Profil i aktores korçare Mirjana Deti!

0
8028

Aktore e teatrit “A. Z Cajupi” , Korce e cila u aktivizua edhe ne disa filma shqiptare te Kinostudios. 

Lindi ne Korce me 7 janar 1952. Ne v. 1973 perfundon ne Tirane Insitutin e Larte te Arteve ne degen e drames. Mbron diplomen me rolin e Rites ne dramen “Mosha e bardhe” te Dritero Agollit dhe me regji te M. Luarasit.

Ajo eshte aktorja qe punoj ne Teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces ne mbi 27 vjet, gjate periudhes kohore 1973 – 1999. Me 1999 ajo zhvendoset ne Tirane ku u martua me shkrimtarin e mirenjohur Teodor Laco. Ne skene ajo ka interpretuar rreth 100 role, te cilat kane qene ne me te shumten e rasteve, protagoniste dhe kryesore.

Ja vlen te permendim: Eliza -“Kopraci” (1978), Elmira – “Tartufi” (1983) te Molierit, Eni – “Ishin te gjithe bijte e mi” (1987) te Molierit, Amalia – “Do vish i penduar” te T. Lacos (1989), Sofia – “Jovan Bregu refugjat” (1991) e A. Balashit, Xhesika – “Me duar te ndyra” (1991) e Zh.P Sartrit, Benet – “Perbindeshi” (1998) e Agata Kristit, Polina – “Pulebardha” (2004) e A. P Cehovit.

Gjithashtu aktorja korcare mbahet mend edhe si interpretuese e disa filmave artistike si: “Ne fillim te  veres” (1975) Franceska, gruaja italiane, “Flamur ne dallge” (1977) ne rolin e nje radisteje,  “Parullat” (2002) Mira, “Syri magjik” (2005) Eleonora.

Ne Teatrin korcar ajo ka qene nje aktore e parapelqyer, duke interpretuar role vajzash dhe grash te dashuruara, qe deshmonin brenga, vramendje dhe gjendje here te forta e dramatike, dhe here te trishta e lirike.

Aktrimi i saj bie ne sy per nje ndjenje te ngrohte dhe tone psikollogjike qe, jo rralle here, kalojne natyrshem drejt gjendjes se pikelluar, deshperimeve mbytese dhe theksave vjatues melodramatike, ku behet e dukshme nje dhembje e shprehur enkas, depresioni psikik, lengata e ardhur nga fyerja dhe poshterimi, apo gjakimi per te identifikuar ne menyre dramatike personalitetin e neperkembur te gruas, sikunder eshte vene re ne figura te tilla si: Desdemona ne “Otello” (1981) te Shekspirit, Rina tek “Keneta” (1986) e Fatmir Gjates, Alla tek “Integril” (1995) te V. Kunin, Ana Maria Monti tek “Qyteti i fundit” (1992) sipas romanit te Petro Markos e te tjere.

Tek ky roli i Anna Maria Montit, frymoi nje shpirt te munduar permes fluksesh poetike, lirike e te trishta, qe e benin prekese lojen e saj, gjegjesisht nje relievi njerezir te besueshem, dhe  nje situate te brishte melankonie kapitese, por te perligjur artistikisht. Keto cilesi ne role te caktuara , jane shoqeruar rendom nga perpjekja e aktores per te krijuar ndjesi poetike , si dhe per te nxjerre ne pah dhe theksuar ngjyrimet romantike pjesen e bute dhe delikate te tyre.

___________
Kinematografia Shqiptare qe ne vitin 2013
Referenca: “Enciklopedia, Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – J.Papagjoni / f. 82; Publikuar per here te pare qe ne janar 2020 ne facebook “Kinematografia Shqiptare”

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here