmeve dhe informacionit marre on line, forume shqiptare / gazeta te ndryshme.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

Leave a Reply