Esma Agolli (1928-2010) | Përkujtimore!

0
1488

Esma Agolli (1928-2010)
Nje nder aktoret e brezit fillestar te teatrit dhe kinematografise shqiptare.

Lindi mĂ« 1 korrik 1928 nĂ« TiranĂ«. Ajo ishte nje nder aktoret me te njohura te teatrit dhe te kinematografise shqiptare sidomos per rolet e karakterit. ËshtĂ« njĂ« nder pionieret e skenes, i perket brezit nismetar, gjenerates se arte perkrah: S. Prosit, T. Kurtit, N. Frasherit, K. Roshit, D. Pelingut, V. Manushit, S. Pitarkes, L. Kovacit, P. Gjokes, I Shytit etj.

Qe ne moshe te re, gjate periudhes se Luftes A. Nacionalclirimtare u aktivizua ne levizjen teatrore si psh ne komedine “Qazim Mulleti” dhe ne dramen Sabaudin Gabrani (1942) te Besim Levonjes, ne dramen tjeter te Aleksander Banushit “Vdekje fashizmit” .

Nje aktore fotozhenike, qe nga paraqitja por edhe me mjaft talent , nje aktore me temperament dhe dinamike, ze te paster , pasionale e shkelqyer dhe e mirĂ«njohur nga publiku shqiptar si qofte ne teater edhe ne kinematografi. Ne vitin 1945 mbaron Shkollen Pedagogjike. tre vjete me vone rregjizori Pandi Stillu e aktivizon ate si aktore ne Teatrin Popullor ne dramen e B. Lavrenjevit “Per ata qe jane ne det” ne rolin e Stabines, pikerisht ne vitin 1948 , vit i deputimit te saj si aktore profesioniste.

Me pas ketij roli do t`i bashkohen edhe shume role te tjera, rreth 60 prej tyre, duke e vendosur Esma Agollin ne nje vend te merituar ne Teatrin Popullor duke qene nder aktoret e para femra te saj . NĂ« TeatĂ«r mund te permendim rolin e Melit ne “Rrenje te thella” (1949); Majlinda ne “Majlinda e Xhemal Brojes; Masha ne “Oret e Kremlinit” (1957) ; rolin e MirandolinĂ«s tek “E Zonja e bujtinĂ«s”, apo nĂ« shfaqjen “GratĂ« gazmore tĂ« Uindsorit”, nĂ« kryeveprĂ«n e Shekspirit “Mbreti Lir”, si dhe nĂ« veprat shqiptare si “Gjenerali i ushtrisĂ« sĂ« vdekur” i Ismail KadaresĂ«, me regji nga Pirro Mani, “Cuca e Maleve”, apo zonja tek komedia “Prefekti” etj.

Ne vitin 1964 kryen Liceun Artistik “Jordan Misja” . Ne vitin 1962 realizon nje nder rolet me te goditura ne karrieren e saj, ate te Mirandolines ne “Zonja e Bujtines” te Goldonit, komedi ne te cilen ajo paraqiti aftesi aktorjale te plota, temperament, shkathtesi, ndjenje humori dhe intuite. Ne rolin e Shejes tek “Familja e Peshkatarit” te S. Pitarkes, krijoj nje figure te dhimbshme, duke theksuar planet psikologjike, ndersa roli i Budes ne dramen “Lulet e sheges” te K. Jakoves ishte ne nje tjeter kah , i dhene me se shumti permes notave satirike, nervoze dhe te vrullshme.

Role te tjera ne Teater: Shkurta ne “Detyra”; Zyraja ne “Plaku i maleve”; Aferdita ne dramen “Studente e vitit te fundit”; “Dhelpra dhe rrushte” te Figueredos. Ne vitin 2004, ne moshe te thyer solli ne skene personazhit e Semit ne “Streha e te harruarve” te Ruzhdi Pulahes. Esma Agolli eshte nje aktore e zhanrit dramatik , por renditet edhe e natyres psikollogjike e lirike.
Ne Kinematografi, spesh here eshte pare ne filma ne rolet e zonjave te renda “ borgjeze” dhe disa here ne interpretimin e figurave reaksionare dhe axhenturore. Me te spikaturat janĂ« “Mysafiri” nĂ« vitin 1979, Zonja Neriman te filmi “PĂ«rtej mureve tĂ« gurta” nĂ« 1979. Ne filma te tjere: “FĂ«mijĂ«t e saj” nĂ« vitin 1957, “Tana” (1958) ; “Flete te bardha” (1990) etj.

Esma Agolli mban titullin “Artiste e Merituar”.
Aktorja nderroi jete ne moshen 82 vjecare mbas nje infarkti kardiak pikerisht ne oret e para te dates 5 qershor 2010 ne shtepine e saj ne Tirane.


________
Kinematografia Shqiptare, qershor 2014 , dhe rishikuar ne vitet vijues. “Skena dhe Ekrani” nr2, 1990 (faqet 23-25) / “Enciklopedi Teatri dhe Kinematografia Shqiptare” 2009 (f.10) si dhe informacion i nxjerre online nga gazeta shqiptare.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here