“Meteori” i skenës Bexhet Nelku (1937-1970)!

2
6677

Bexhet Nelku (6 qershor 1937 – 21 nëntor 1970)
Aktor i Teatrit dhe i Kinematografise Shqiptare

Meteor i skenes shqiptare. Vetem pak vite artistike por me shume role.

Lindi ne Tirane me 6 Qershor 1937. Aktore te tille si Bexhet Nelku kane mbetur enigme, nje histori e lene ne heshtje. Ai ishte një artist që vinte nga shkolla ruse. Shkuarja drejt e tek burimet, shfrytëzimi i drejtpërdrejtë i materialeve të metodës së Stanislavskit i dhanë përparësi atij të njihte dy dimensione të aktrimit dhe të mos binte në keqkuptimet që kish pësuar metoda ruse në shkollën dhe teatrin shqiptar. Bexhet Nelku ndonese nje aktor me nje karrriere te shkurter artistike ne skene dhe ne ekranin shqiptar ,megjithate per pak vite ai ka interpretuar mjaft pjese gjate periudhes 1963 – 1970 me shume ne teater dhe disa role ne filma.

Familja Nelku nga Lejçani i Gollobordës kishte zbritur në Tiranë ngaqë babai i pesë fëmijëve, Ramadani, ishte mjeshtër i ndërtimit, ndërtues oxhakësh. Bexheti ishte njëri nga djemtë., Shtepia e tyre e vogel gjindej prane fare me Teatrin Popullor ( vetem nje mur i ndante) . Nderkohe qe bente pune te ndryshme per te ndihmuar familjen, Bexheti u aktivizua në një grup teatral amator. Më 1955 hyn në Liceun Artistik në degën e Dramës. Në vitin 1959 u hap për herë të parë shkolla e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” pranë Teatrit Popullor, ku studioi aty (1959-1963).

Ne fakt ai spikati qe student si nje aktor me te dhena te gjithanshme, aktor qe mund te luante komedine dhe tragjedine, qe misheronte role karakteresh dhe heronjesh protagoniste. U be shpejt i njohur me rolet e Zenelit te komedia e AZ. Cajupit “Pas vdekjes” ne vitin 1962.

Kur ishte ende student ne Liceun Artistik “Jordan Misja” jep proven e pare me nje rol episodik ne dramen e njohur “Orët e Kremlinit”, nderkohe është figurant në tragjedinë “Hamleti”. Regjisori Pandi Stillu e ka vene re dhe e aktivizon djaloshin. Keshtu pra akoma student debuton në skenë me “Shtëpia e kukullës” (1963) te Ibsenit, në rolin e avokatit Krokshtat. Pastaj vijon me rolin e Benediktit në “Shumë zhurmë për asgjë” (1963) të Shekspirit, ku mbron diplomën.. Në shtator 1963 ai hyn në Teatrin Popullor, në kohën e plejadës së aktorëve si Mihal Popi, Naim Frashëri, Kadri Roshi. Interpreton në role episodikë dhe protagoniste si te “Mbreti Lir”, “Toka e zjarrtë”, “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë” përkrah Kadri Roshit dhe Viktor Gjokës dhe “Pas vdekjes” të Çajupit. Ai realizoi Priftin te “Cuca e maleve” natën para premierës, rol që është ruajtur në arkivat e TVSH-së në interpretimin e Prokop Mimës. Gjate kesaj kohe takon edhe gruan e tij Semiha Nelkun qe do ta quaje me nofken “Sfinksi” 20 pjese jane interpretimet e tij qe i bie pra rreth tre role ne vit !!

Për aq sa jetoi, 33-vjeçar, mbahet mend që në shtatë vjet të ketë sjellë një kontribut të vetin, në një kohë që “teatri i të bërtiturave” ishte një standard i të bukurës. Ai ishte nje aktor qe dallohej nga te falurit skenik, ndoshta me i miri nder aktoret ne kete veti. Ishte mjeshter i fjales artistike, perdorues racional i mjeteve teknike me nje plastike te zhdervjedhet e sy shprehes.

Nder rolet te tjera me te suksesshme te tij mund te permendim, Muhameti ne “Fytyra e dyte” (1968) te Dritero Agollit, ku pershfaqi natyren egoiste, ambicjoze dhe mburravece ne saje te nje qendrimi te holle ironik.
“Shoket”; “Muri i madh i pakapercyeshem”; “Tre te shtena pushke”, Nuredini ne komedine groteske “I pazevendesuseshmi” te Qamil Buxhelit, apo ne “20 ditet” te Fadil Pacramit ne rolin e nje oficeri SS ne vitin 1969, ku spikati sidomos temperamenti shperthyes, perqendrimi dhe ritmi i larte me nje ndertim mjeshteror te diagrames se veprimit me fjalen. Po ne vitin 1969 ai spikat perseri ne rolin e normistit ne dramen e F. Pacramit “Ngjarje ne fabrike” duke ravijezuar karakterin origjinal te nje njeriu servil, qe humbet dinjitetin duke u bere vegel e “shefit”.

