Guljelm Radoja (1945-2021), profil i një artisti të pashoq!

0
3572

Guljelm Radoja (1945-2021)
Aktor i mirënjohur, nje artist i madh qe nuk ka nevoje per nje prezantim te gjate dhe epitete, mbasi eshte i konfirmuar si njeri nga ato aktore qe shkelqejne ne kolanen e arte te brezit qe i dhane emer skenes shqiptare si qofte ne film ashtu edhe ne teater me interpretimet dhe kontributin e tij, ndaj me plote merita ai mbante titullin “Artist i Merituar”

Lindi ne Shkoder me 2 Korrik 1945. Mbasi perfundon shkollen e mesme te pergjithshme vazhdon studimet ne Institutin e Lartë të Arteve (sot si Akademia e Arteve për Dramaturgji) gjate viteve 1963 – 67. Ne vitin 1967 punon per nje vit ne Librazhd e me pas tre vjet si rregjizore ne Estraden pofesioniste te Fierit .

Ne vitin 1971 Guljelm Radoja shfaqet si nje aktor i perkryer ne Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës edhe pikerisht ketu behet me i njohur dhe me popullor ne te gjithe publikun shqiptar. Do te qendroje ne kete teater deri ne v. 1991 plot 20 vjet ne radhet e kesaj trupe duke interpretuar rreth 60 role. Nga viti 1996 eshte aktor i Teatrit Kombetar, si dhe pedagog i aktrimit ne Akademine e Larte te Arteve .

Ne Teater, si nga dramaturgjia shqipe ashtu edhe ajo boterore ka luajtur mjaft personazhe te kahut pozitiv, duke krijuar nje fare modeli te stilit te tij qe u pelqye nga publiku artedashes. Keshtu psh jane rolet e Viktorit ne dramen “Vranesire e shkurter” te Teodor Lacos ne Teatrin e Durresit si dhe teledramen “Dorina” .

Ne v. 1988 do te interpretoje Shiku Mangen ne “Peshperitje ne shtepine e Matildes” , ne v. 1994 luan Estragonin ne kryevepren e Beketit “Duke pritur Godone”. Ne kete shfaqje sebashku me aktorin tjeter te shquar Agim Qirjaqin (Vladimiri) krijuan nje dyshe plot hijeshi ku terhoqen vemendjen e publikut te gjere. Me pas vijon ne rolet e tjera si ne dramen “Rinoceronti” te E. Joneskeos, ne komedine lirike “Ylli pa emer” , ne komedine tjeter “Cilindri” te E. De Filipos, Andrea ne dramen “Streha e te harruarve” te R. Pulahes, interpreton rojen ne “Gjethja”, Horsteri ne “Armiku i Popullit”, Profesori tek “Nata e trokitjeve ne xham, “Pleshti ne vesh” etj.

Aktori Guljelm Radoja eshte bere i dashur per publikun vecanerisht ne Kinematografi, me rreth 35 role te interpretuara. Do te shfaqet per here te pare ne ekranin e televizionit ne filimn “Gjurma” (1970) Spikat ne rolin e fotografit ne filmin “Shtigje lufte” (1974) duke shkuar qe ketu drejt nje karriere te suksesshme. Rolet e tjera mund te permenden ai i tenente Gurabardhit ne “ne fillim te veres” (1975) .

Luan me mjaft mjeshtri dhe nje aktrim elegant figuren e nje dinaku prej ideologu te Vekiut , nje sipermarresi fashist ne filmin “Gjeneral gramafoni” (1978) ; Ne vitin 1979 interpreton nje tjeter rol qe do te mbahet gjate ne kujtesen e Kinematografise sone, nje nga personazhet me te ngrohta , atij te atdhetarit me pushke dhe pene, Stefan Bardhi tek “Mesonjetorja” film ne te cilin u nderua me cmim. Nder rolet me te spikatura per aktorin eshte edhe ai i Petro Nini Luarasit ne “Kush vdese ne kembe” ne vitin 1984 me te cilin nderohet me Medaljonin e Festivalit te Filmit Shqiptar.

Nivele te larta aktrimi ai ka arritur edhe ne filma te tjere si Lucianoja ne “Vendimi” (1984),te Markut ne “Flutura ne gabinen time” (1988) ai i priftit ne “Kthimi i ushtrise se vdekur” (1989) .

Mbante me plot merite titullin “Artist i Merituar”
Nderron jete mbas nje lufte te gjate me Covid-19 me 5 maj 2021.

FILMOGRAFIA

1970: Gjurma (Inxhinjer)
1974: Shtigje lufte (Fotografi)
1975: Ne fillim te veres (T.Gurabardhi)
1975: Zani partizani (Komisari)
1976: Dimri i fundit (Oficer Gjerman)
1977: Shembja e idhujve (Arkeologu)
1978: Gjeneral gramafoni (Italiani Alberto)
1978: I treti (Majori Kell)
1978: Ne pyjet me bore ka jete (Inxhenjier Ylli)
1979: Dorina (Viktori)
1979: Mesonjetorja ( Stefan Bardhi)
1980: Gezhoja e vjeter (Serveti)
1980: Goditja (Agimi)
1982: Era e ngrohtë e thellesivë (Drejtori)
1982: Rruga e lirise (Aleksi)
1982: Nëntori i dytë (Lym Kepi)
1983: Gracka (Refiku)
1984: Kush vdes ne kembe (Petro N. Luarasi)
1984: Vendimi (Luçiano)
1985: Asgje nuk harrohet (Peshkatari)
1985: Mondi dhe Diana (Babai i Mondit)
1985: I paftuarit
1987: Eja! (Lirim)
1987: Vrasje ne gjueti (Pertefi)
1988: Flutura ne kabinen time (Marku)
1989: Kthimi i ushtrise se vdekur (Prifti)
1992: Vdekja e burrit
1994: Nekrologji
1994: Dashuria e fundit
1996: Kolonel Bunker
1998: Dasma e Sakos
1999: Une, ti dhe Kasandra
2001: Njerez dhe Fate
2009: Kronika provinciale
2009: Shqiptari
2010: Ditët e humbura
2012: Në kërkim të kujt


________________________
U publikua me pare ne faqen Kinematografia Shqiptare – Facebook ne korrik 2014 dhe u rishikua ne vitet vijues nga 2015-2021. Referenca: “Enciklopedia e Kinematografise Shqiptare” / Toena, 2002 / A.T Hoxha. | 60 vjet Teater Kombetar (1945 – 2005) f. 128
Enciklopedi. Teatri & Kinematografia Shqiptare (Toena 2009) f. 383-384
Fotot jane kontribut i administratoreve te faqes.

Follow us :
Blog: https://albaniancinematography.blogspot.com/
Vimeo: Kinematografia Shqiptare (vimeo.com)
Facebook: https://www.facebook.com/ksh.faqjazyrtare
Dailymotion: https://www.dailymotion.com/kinematografiashqiptareartisporti
YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCDRYQ5xCyGkfELm3mX8Rhtw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here