Në mesin e viteve ’60 Bexhet Nelku ishte pedagog i të folurit skenik në Institutin e Lartë të Arteve (1968-1970). Ai aplikoi anën teknike të mjeteve shprehëse në të folurin skenik, një frymëmarrje të bollshme, një zë që vibronte në të gjitha nuancat, në bukurinë dhe melodinë e gjuhës shqipe. Për këtë ai përkthente dhe studionte materiale të Stanislavskit nga rusishtja për bazat e të folurit skenik, dhe veçanërisht i kushtonte vëmendje trainingut të mëngjesit, duke bërë një punë sistematike me frymëmarrjen, aparatin e të folurit, vokalin. Bexheti nuk abuzonte me emocionin, me ndjeshmërinë. Si aktor psikologjik ai i dha rëndësi mendimit. Në kafene “Tirana”, diku pranë Cirkut, ai zbërthente rolet e tij. Nga leximet njohu poezinë, dramaturgjinë, autorë botërorë, i pëlqenin mjaft filozofia dhe gjuhët e huaja. Shqipëria ishte vend i vogël, ndoshta ai e mendonte këtë. Njëri vëlla ishte arratisur, një tjetër, Hamit Nelku, u dënua më 1965 me dhjetë vjet burg.

Ne kinema ai njihet me shume nga spektatoret nepermjet 4 filmave qe interpretoj : Një episodik te “Detyrë e posaçme” të Kristaq Dhamos në kohën e studimeve. I njëjti regjisor e angazhon për rolin e Aleks Nushit në filmin “Vitet e para”. Për rolin e mësuesit Thoma te “I teti në bronz” i Viktor Gjikës, ku konkurroi në kinoprovë me aktorin tjeter Vangjush Furxhi. Te oficerit gjerman në episodin “Ura” me regji në Pirro Milkanit, nga triptiku “Kur zbardhi një ditë”, është filmi i tij i fundit.

Vdekja e Bexhet Nelkut ndodhi shpejt. Në tre javë. Piro Mani do kish dashur që ai të luante Xhivolan te “Arturo Ui”, por premiera nuk e gjeti gjallë Bexhetin. Rolin e luajti miku i tij, Prokop Mima.

 

Në një nga ditët e fundit, java e tretë në nëntorit 1970, në spitalin nr. 2 në Tiranë Bexhet Nelku i mbështetur në parmakun e dritares duke parë përtej një fëmijë që shkarkonte qymyr për spitalin, tha: Doja të isha si ai fëmijë. Kishte përmendur njëherë se “ka një Zot, por ne nuk duam ta besojmë”. Pastaj, në orët e fundit, e shoqja kujton, se prej shtratit, ngriti duart dhe u lut: O Zot! Më 21 nëntor 1970 nderroj jete. Njerëzit përhapën fjalë se Bexhet Nelkut, i vunë nën krye në arkivol dy libra nga biblioteka e vet dhe një saze të dashur.

Publikuar per here te pare ne Facebook ne nentor 2013 dhe rishikuar ne vitet vijues.

_______________________
Referenca: Informacion dhe lajme te nxjerra nga portale shqiptare online; “Portrete artistesh” Gjini, Miho – dituria 2002 / f. 29-42; Rregjizoret, Akademia e Shkencave, Qendra e Studimit te Arteve ne Tirane (2003), f. 235; “Enciklopedia Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” – Toena 2009 / papagjoni j. / f. 325-326; “60 vjet Teatri Kombetar 1954-2005 – “Shtepia Botuese 55 – slatina.f / f. 69;

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

Discover more from Kinematografia Shqiptare - Sporti

Subscribe to get the latest posts to your email.

2 COMMENTS

  1. Pershendetje, une quhem Raimonda Sallaku Nelku,
    se pari ju pergezoj per punen e bere. Se dyti duke qene se jam nga te paret njerez qe kam kontribuar me nje monografi per Bexhet Nelkun , (diploma ime si studente e drames ne Insitutine Larte te Arteve ne vitin 1988, prej nga buron edhe pjesa me e madhe e informacionit qe qarkullon per Bexhet Nelkun , do te deshiroja ta rishikonim edhe nje here kete faqe.
    Ju faleminderit.

    • Pershendetje zj. Raimonda!
      Faleminderit per komentin.
      Natyrisht qe jemi te hapur dhe mirepresim cdo informacion plotesues qe do na e servirni per te miren e punes dhe mbarevajtjes se ketij sajti.
      Na kontaktoni ju lutem ne privat ne faqen Facebook “Kinematografia Shqiptare” dhe na dergoni po aty informacionin qe mendoni duhet rishikuar.
      Ju mirepresim!

Leave a Reply